Siç e kishte paralajmëruar, senatori italian Matteo Renzi, që dikur ka mbajtur edhe postin e kryeministrit, vizitoi kampin e Gjadrit.
Nga atje ai tha se paratë e italianëve në vend që të shkojnë për rrogat dhe pensionet po shkojnë dëm.
“Paratë e Italisë po shkojnë dëm sepse këto qendra janë jashtë funksioni prej shumë kohësh”, tha ai.
Renzi është i mendimit se ky kamp nuk do të funksionojnë kurrë si qendra emigrantësh as me skemën e re që t’i shërbejë si kamp riathesimi për azilkërkuesit e refuzuar.
Ndër të tjera, ai shtoi se Gjadri mund të funksionojnë si burgje për shqiptarët të cilët janë të dënuar në Itali, të cilët mund të jenë më pranë familjarëve të tyre.
Vizita e Renzi-t zgjati rreth 1 orë. Gazetari Martin Marku tha se ai vijon të qëndrojë në Shqpëri për të bërë vizita të tjera sa i takon marrëveshjes për emigrantët.
Kujtojmë se pavarësisht vendimit të Gjykatës së Romës për mosdërgimin në Shqipëri të emigrantëve, qeveria italiane nuk ka hequr dorë nga vënia në funksion e kësaj qendre. Ata po shqyrtojnë mundësinë e shndërrimit të saj në kamp riatdhesimi për azilkërkuesit e refuzuar.
Kampi i Gjadrit do të ketë këtë funksion, të paktën deri kur Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut të përcaktojë se cilat konsiderohen vende të sigurta origjine, një listë që do të ketë fuqi për gjithë Bashkimin Europian.
Kujtojmë se marrëveshja për emigrantët u nënshkrua nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni më 22 Shkurt 2024./tvklan