Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shqipëria Madhështore, projekt në duart tona”, Berisha: Përbëhet nga të rinj atdhetarë, të cilët do të jenë në shërbim të vendit të tyre!

2025/03/20 at 12:39 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shqipëria Madhështore, projekt në duart tona”, Berisha: Përbëhet nga të rinj atdhetarë, të cilët do të jenë në shërbim të vendit të tyre!

Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha ka folur ditën e sotme për projektin për Shqipërinë Madhështore, një projekt i cili do të mbështetet nga departamenti Brain Gain.

Në një bashkëbisedim me banorët e njësisë nr.8, Berisha tha se departament është i përbërë nga të rinj atdhetarë, të cilët eksperiencat që kanë fituar jashtë t’i vënë në shërbim të vendit të tyre.

Ai theksoi se puna e këtij departamenti është një punë në themelet e asaj Shqipërie që Partia Demokratike dëshiron të ndërtojë.

“Së pari një mirënjohje të pakufishme anëtarit dhe drejtuesit të Departamentit Brain Gain, departament i një shprese të madhe për PD-në dhe shqiptarët. Departament i përbërë nga burra, gra, djem dhe vajza, nga të rinj atdhetarë, të përkushtuar, të cilët kudo që janë kanë frymëzim dashurinë e tyre për vendin, dëshirën e tyre që dihet që kanë përfituar eksperiencat, t’i vënë në shërbim të vendit të tyre.

T’i vënë në shërbim të PD-së. Fillimi i punës së këtij departamenti ishte një projekt midis realizimit dhe jorealizimit. Por është në meritën e madhe të Andi Mustafajt, drejtuesit të tij dhe të gjithë anëtarëve të këtij departamenti që e shndërruan atë me përkushtimin, ekspertizën në një departament të vërtetë Brain Gain, për PD-në dhe shoqërinë shqiptare.

Dhe unë, duke shprehur mirënjohje të pakufishme ndaj tyre, i garantoj se në udhëtimin e saj, PD beson dhe është e vendosur që ata të marrin rolin që meritojnë, rolin që shqiptarët presin nga të rinjtë dhe të rejat e shkolluar, bijtë dhe bijat e tyre të mirëshkolluar, që do vijnë dhe do punojnë për të ndihmuar në projektin më të mirë që shqiptarët kanë pasur ndonjëherë para tyre, projektin e Shqipërisë Madhështore.

Të dashur miq, puna e këtij departamenti është një punë në themelet e asaj Shqipërie që ne duam të ndërtojmë. Dhe cilido që dëshiron të kuptojë programin e PD-së për Shqipërinë Madhështore, i sugjeroj të lexojë dy veprat themelore të këtij departamenti, ‘Punët e Mira të PD’ dhe ‘Librin e Zi’ të regjimit të sotëm.

Duke lexuar këto dy vepra, programi për Shqipërinë Madhështore, që kjo madhështore të duket distancë, të duket e ekzagjeruar, të duket edhe ndonjëherë edhe më shumë se e ekzagjeruar, të bëhet real, të bëhet plotësisht i kapshëm, të bëhet frymëzues për çdo demokrat dhe qytetar”, u shpreh Berisha.

Ju sugjerojmë

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
Kryesore

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

13 Maj, 2025 9:13 pm
A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
Kryesore

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

13 Maj, 2025 9:00 pm
Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
Rajoni

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

13 Maj, 2025 8:35 pm
PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
Politikë

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

13 Maj, 2025 8:19 pm
Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia
Politikë

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia

13 Maj, 2025 8:07 pm
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Kryesore

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend

13 Maj, 2025 7:43 pm
E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!
Politikë

E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!

13 Maj, 2025 7:35 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren
Bota

Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren

13 Maj, 2025 7:24 pm
Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!
Kryesore

Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!

13 Maj, 2025 7:09 pm
Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
Politikë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

13 Maj, 2025 6:40 pm
Para
Tiranë/ Të shpallur në kërkim për vjedhje, kanosje dhe drogë, policia arreston tre persona

Tentoi të grabiste pikën e këmbimit valutor, policia: Autori i paidentifikuar!

“Shefi më qëlloi disa herë”, Dumani dëshmon në gjyq: Mu bë shumë që e kishin vrarë, do i jepja drekë çunave 

“Shefi më qëlloi disa herë”, Dumani dëshmon në gjyq: Mu bë shumë që e kishin vrarë, do i jepja drekë çunave 

Vrasja e Fatbardh Licit/ Apeli i GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Vrasja e Fatbardh Licit/ Apeli i GJKKO lë në burg Safet Bajrin

TE FUNDIT

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
13 Maj, 2025

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në shkollën “Sami Frashëri” në kryeqytet, drejtuesja politike e...

Lexo më shumë

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
13 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Fierin, Belinda Balluku ka dhënë një prononcim për mediat nga KZAZ-ja ku po bëhet...

Lexo më shumë

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
13 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë një vizite në Sarajevë më 13 maj, shprehu shqetësim për siç i quajti...

Lexo më shumë

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
13 Maj, 2025

Njësia bashkike e Kombinatit në kryeqytet ka përfunduar procesin e numërimit të votës për zgjedhjet parlamentare, ku ka triumfuar Partia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com