Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putin e sheh me optimizëm planin e Trumpit, Zelensky skeptik ndaj motiveve të tij

2025/03/14 at 12:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”

Kremlini tha se ka arsye për “optimizëm të kujdesshëm” për propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për një armëpushim 30-ditor, ndërkaq Ukraina ka vënë në pikëpyetje sinqeritetin e Moskës lidhur me përfundimin e luftës, që tashmë ka hyrë në vitin e katërt.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve në Moskë më 14 mars se presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dërguar Trumpit një mesazh për propozimin e tij për armëpushim në Ukrainë, pasi ka zhvilluar bisedime gjatë natës në Moskë me të dërguarin e posaçëm amerikan, Steve Witkoff.

“Kur zoti Witkoff t’ia dërgojë të gjitha informacionet presidentit Trump, ne do të përcaktojmë kohën e bisedës [mes Trumpit dhe Putinit]. Ka arsye për të qenë optimistë të kujdesshëm”, tha Peskov.

Putin tha një ditë më herët se ai pajtohet në parim me propozimin e SHBA-së për një armëpushim të përkohshëm me Ukrainën, por shtoi se “ka disa nuanca” sikurse dërgesat e armëve perëndimore në Kiev, që ai dëshiron që t’i adresojë fillimisht.

Udhëheqësi rus po ashtu tha se çdo marrëveshje duhet të çojë në një paqe afatgjatë që do të adresonte arsyet “thelbësore” për luftën – me gjasë referencë për zgjerimin e NATO-s.

Në një video të publikuar në orët e vona të 13 marsit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vuri në pikëpyetje motivet e Putinit, duke thënë se udhëheqësi rus ishte i gatshëm të refuzonte propozimin, por kishte frikë që këtë t’ia thoshte Trumpit.

“Prandaj, në Moskë idesë së armëpushimit po i imponohen këto kushte, që të mos ndodhë asgjë ose të mos ndodhë asgjë për një kohë sa më të gjatë”, tha Zelensky.

Putin po përballet me një dilemë pasi delegacionet nga Kievi dhe Uashingtoni janë pajtuar më herët gjatë javës në një takim në Arabinë Saudite për një armëpushim 30-ditor të propozuar nga Trumpi, duke e vendosur topin në fushën e Moskës.

Trump e cilësoi si “premtues”, por të pamjaftueshëm reagimin fillestar të Putinit lidhur me bisedimet e paqes, megjithëse udhëheqësi amerikan tha se shpreson që Rusia “do të bëjë gjënë e duhur” dhe të pajtohet për marrëveshje.

“Mendoj se rusët janë të interesuar që të mos shihen si pala e paepur, pasi kjo mund të çojë në pasoja nga Trumpi, sikurse janë sanksionet”, tha për Radion Evropa e Lirë, John Hardie, zëvendësdrejtor i Programit për Rusinë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, institut me seli në Uashington.

Trump e ka bërë prioritet kryesor përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës që kur nisi mandatin e dytë presidencial në janar, po e përdor ndikimin e SHBA-së për të çuar drejt tavolinës së negociatave Kievin dhe Moskën.

Më 13 mars, administrata amerikane rriti presionin ndaj Rusisë duke shtuar kufizimet ndaj sektorëve të naftës, gazit dhe sektorit bankar.

Putin tha po ashtu se disa pyetje janë të paadresuar në propozim, siç është çështja se çfarë të bëhet me ofensivën e Ukrainës në rajonin rus të Kurskut.

“Nëse kemi një armëpushim, a do të thotë kjo se të gjithë ata do të largohen”, tha Putin. “A duhet t’i lirojmë ata [trupat ukrainase] pasi kryen krime kundër popullatës? Apo ata do të dorëzohen?”.

Ukraina mori zona të mëdha në Kursk pas një ofensive befasuese në gushtin e kaluar, ofensivë që u pa si përpjekje për të larguar forcat ruse nga lindja e Ukrainës dhe për ta përdorur territorin e kapur rus si kartë në ndonjë negociatë të paqes.

Kjo strategji tashmë po dështon pasi forcat ruse, të mbështetura nga trupat e Koresë së Veriut, po dëbojnë ukrainasit nga Kursku. Rusia ka rimarrë mbi gjysmën e territorit në Kursk që Ukraina kishte marrë fillimisht nën kontroll.

Në mesin e shqetësimeve që Putini ka shprehur për armëpushimin është nëse Ukraina do të përdorte periudhën 30-ditore për t’u mobilizuar dhe trajnuar forcat apo për t’u armatosur me ndihmën e Perëndimit.

Ai po ashtu pyeti se si do të monitorohej fronti pothuajse 2.000 kilometra të gjatë.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Putini me gjasë do të tentojë të zvarrisë bisedimet për arritjen e një armëpushimi, pasi forcat e tij aktualisht janë në avantazh në fushëbetejë.

Përveç përparimeve në Kursk, Rusia po ashtu ka marrë territor edhe në lindje të Ukrainës.

Rusia synon të marrë nën kontroll në tërësi të paktën katër rajonet ukrainase që Moska pretendon se i ka aneksuar më 2022: Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson. Një armëpushim në këtë kohë do ta pamundësonte arritjen e këtij qëllimi.

“Një mënyrë që rusët mund ta ngadalësojnë këtë proces, pa thënë menjëherë ‘jo’, është që të zvarrisin diskutimet teknike mbi monitorimin” e armëpushimit tha Hardie.

“Kjo gjithashtu mund t’u japë atyre mundësi që të përpiqen t’ia lënë fajin Ukrainës, duke insistuar në çështje të caktuara teknike që Ukraina mund të konsiderojë të papranueshme”, shtoi ai./REL

Ju sugjerojmë

Lapaj i lumtur: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj i lumtur: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Para
Hapet sot për automjetet tuneli i Murrizit

Hapet sot për automjetet tuneli i Murrizit

Kapetanoviç viziton Prishtinën për të forcuar bashkëpunimin rajonal

Kapetanoviç viziton Prishtinën për të forcuar bashkëpunimin rajonal

Eurokomisionerja Marta Kos në Elbasan për Ditën e Verës: Shpresoj që së shpejti Shqipëria të bëhet shteti i 28-të i BE-së

Eurokomisionerja Marta Kos në Elbasan për Ditën e Verës: Shpresoj që së shpejti Shqipëria të bëhet shteti i 28-të i BE-së

TE FUNDIT

Lapaj i lumtur: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj i lumtur: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com