Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet lokale në Maqedonin e Veriut përçajnë koalicionin VLEN

2025/04/02 at 5:43 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Zgjedhjet lokale në Maqedonin e Veriut përçajnë koalicionin VLEN

Pyetja se si do të garojnë në zgjedhjet lokale ka nxjerrë në pah mosmarrëveshjet brenda koalicionit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, VLEN. Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka qenë i hapur me kritika, disa nga partnerët e tjerë janë ende optimistë se do të garojnë së bashku në zgjedhje. Për momentin, askush nuk e vë në dyshim mbijetesën e shumicës qeveritare, ndërsa analistët thonë se mosmarrëveshjet janë nxitur nga gara për pushtet brenda koalicionit.


Në prag të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen në tetor të këtij viti në Maqedoninë e Veriut, mosmarrëveshjet brenda koalicionit VLEN janë të dukshme. Por, për momentin, askush prej tyre nuk e vë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e shumicës qeverisëse, ku është partner me partitë VMRO-DPMNE dhe ZNAM.

Katër partitë që përbëjnë koalicionin VLEN – Besa, Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa – u bashkuan për ta dërguar Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), të udhëhequr nga Ali Ahmeti, në opozitë pas një periudhe dydekadëshe në pushtet.

Ata tani pretendojnë se shumica qeverisëse është e qëndrueshme, edhe pse e pranojnë se ka mosmarrëveshje brenda partive të koalicionit.

Këto mosmarrëveshje u bënë publike kur u kontestua paraqitja në zgjedhjet lokale dhe kush dhe për çfarë pozita do të garonin në këto zgjedhje.

“Ne për momentin nuk dalim dhe nuk planifikojmë të dalim nga Qeveria. Unë thashë se ka pak pakënaqësi, kjo është më shumë për shkak të desinkronizimit brenda partive të ‘VLEN’. Është e vështirë me një parti, e jo më me katër parti. Na nevojitet një sinkronizim më i mirë. Përshtypja te populli është e keqe, që VLEN nuk funksionon siç duhet”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, më 1 prill.

Ai e argumentoi qëndrimin e tij duke përdorur një sondazh të realizuar nga ta, i cili, sipas tij, tregon se Qeveria gëzon besim publik prej 70 për qind, ndërsa vetëm 30 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me koalicion VLEN.

Taravari, përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët – për të cilin kishte qenë në gjyq kundër Zijadin Selës – është i vetmi ndër katër liderët e VLEN që ka qëndrime të ndryshme nga të tjerët. Liderët e tjerë janë Izet Mexhitinga Lëvizja Demokratike, Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa dhe Bilall Kasami nga Besa.

Përderisa kritikat e Taravarit mund të interpretohen si një shenjë e mundshme për largimin e tij nga koalicioni, mosmarrëveshjet në VLEN deri tani nuk e shqetësojnë VMRO-DPMNE-në. Nga partia në pushtet, për REL-in thanë shkurt se “koalicioni me VLEN është stabil”.

Mexhiti dhe Ibrahimi të bindur se do të mbijetojnë, derisa përplasjet vazhdojnë

“Shumica është stabile”, ishte përgjigja që REL-i mori nga Mexhiti, që është edhe zëvendëskryeministër i parë në Qeveri dhe ministër për mjedisin jetësor.

Kreu i Alternativës, deputeti Zeqirija Ibrahimi, ndryshe nga Taravari, mendon se “në kuadër të numrave dhe kushteve ekzistuese, koalicioni funksionon normalisht dhe pa probleme”.

“Sigurisht ka hapësirë për korrigjim, por jemi shumë larg kualifikimit ‘jo-funksional’. Natyrisht, ky është një debat në të cilin mund të kemi edhe mendime dhe perceptime të ndryshme, por nuk mendoj se do të ndikojë në marrëdhëniet tona të përgjithshme dhe në dëshirën tonë për të shkuar bashkë në zgjedhjet lokale”, tha për REL-in Zeqirija Ibrahimi, i cili u bë lider i Alternativës pasi Afrim Gashi u zgjodh president i Kuvendit.

“VLEN është formuar si një kundërpeshë ndaj BDI-së, që është e papranueshme dhe e korruptuar, dhe kjo vlerë bashkuese është më e fortë se çdo ndryshim mendimesh në lidhje me mënyrën se si funksionon ndonjë segment i Qeverisë”, shtoi ai.

Në ditët në vijim pritet që liderët e VLEN-it të kenë një takim, ndërkohë që deri atëherë përplasjet e tyre vazhdojnë. Një nga temat është dhe BDI-ja – kush dhe si ka komunikuar me ta.

“Së paku deputetët komunikojnë me njëri-tjetrin, askush nuk mund të thotë se një parti komunikon vetëm me anëtarët e brendshëm. Të gjitha partitë komunikojnë me njëra-tjetrën”, tha Tëravari, pasi më 31 mars në një intervistë televizive për “360 Gradë” tha se ai ka kanale komunikimi me BDI-në, ashtu siç kanë edhe partitë e tjera të VLEN.

Besa e mohoi menjëherë këtë duke deklaruar se “as presidenti Bilall Kasami, as dikush tjetër nga Lëvizja Besa nuk ka komunikim me BDI-në”.

Kasami më herët foli në detaje mbi mosmarrëveshjet e tij me Taravarin, duke theksuar dallimet për listat e kandidatëve për këshilltarë në zgjedhjet lokale.

“Ai (Taravari) mendon se nëse çdo parti do të garonte veçmas, do të merrnim më shumë vota për ta fituar atë legjitimitet edhe në zgjedhjet lokale. Por, te të gjitha subjektet e tjera brenda koalicionit dominon ideja se vlera e çdo subjekti të veçantë është më e madhe si pjesë e koalicionit sesa nëse do të ishte jashtë koalicionit”, tha Kasami më 27 mars.

Pozicionimi për zgjedhjet lokale?

Për analistët politikë, mosmarrëveshjet midis partnerëve të VLEN ende nuk janë në një nivel që mund të sugjerojnë se koalicioni është duke shkuar drejt “shpërbërjes”.

“Ndërkohë, disa prej tyre me të drejtë, disa pa të drejtë, kanë pritshmëri ose të paktën perceptim se fuqia e tyre reale nuk pasqyrohet brenda pushtetit. Gjithashtu, dhe presioni nga anëtarët dhe funksionarët partiakë, të cilët presin shumë më tepër realizimin e premtimeve parazgjedhore, i vë disa liderë politikë në koalicion nën presion. Kryesisht, mendoj se është Arben Taravari ai i cili pret shumë më shumë pushtet sesa ka”, thotë analisti politik, Sefer Selimi.

Nëse nuk i tejkalojnë mosmarrëveshjet, sipas Selimit, një skenar i mundshëm në këtë koalicion është që tre liderët e tjerë mund të përpiqen ta izolojnë Taravarin dhe të vazhdojnë pa të.

Nëse ndodh një eskalim, vetëm BDI-ja do të ketë përfitim nga kjo, thotë analisti Vladimir Bozhinovski. Ai thotë se mosmarrëveshjet publike janë nxitur nga apetitet për zgjedhjet lokale.

“Ndërsa afrohen zgjedhjet lokale, secila prej këtyre katër partive ka apetitet e saj politike. Megjithatë, duke qenë se janë në pushtet dhe kanë një mundësi të mirë për t’i bërë ballë BDI-së, por vetëm nëse veprojnë bashkë, ende nuk shoh se mosmarrëveshjet janë në atë nivel që mund të kërcënojnë marrëdhëniet e brendshme”, thotë Bozinovski.

“Këtë e shoh më shumë si pozicionim të këtyre katër partive brenda koalicionit për zgjedhjet lokale”, thotë Bozhinovski, duke shtuar se gabimi i këtij koalicioni është se vazhduan të veprojnë si katër parti të ndara.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në tetor të këtij viti. Koalicioni VLEN u formua në përgatitje për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në prill dhe maj të vitit të kaluar.

Përpara mosmarrëveshjeve publike, ishte njoftuar se do të paraqiten së bashku në zgjedhjet lokale, si dhe se do të fillonte procesi për shndërrimin e koalicionit në një parti politike të vetme./REL



Ju sugjerojmë

“Krimet zgjedhore,“zonat më të nxehta”/ 44 kallëzime për parregullsi, 20 procedime
Aktualitet

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u nis procedimi

24 Maj, 2025 11:26 am
Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari
Aktualitet

Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari

24 Maj, 2025 11:16 am
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Tiranë/ Ndalohet shtetasi turk, kreu i një organizate kriminale. Ja pse  akuzohet
Aktualitet

Tiranë/ Ndalohet shtetasi turk, kreu i një organizate kriminale. Ja pse akuzohet

24 Maj, 2025 10:39 am
Gjermania forcon kthimin e emigrantëve të paligjshëm
Bota

Gjermania forcon kthimin e emigrantëve të paligjshëm

24 Maj, 2025 10:18 am
‘Dikush më pyeti:Si i more 4 mandate?’/Rama:Ndoshta fitoj se s’jam socialist i mirë!
Aktualitet

‘Dikush më pyeti:Si i more 4 mandate?’/Rama:Ndoshta fitoj se s’jam socialist i mirë!

24 Maj, 2025 10:14 am
Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar
Aktualitet

Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar

24 Maj, 2025 9:59 am
Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu
Aktualitet

Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu

24 Maj, 2025 9:50 am
Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror
Aktualitet

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

24 Maj, 2025 9:29 am
Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia
Aktualitet

Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia

24 Maj, 2025 9:20 am
Para
​Fillon të përhapet varianti i ri i COVID-19

​Fillon të përhapet varianti i ri i COVID-19

Kaja Kallas vizitë zyrtare në Tiranë më 8 Prill

Kaja Kallas vizitë zyrtare në Tiranë më 8 Prill

Seriali që tronditi botën, Rama me prindërit: Ta shfaqim në shkolla “Adoleshencën”

Seriali që tronditi botën, Rama me prindërit: Ta shfaqim në shkolla “Adoleshencën”
















TE FUNDIT

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u nis procedimi

“Krimet zgjedhore,“zonat më të nxehta”/ 44 kallëzime për parregullsi, 20 procedime
24 Maj, 2025

Është bërë bilanci nga ana e Prokurorisë së Përgjithshëm sa i takon krimeve zgjedhore deri më datë 22 maj. Në...

Lexo më shumë

Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari

Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari
24 Maj, 2025

Dyshohet se kreu 4 vjedhje brenda një nate, arrestohet nga policia 28 vjeçari në Fier. ‘Zbardhen 4 vjedhje në subjekte...

Lexo më shumë

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
24 Maj, 2025

Martesa dëmton rëndë shëndetin mendor. Për më ironikët kjo do të ngjallte reagime natyrisht, por në fakt eksistojnë studime të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Ndalohet shtetasi turk, kreu i një organizate kriminale. Ja pse akuzohet

Tiranë/ Ndalohet shtetasi turk, kreu i një organizate kriminale. Ja pse  akuzohet
24 Maj, 2025

Ishte akuzuar në Turqi për disa vepra të rënda penale, ndër to tentativë vrasjeje kapet në Tiranë, kreu i një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com