Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vritet nga bashkëmoshatari 19-vjeçari në Vushtrri, si ndodhi ngjarja

2025/03/24 at 2:57 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vritet nga bashkëmoshatari 19-vjeçari në Vushtrri, si ndodhi ngjarja

Një djalë 19-vjeçar u vra me armë zjarri nga një djalë tjetër të dielën mbrëma në qytetin verilindor të Kosovës, Vushtrri.

I dyshuari është kapur pak kohë pas aktit dhe është dërguar në mbajtje, ku thuhet ta ketë pranuar fajësinë.

Motivet e vrasjes nuk dihen ende, derisa autoritetet thanë se po kryejnë hetime të vazhdueshme.

Çfarë ndodhi?

I dyshuari shtiu me armë zjarri në drejtim të 19-vjeçarit Ardit Zymeri mbrëmjen e së dielës në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, tha Policia e Kosovës të hënën.

Viktima u dërgua në Spitalin e Vushtrrisë, ku nga autoritetet spitalore u konfirmua vdekja e tij, tha Policia pas një hetimi fillestar.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, tha për Radion Evropa e Lirë se i dyshuari është ndaluar për 48 orë nën akuzën për vrasje të rëndë.

Preteni shtoi se i dyshuari e pranoi fajësinë për kryerjen e vrasjes, gjatë dhënies së deklaratës.

Policia tha se si prova materiale ka gjetur tre gëzhoja dhe se e ka konfiskuar një revole që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në kryerjen e vrasjes.

“Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek”, tha Policia.

Motivet ende nuk dihen

Preteni tha se nuk mund të flasë për motivet e mundshme të vrasjes dhe se për këtë janë duke u kryer hetime të vazhdueshme.

Policia e Kosovës, ndërkohë, tha se është duke i vazhduar hetimet në bashkëveprim me prokurorin e rastit, për t’i zbardhur të gjitha rrethanat që ndërlidhen me rastin e vrasjes.

Xhaxhai i viktimës, Nysret Zymeri, tha për media në vend se familja nuk e njeh dorasin dhe nuk ka pasur telashe me njerëz të tjerë.

“Nuk e dimë se si ka ndodhur. Të keqe nuk kemi pasur me askënd. Nuk kemi pasur me njeri të gjallë asnjë fjalë të keqe, ne nuk e kemi pritur… Kjo na ka ndodhur, informatën e kemi marrë mbrëmë, nuk e kemi njohur dorasin, as tani nuk e njohim”, ka thënë ai.

Preteni theksoi se prokurori do të kërkojë nga gjykata shqiptimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin./REL

Ju sugjerojmë

Qiej të trazuar: Konfliktet ushtarake që po ndryshojnë aviacionin botëror
Bota

Qiej të trazuar: Konfliktet ushtarake që po ndryshojnë aviacionin botëror

3 Gusht, 2025 9:06 am
Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Ishujt Kuril në Rusi
Bota

Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Ishujt Kuril në Rusi

3 Gusht, 2025 8:53 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Gjirokastër, 29-vjeçari përplas me makinë këmbësorin. I plagosuri, rëndë në spital

3 Gusht, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2025

3 Gusht, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2025

3 Gusht, 2025 8:04 am
Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi
Bota

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi

2 Gusht, 2025 10:45 pm
Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki
Bota

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki

2 Gusht, 2025 10:35 pm
Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur
Aktualitet

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

2 Gusht, 2025 10:10 pm
Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve
Bota

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

2 Gusht, 2025 9:57 pm
Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë
Aktualitet

Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

2 Gusht, 2025 9:17 pm
Para
Iu gjetën 1890 fara kanabisi në kofanon e automjetit, arrestohet 26-vjeçari në Krujë

Iu gjetën 1890 fara kanabisi në kofanon e automjetit, arrestohet 26-vjeçari në Krujë

Standard & Poor’s rrit vlerësimin për Shqipërinë, falë përmirësimit të pozicionit fiskal

Standard & Poor’s rrit vlerësimin për Shqipërinë, falë përmirësimit të pozicionit fiskal

Ambasadori i Rusisë nuk mori pjesë në darkën e fundvitit, kryeministri Rama: Ishte zgjedhja e rëndë e vendit të tij!

“Konfirmoi progresin e Shqipërisë drejt BE”, Rama për raportin e S&P: Ata që ankohen për 2 minuta shaka me Lulin, s’do e lexojnë këtë lajm

TE FUNDIT

Qiej të trazuar: Konfliktet ushtarake që po ndryshojnë aviacionin botëror

Qiej të trazuar: Konfliktet ushtarake që po ndryshojnë aviacionin botëror
3 Gusht, 2025

Lart në qiell, linjat e njohura të udhëtimeve botërore ajrore po zhduken. Aty, ku dikur pilotët fluturonin në rrugë të...

Lexo më shumë

Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Ishujt Kuril në Rusi

Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Ishujt Kuril në Rusi
3 Gusht, 2025

Një lëkundje e fortë sizmike ka ndodhur pak më parë në bregun lindor të Ishujve Kuril në Rusi. Tërmeti raportohet...

Lexo më shumë

Gjirokastër, 29-vjeçari përplas me makinë këmbësorin. I plagosuri, rëndë në spital

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
3 Gusht, 2025

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”. Drejtuesi i automjetit me inicialet ...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
3 Gusht, 2025

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot të kthjellët në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com