Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet e 11 Majit/Proda takim me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi për mbarëvajtjen e procesit

2025/03/18 at 1:13 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet e 11 Majit/Proda takim me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi për mbarëvajtjen e procesit

Ditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një takim zyrtar në ambientet e KQZ-së, me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Qëllimi i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit mes institucioneve dhe diskutimi mbi përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, duke vënë theksin tek siguria, transparenca dhe respektimi i standardeve demokratike.

Në fokus të diskutimeve ishte roli i Policisë së Shtetit në mbështetje të një procesi zgjedhor të qetë dhe të besueshëm.

Si garantuese e rendit dhe sigurisë, Policia e Shtetit mbetet në gatishmëri për të siguruar që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në një mjedis të lirë dhe të paanshëm.

Një pikë e rëndësishme e takimit ishte bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, në kuadër të Protokollit të Koordinimit për Hetimin dhe Ndëshkimin e Krimeve Zgjedhore.

Palët ritheksuan angazhimin për të luftuar çdo përpjekje për të cenuar integritetin e zgjedhjeve, duke siguruar se çdo rast do të trajtohet me seriozitet dhe profesionalizëm.

Gjatë takimit, Drejtor Proda u shpreh:

”Policia e Shtetit do të zbatojë me përpikmëri detyrimet e saj ligjore dhe do të ndjekë çdo rast të denoncimit të krimeve zgjedhore, duke bashkëpunuar ngushtë me KQZ-në dhe me institucionet e tjera. Askush nuk mund të cenojë procesin zgjedhor, pa u përballur me pasojat ligjore.”

Gjithashtu, Drejtori konfirmoi se strukturat policore janë të përgatitura për të përmbushur detyrimet e tyre, me profesionalizëm dhe neutralitet të plotë.

Ai theksoi se Policia do të jetë aktive, jo vetëm në sigurimin fizik të procesit zgjedhor, por dhe në identifikimin dhe adresimin e çdo shkeljeje të ligjit zgjedhor, në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

Ndërkaq, Komisioneri Celibashi theksoi:

“Policia e Shtetit është një partner i rëndësishëm në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve tona është jetik për të krijuar një mjedis të sigurtë dhe të qetë për të gjithë votuesit”.

Po ashtu gjatë takimit u diskutuan në mënyrë të detajuar, aspekte të rëndësishme si:
– Parandalimi dhe ndëshkimi i krimeve zgjedhore, siç janë blerja e votave, presionet ndaj votuesve dhe keqpërdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatës;
– Forcimi i bashkëpunimit mes Policisë, KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për të hetuar dhe ndëshkuar çdo shkelje të ligjit zgjedhor;
– Zbatimi i masave të shtuara të sigurisë gjatë periudhës parazgjedhore, ditës së votimit dhe numërimit të votave, duke parandaluar çdo incident të mundshëm;
– Trajnimi i strukturave policore mbi detyrimet ligjore dhe procedurat që lidhen me procesin zgjedhor, duke përfshirë identifikimin dhe raportimin e veprave të paligjshme.

Ju sugjerojmë

Partia Socialiste fiton edhe Rrogozhinën, ja sa vota siguroi
Aktualitet

Partia Socialiste fiton edhe Rrogozhinën, ja sa vota siguroi

12 Maj, 2025 12:41 pm
Mbyllet numërimi në Poliçan, PS kryeson me rezultat të thellë
Aktualitet

Mbyllet numërimi në Poliçan, PS kryeson me rezultat të thellë

12 Maj, 2025 12:30 pm
REL: Socialistët në epërsi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Aktualitet

REL: Socialistët në epërsi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

12 Maj, 2025 12:05 pm
Votimi elektronik/ Shpallet rezultati në njësinë 10 në Tiranë, ja partia që kryeson
Kryesore

Votimi elektronik/ Shpallet rezultati në njësinë 10 në Tiranë, ja partia që kryeson

12 Maj, 2025 11:54 am
Del rezultati i votimit në bashkinë Vorë, ja cila parti kryeson
Aktualitet

Del rezultati i votimit në bashkinë Vorë, ja cila parti kryeson

12 Maj, 2025 11:50 am
Përfundon procesi i numërimit në Bashkinë Skrapar, kryeson PS
Aktualitet

Përfundon procesi i numërimit në Bashkinë Skrapar, kryeson PS

12 Maj, 2025 11:44 am
Pukë/ Përfundon procesi i numërimit të votave, kryeson PD
Kryesore

Pukë/ Përfundon procesi i numërimit të votave, kryeson PD

12 Maj, 2025 11:40 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Gjirokastër/Kanosi për shkak të detyrës një gazetar, procedohet penalisht 26-vjeçari

12 Maj, 2025 11:36 am
Përfundon numërimi në Bashkinë Konispol, ja si u shpërndanë votat për partitë
Kryesore

Përfundon numërimi në Bashkinë Konispol, ja si u shpërndanë votat për partitë

12 Maj, 2025 11:29 am
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Krimet zgjedhore/ SPAK publikon të dhënat: Janë referuar 156 materiale kallëzuese

12 Maj, 2025 11:27 am
Para
“Nuk e lejuan t’i hidhte një grusht dhe…”/ Djali i Hashim Thaçit: Në vend të babit sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina!

“Nuk e lejuan t’i hidhte një grusht dhe…”/ Djali i Hashim Thaçit: Në vend të babit sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina!

“S’më mbajti dot vendi në Tiranë”/ Linda Rama merr pjesë në homazhet për babain e Hashim Thaçit: Nuk ka mungesë më të madhe se sa prania në këtë ditë!

“S’më mbajti dot vendi në Tiranë”/ Linda Rama merr pjesë në homazhet për babain e Hashim Thaçit: Nuk ka mungesë më të madhe se sa prania në këtë ditë!

Homazhet për Haxhi Thaçin/ Spiropali: Padrejtësisë politike e kombëtare të burgosjes së Hashim Thaçit, sot iu shtua edhe një padrejtësi njerëzore e morale!

Homazhet për Haxhi Thaçin/ Spiropali: Padrejtësisë politike e kombëtare të burgosjes së Hashim Thaçit, sot iu shtua edhe një padrejtësi njerëzore e morale!

TE FUNDIT

Partia Socialiste fiton edhe Rrogozhinën, ja sa vota siguroi

Partia Socialiste fiton edhe Rrogozhinën, ja sa vota siguroi
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i të gjitha kutive në bashkinë e Rrogozhinës. Sipas të dhënave nga KQZ, Partia Socialiste është forcë...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi në Poliçan, PS kryeson me rezultat të thellë

Mbyllet numërimi në Poliçan, PS kryeson me rezultat të thellë
12 Maj, 2025

Ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit në Bashkinë e Poliçanit. Sipas të dhënave të bëra publike nga...

Lexo më shumë

REL: Socialistët në epërsi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

REL: Socialistët në epërsi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
12 Maj, 2025

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri tregojnë se Partia Socialiste në pushtet është në epërsi, teksa votuesit kanë mbështetur...

Lexo më shumë

Votimi elektronik/ Shpallet rezultati në njësinë 10 në Tiranë, ja partia që kryeson

Votimi elektronik/ Shpallet rezultati në njësinë 10 në Tiranë, ja partia që kryeson
12 Maj, 2025

Është shpallur pak më parë rezultati i njësisë administrative 10 në Tiranë, ku u votua në mënyrë elektronike. Konkretisht, sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com