Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Tradhtar, mosmirënjohës, haram”/ Rama kujton sfidat për tu bërë kryetar i PS: Nuk më linin të futesha në konferencën e degës 

2025/03/21 at 11:55 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Tradhtar, mosmirënjohës, haram”/ Rama kujton sfidat për tu bërë kryetar i PS: Nuk më linin të futesha në konferencën e degës 

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i PS-së, ka zhvilluar mbrëmë një takim në orët e vona në shtabin e socialist në Njësinë nr.2 në Tiranë. 

Kreu i qeverisë ka rrëfyer momentet kur ai kërkonte të garonte në PS për të marrë drejtimin e kësaj force politike. Ai ka thënë se vetëm Ben Blushi e mbështeti kur shpalli dëshirën për të garuar, ndërkohë që të tjetër u distancuan. 

Rama mori stimul nga një i ri që i ishte bashkuar rishtazi PS përmes platformës “Deputeti që duam”, për të treguar historinë aspak të lehtë. 

“Ja ku jam unë shembulli. Betejën e parë për partinë… më lanë rrugëve më lanë. Më linin tek shkallët. Këtu te Njësia 2. Me atë kryetarin e organizatës. Merr Musa Ulqinin pyete. Unë vajta te organizata. I thashë Musait, Musa: ‘Ka kjo partia juaj zyra organizatash’. Po ka më tha. I thashë nesër unë dua të anëtarësohem në PS. Sa kisha fitu zgjedhjet e 2003. Vete aty unë, më morën, më regjistruan. S’dinin këta të shkretët se ça po i vinte, se këta e kishin këtu vjen njëherë rri tre vite, rritesh, masanej shohim. S’kishte atëherë ‘Deputeti që duam’. 

 Edhe dal te dera, i thashë unë shpall sot kandidaturën për kryetar të PS. Pas një muaj ishte Kongresi.  O nëne, o nëne. Gjithë ajo kërkesë, se bëheshin zgjedhjet lokale, thuaj Ramës të vij. U bë një vakum rreth e rrotull. Vetëm Ben Blushi ishte që i rezistoi vakumit. Musai e mbante veten, po prapë me një farsoletë fshinte pak mollëzat”, rrëfeu Rama. 

Pas një telefonate, me ish-deputetin Musa Ulqini, Rama zbuloi edhe emrin e kryetarit të organizatës që e regjistroi si anëtar të Partisë Socialiste, i cili quhej Kismet Meta, e për të cilin kryeministri tha se i është bërë atij “kismet” me emrin e tij biblik. 

Më tej shefi i qeverisë tregoi edhe rrugëtimin për në krye të PS, që nisi me shumë kundërshti nga “xhaketat e vjetra”, asokohe të rreshtuar krah Fatos Nanos, duke përmendur një episod në mbledhjen e PS në Ballsh. 

“Edhe shkoj unë te konferenca. Ku kishte atëherë të futeshe në konferencë. Më tha s’futesh dot ti këtu. Më thoshin ti je anëtar i zakonshëm i PS, nuk kandidon dot. Edhe u mblodh kryesia. Arta Dade ishte e deleguar aty, ishte ngrysur nga rreziku që po i kanosej partisë. Po më ka mbështet pastaj. Nuk më linin të hyja, pastaj në fund fare më lanë të hyja, po më tha Gramozi do hysh, po mos kujto se aty brenda po të presin ty. 

Unë hyra, ata: ‘Tradhtar, tradhtar, mosmirënjohës, haram’. Në fund fare s’kisha firmat. S’më jepnin firmat. Unë te shkallët e Kongresit, këta ma bënin bëre gjë për firmat. Derisa në fund mi dhanë firmat, mora 6%, 40 e ca vota. Dhe dy vjet ishte black-out. Pastaj gjërat rrodhën”, rrëfeu Rama. 

Ju sugjerojmë

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Para
Foto/ Hashim Thaçi mbërrin në Kosovë, bën homazhe në varrin e babait 

Foto/ Hashim Thaçi mbërrin në Kosovë, bën homazhe në varrin e babait 

“The Times”: Shqipëria, vendi ballkanik me plazhe spektakolare 

“The Times”: Shqipëria, vendi ballkanik me plazhe spektakolare 

Kontrabandonte flori dhe bizhuteri, arrestohet 39-vjeçari turk në Tiranë

Kontrabandonte flori dhe bizhuteri, arrestohet 39-vjeçari turk në Tiranë

TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com