Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza: Si do të rrisë BE-ja sigurinë e brendshme

2025/04/02 at 9:02 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Analiza: Si do të rrisë BE-ja sigurinë e brendshme

“Mjedisi ynë i sigurisë ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Kërcënimet e sotme janë të mëdha, globale dhe në rritje në botën digjitale,” tërhoqi vëmendjen në Strazburg Henna Virkkunen, nënpresidente e Komisionit të BE-së.

Ajo përmendi si shembuj kriminalitetin e fuqishëm të organizuar, rrjetet terroriste, kërcënimet hibride dhe sulmet ndaj infrastrukturës kritike – shpesh nga aktorë shtetëror armiqësor.

64 përqind e europianëve janë të shqetësuar për sigurinë. Ata presin, që BE-ja të veprojë, tha komisarja finlandeze, e cila është përgjegjëse në Komisionin e BE-së për sovranitetin teknik dhe sigurinë.

Strategjia e sigurisë fokusohet tek zbulimi dhe parandalimi

Përgjigja e Komisionit të BE-së është strategjia “ProtectEU”, që u prezantua të martën (01.04.2025). Më parë Komisioni i BE-së pati deklaruar, se si BE synon të bëhet më imune në fushën e mbrojtjes. Strategjia e paraqitur të martën fokusohet tek siguria e brendshme.

Për këtë qëllim në këtë strategji vihet theksi tek zbulimi paraprak dhe parandalimi. Në të ardhmen në BE do të ketë rregullisht analiza të brendshme të rrezikshmërisë përmes shkëmbimit më intensiv të të dhënave edhe ndërmjet shërbimeve sekrete dhe shteteve anëtare.

Gjithashtu BE do që vendet anëtare të jenë më imun kundrejt kërcënimeve hibride – si p.sh. sulmeve kibernetike, që paralizojnë spitalet apo rrjetet energjetike. Për këtë në të ardhmen duhet të sigurohet më mirë infrastruktura kritike përmes rregullave të reja që garantojnë sigurinë në rrjet.

Sipas dokumentit të strategjisë disa nga sulmet më të rënda hibride kanë shënjestruar sigurinë dhe demokracinë europiane përmes informacioneve të rreme dhe aktiviteteve ilegale në internet. Ndaj synohet tani që ligjet ekzistuese, si ligji për shërbimet digjitale të zbatohen më me rigorozitet.

Europoli duhet të forcohet

Paralelisht duhet të ketë një veprim më të ashpër dhe më shumë personel në luftën kundër kriminalitetit. Agjencia e mbrojtjes së kufijve Frontex, që është përgjegjëse për kufijtë e jashtëm të BE-së, duhet të përforcohet nga rreth 10.000 punonjës që ka aktualisht në 30.000.

Edhe autoriteti policor, Europol, duhet të “forcohet masivisht”, deklaroi para Parlamentit Europian komisari për Punët e Brendshme, Magnus Brunner.

Në dokumentin e strategjisë deklarohet për vitin 2026 një projektligj, për ta shndërruar Europolin në një “autoritet operativ policor”.

Ndër të tjera do të forcohen njohuritë teknologjike dhe kapacitetet e Europolit për mbështetjen e autoriteteve kombëtare të ndjekjes penale. Ndërkohë Europoli mbështet shtetet anëtare në luftën kundër kriminalitetit.

Strategjia e sigurisë përmban një paketë aktesh ligjore, zbatimi i të cilave kërkon edhe masa të mëtejshme ligjore./ DW

Ju sugjerojmë

Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
Aktualitet

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

23 Maj, 2025 11:00 pm
Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
Aktualitet

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

23 Maj, 2025 10:47 pm
Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
Bota

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

23 Maj, 2025 9:53 pm
“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
Aktualitet

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

23 Maj, 2025 9:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar “Ura”, GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit

23 Maj, 2025 9:26 pm
Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria
Aktualitet

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria

23 Maj, 2025 9:17 pm
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve
Aktualitet

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

23 Maj, 2025 9:10 pm
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë

23 Maj, 2025 8:36 pm
Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën
Aktualitet

Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën

23 Maj, 2025 8:13 pm
Para
Emri/ Vritet një polic në Kosovë para banesës së tij

Emri/ Vritet një polic në Kosovë para banesës së tij

Kryediplomati britanik në Kosovë për forcim të bashkëpunimit

Kryediplomati britanik në Kosovë për forcim të bashkëpunimit

Tërmeti në Mianmar: Katastrofë në shumë nivele

Tërmeti në Mianmar: Katastrofë në shumë nivele

TE FUNDIT

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
23 Maj, 2025

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD)-ASHM) i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi certifikoi sot rezultatet...

Lexo më shumë

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
23 Maj, 2025

GJKKO ka publikuar vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”. Gjyqtarja Rudina Palloj...

Lexo më shumë

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
23 Maj, 2025

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se prioriteti i vendit të tij është dërgimi i ndihmave humanitare në...

Lexo më shumë

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
23 Maj, 2025

Një qytetare nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se prej disa ditësh...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com