Zëvendëspresidenti i SHBA JD Vance ka theksuar se do të “tronditej” nëse Donald Trump do të ishte në favor të transferimit të armëve bërthamore amerikane në Poloni.
“Unë nuk kam folur me presidentin për atë çështje të veçantë, por do të isha i shokuar nëse ai do të mbështeste armët bërthamore që shtriheshin më tej në lindje në Evropë,”-tha Vance gjatë një interviste në Fox News.
“Duhet të jemi të kujdesshëm”. Vance iu përgjigj komenteve të bëra nga presidenti polak Andrzej Duda, i cili i bëri thirrje SHBA-së të vendosin armë bërthamore në vendin e tij për të penguar Rusinë nga agresioni i mëtejshëm, duke i thënë FT në një intervistë: “Unë mendoj se jo vetëm se ka ardhur koha, por se do të ishte më e sigurt nëse ato armë do të ishin tashmë këtu”.
SHBA aktualisht ka baza të armëve bërthamore në disa vende të NATO-s në Evropën Perëndimore, në Gjermani, Belgjikë, Itali dhe Holandë, si dhe në Turqi.