Hapet sot për automjetet tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, me një gjatësi prej 3.8 kilometrash që lidh Tiranën me qarkun e Dibrës.
Në një lidhje direkte për Tv Klan, gazetari Maksi Rama dha më shumë detaje.
“Kanë nisur festimet prej disa orësh, me qytetarë të shumtë që kanë ardhur në krahun hyrës të tunelit të Murrizit. Ende nuk ka nisur lëvizja e automjeteve, pasi një gjë e tillë pritet të ndodhë pas inaugurimit zyrtar të tunelit”.
Ceremonia zyrtare, sipas gazetarit është parashikuar të bëhet rreth mesditës.
“Nisja e ceremonisë të hapjes së tunelit të Murrizit për qarkullimin e automjeteve do të bëhet rreth orës 12:30 minuta ku do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministja e Infrastrukturës Belinda Balluku, personalitete të tjera dhe banorë të shumtë. Pas këtij orari do të jetë i gjithë i hapur për qarkullimin e automjete”.
Tuneli i Murrizit pritet ta shkurtojë kohën e udhëtimit ndjeshëm nga Tirana për në zonat e Dibrës dhe anasjelltas.
Tv Klan