Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është përgjegjës për vdekjet në Maqedoninë e Veriut? 

2025/03/20 at 9:18 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kush është përgjegjës për vdekjet në Maqedoninë e Veriut? 

59 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar, ky është rezultati i hidhur i zjarrit në qytetin Koçan në Maqedoninë e Veriut. Mosrespektimi i ligjeve dhe korrupsioni prej dekadash çuan në këtë tragjedi të paprecedentë. 


“Vrasës, vrasës”, “Kërkojmë drejtësi” qytetarët e Koçanit në Maqedoninë e Veriut janë të revoltuar pas aksidentit në lokalin e natës Pulse, ku humbën jetën 59 vetë. Për të shfryrë zemërimin ata shkatërruan edhe një kafene që i përkiste pronarit të klubit të natës dhe sulmuan kompaninë e tij të logjistikës, duke thyer xhamat dhe duke prishur një automjet dhe orenditë. 

Qindra demonstrues të zemëruar u mblodhën edhe para bashkisë për të kërkuar sqarime dhe pasoja. Nën tronditjen e fatkeqësisë së shkaktuar nga zjarri dhe presionit të qytetarëve të zemëruar kryetari i bashkisë, Ljupço Papazov, dha dorëheqjen. 

Por procesi i analizës së fatkeqësisë sapo ka filluar. Ekspertët thonë se shkaqet e zjarrit janë komplekse dhe lidhen me disa dekada korrupsioni dhe mosrespektimi të ligjeve dhe rregulloreve. 

Lakmia vret 

Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Universitetin e Shkupit, Goran Markovski, shpreson se incidenti tragjik do të sjellë ndryshime në vetëdijen e publikut dhe të përgjegjësive. Ai tha në televizionin kombëtar TV24 se diskoteka nuk kishte as sistem automatik të fikjes së zjarrit, as ndërprerje automatike të rrymës elektrike apo dalje emergjente. Sipas Markovskit pronari i diskotekës kishte dashur të kursente kostot për masat e sigurisë. 

“Lakmia po vret tani edhe fëmijët tanë. 70 deri në 80 për qind e objekteve që përdoren për qëllime të tilla në Maqedoninë e Veriut nuk janë në përputhje me rregulloret përkatëse”, tha Markovski. 

“Erozion i sistemit” 

Ekspertët janë të bindur se incidenti mund të ishte shmangur nëse do të ishin respektuar rregullat. Ministri i Brendshëm, Pançe Toskovski, konfirmoi se klubi i natës nuk kishte licencë të vlefshme pune. Kësaj i shtohet edhe fakti se struktura e çatisë ishte prej druri dhe azbesti – dhe poshtë saj kishte një përzierje sfungjeri dhe pëlhure, gjë që bëri që zjarri të përhapej brenda sekondave. 

“Gjatë ndërtimit të objektit kishte pasur improvizime,” tha për mediat lokale Vladimir Simonovski, zëvendës-shef i departamentit të zjarrfikësve në Shkup. 

Në opinionin publik në Maqedoninë e Veriut po vlon zemërimi për mosrespektimin flagrant të rregulloreve ligjore, rritjen e korrupsionit dhe sistemin e dominuar nga dy partitë kryesore të vendit. Duke përshkruar gjendjen prokurori Ljupço Kocevski tha se në Maqedoninë e Veriut sundon një “erozion i plotë i sistemit”. 

Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Maqedonia e Veriut u rendit në vitin 2024 në vendin e 88-të nga 180. Kjo paraqet një keqësim në krahasim me vitin 2023, kur Maqedonia e Veriut renditej e 74-ta. 

Ekspertët bëjnë thirrje për ndryshime 

Goran Markovksi nga Universiteti i Shkupit thotë se “Në çdo rast aksidenti del se ka probleme me dokumentacionin dhe lejet, ndaj është e dukshme që sistemi ka dobësi”. Diskoteka në Koçan nuk duhej kurrë të lejohej të funksiononte për një periudhë kaq të gjatë pa masat përkatëse të sigurisë. 

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili  shkoi në vendin e aksidentit së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Toskovski, paralajmëroi se të gjithë përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. 

“Ajo që ndodhi është më shumë se veprimtari kriminale”, tha kreu i qeverisë një ditë pas aksidentit në Shkup. “Unë do ta quaja një vrasje masive që u lejua të ndodhë nga dikush – për shkak të parave, për shkak të korrupsionit. 

Pa ndryshime fatkeqësi të tilla do të përsëriten 

Drejtori i Institutit për Demokraci në Shkup, Marko Trosanovski, thotë se korrupsioni është modus operandi në shoqërinë maqedonase. “I gjithë sistemi është ndërtuar mbi klientelizëm, prandaj nuk bazohet në procedura të rregulluara, por në ryshfet dhe interesa të tjera”, tha ai në një intervistë për DW. “Korrupsioni është i përhapur, që nga mësuesit nëpër shkolla që mbyllin sytë dhe japin nota të mira e deri tek inspektorët që lëshojnë leje për një lokal nate që nuk i plotëson aspak kriteret. 

Rezultati është tragjedi si fatkeqësia e Koçanit. Trosanovski mendon se fatkeqësi të tilla do të përsëriten, nëse në Maqedoninë e Veriut nuk ndryshon asgjë. “Ne kemi nevojë për ndërgjegjësim publik dhe një ndryshim në kulturë poltike në mënyrë që partitë politike të emërojnë njerëz me integritet në vend të besnikëve. 

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut bëjnë thirrje për hetim të shpejtë dhe efikas të rastit dhe ndëshkim të autorëve. Aktualisht janë 23 vetë që dyshohet se kanë lidhje me tragjedinë e klubit të natës Pulse. Mes tyre një ish-ministër, një sekretar shteti dhe drejtues të autoriteteve të ndryshme. Mësohet se ata kanë lëshuar licenca dhe leje për diskotekën./DW 



Ju sugjerojmë

Pensionet me Italinë/ Rama: Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe
Aktualitet

Pensionet me Italinë/ Rama: Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe

1 Korrik, 2025 7:26 pm
Senati miratoi projektligjin e shpenzimeve, reagon Trump: Muzikë për veshët e mi
Bota

Senati miratoi projektligjin e shpenzimeve, reagon Trump: Muzikë për veshët e mi

1 Korrik, 2025 7:14 pm
Ivanka Trump në Shqipëri, ndan pamjet nga Sazani dhe Zvërneci
Aktualitet

Ivanka Trump në Shqipëri, ndan pamjet nga Sazani dhe Zvërneci

1 Korrik, 2025 6:57 pm
Çfarë është fenomeni i “kupolës termike” dhe pse konsiderohet një “vrasës i heshtur”
Life Style

Çfarë është fenomeni i “kupolës termike” dhe pse konsiderohet një “vrasës i heshtur”

1 Korrik, 2025 6:43 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e mbetjeve në Elbasan
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri fusha e mbetjeve në Elbasan

1 Korrik, 2025 6:17 pm
Sulm kibernetik ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare,dyshime për ndërhyrje ruse dhe…
Bota

Sulm kibernetik ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare,dyshime për ndërhyrje ruse dhe…

1 Korrik, 2025 6:04 pm
Kush e shpiku ruletën ruse?
Life Style

Kush e shpiku ruletën ruse?

1 Korrik, 2025 5:57 pm
SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

Trafikonin drogë nga Amerika Latine në Zvicër, shqiptarët drejtonin grupin

1 Korrik, 2025 5:53 pm
Neymar rinovon me Santos deri në fund të vitit 2025
Sport

Neymar rinovon me Santos deri në fund të vitit 2025

1 Korrik, 2025 5:26 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

“Thyhet” armëpushimi me Musk/Trump: DOGE është një përbindësh që mund ta hajë Elonin

1 Korrik, 2025 5:08 pm
Para
“E morëm nga “çadra”, thoshte; Rama ik”, kryeministri ironizon Bashën: Luli ka lindur me këmishë nate! 

“Luli është zgjuar”, Rama thumbon Bashën: Bën xhiro me makinë, s’ka faj se bufi po i ha demokratët rrugës  

“Po presim planin me filtrat nga TikTok”, Rama: Të rrotullohet nga të dojë bufi, që e ka vendosur veten në një piedestal me kallama  

“Po presim planin me filtrat nga TikTok”, Rama: Të rrotullohet nga të dojë bufi, që e ka vendosur veten në një piedestal me kallama  

Vuçiç: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur “garë armësh” pas memorandumit të bashkëpunimit me Kosovën 

Vuçiç: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur “garë armësh” pas memorandumit të bashkëpunimit me Kosovën 
















TE FUNDIT

Pensionet me Italinë/ Rama: Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe

Pensionet me Italinë/ Rama: Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe
1 Korrik, 2025

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë ka hyrë zyrtarisht në fuqi nga kjo...

Lexo më shumë

Senati miratoi projektligjin e shpenzimeve, reagon Trump: Muzikë për veshët e mi

Senati miratoi projektligjin e shpenzimeve, reagon Trump: Muzikë për veshët e mi
1 Korrik, 2025

Republikanët e Senatit miratuan me një diferencë të ngushtë paketën e shkurtimeve të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump...

Lexo më shumë

Ivanka Trump në Shqipëri, ndan pamjet nga Sazani dhe Zvërneci

Ivanka Trump në Shqipëri, ndan pamjet nga Sazani dhe Zvërneci
1 Korrik, 2025

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka Trump ka postuar një fotoalbum me disa prej momenteve të muajit qershor. Pjesë...

Lexo më shumë

Çfarë është fenomeni i “kupolës termike” dhe pse konsiderohet një “vrasës i heshtur”

Çfarë është fenomeni i “kupolës termike” dhe pse konsiderohet një “vrasës i heshtur”
1 Korrik, 2025

Europa Jugore është përfshirë nga vala e parë ekstreme e të nxehtit për këtë verë, me temperatura që arrijnë deri në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com