Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Waltz konfirmon përparim në bisedimet SHBA-Ukrainë

2025/03/11 at 6:00 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Waltz konfirmon përparim në bisedimet SHBA-Ukrainë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Mike Waltz tha sot se Shtetet e Bashkuara po përparojnë në bisedimet që po zhvillojnë me një delegacion të lartë ukrainas, që po mbahet në qytetin Xhedah të Arabisë Saudite.

Komentet zoti Waltz i bëri për gazetarët gjatë një pauze të shkurtër të bisedime. Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, që po udhëheq delegacionin amerikan, nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Takimi filloi në mesditë sipas orës lokale, në qytetin buzë Detit të Kuq. Palët vendosën të zhvillojnë një pauzë pas mbi 3 orësh e gjysmë bisedimesh.

Andriy Yermak, shefi i kabinetit të Presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky, pjesë e delegacionit ukrainas, në një postim në rrjetin social X; shkruante “në punë e sipër”.

Zoti Yermak gjithashtu ka vlerësuar se “takimi ka filluar në mënyrë shumë konstruktive”.

Gjatë takimit delegacioni ukrainas pritet të prezantojë një plan të pjesshëm armëpushimi me Rusinë.

Plani ukrainas përfshin ndalimin e sulmeve me raketa me rreze të gjatë dhe një armëpushim që mbulon Detin e Zi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk po merrë pjesë në takimin e së martës. Ukraina përfaqësohet nga shefi i tij i personelit Andriy Yermak, ministri i jashtëm ukrainas Andrii Sybiha, ministri i mbrojtjes Rustem Umerov dhe komandanti Pavlo Palisa.

Para takimit, Presidenti Zelensky shkroi në “X” se Ukraina shpreson për “rezultate praktike”.

Kremlini tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje të kuptojnë se sa është Kievi i gatshëm për bisedime që do t’i japin fund luftës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, drejtojnë delegacionin e Shteteve të Bashkuara mes përpjekjeve të Presidentit Donald Trump për të ndërmjetësuar një fund të shpejtë të luftës që filloi më 2022.

Sekretari Rubio tha të hënën se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të gjejnë zgjidhje për të vazhduar ndihmat për Ukrainën.

Ai tha se Uashingtoni ka shkuar në takim me qëllim që të kuptojë se çfarë lëshimesh është e gatshme të bëjë Ukraina.

“Ukrainasit tani po marrin të gjitha informacionet e inteligjencës. Shpresoj të zgjidhim çështjen e ndalimit të përkohshëm të ndihmave. Ajo që do të ndodhë gjatë takimit ka rëndësi kyçe për këtë çështje”, iu tha Sekretari Rubio gazetarëve në bordin e avionit gjatë rrugës për në Xhedah të Arabisë Saudite.

“Gjatë takimit nuk do të diskutojmë çështje madhore, por do të kuptojmë se çfarë lëshimesh janë të gatshëm të bëjnë ukrainasit”, tha zoti Rubio. Ai shtoi se nuk ka një zgjidhje ushtarake për luftën dhe se Rusia dhe Ukraina duhet të jenë në gjendje “të marrin vendime të vështira”.

Të hënën Princi saudit i Kurorës Mohammed bin Salman u takua me Sekretarin Rubio në qytetin buzë Detit të Kuq, Xhedah ku po mbahet takimi SHBA-Ukrainë.

Princi Salman u takua ndaras edhe me Presidentin Zelensky në Riad para takimit më kryediplomatin amerikan.

A do të arrihet marrëveshja për mineralet?

Presidenti Trump ka thënë se vazhdimi i mbështetjes ushtarake për Kievin varet nga marrëveshja për mineralet e rralla ukrainase.

Dhjetëra minerale, duke përfshirë ato që vlerësohen si të rralla; nikeli dhe litiumi vlerësohen me rëndësi kritike për ekonominë dhe mbrojtjen kombëtare amerikane. Ukraina ka depozita të mëdha të uraniumit, litiumit dhe titaniumit.

Megjithatë, Sekretari Rubio sqaroi se arritja e marrëveshjes mbi mineralet e Ukrainës nuk është qëllimi kryesor i bisedimeve që po mbahen sot (të martën).

“Ka ende disa detaje që duhet sqaruar. Ne duam të nënshkruajmë një marrëveshje dhe për këtë duhet kohë”, tha zoti Rubio.

“Nuk do të paragjykoja rezultatin e takimit mbi atë nëse kemi një marrëveshje për mineralet apo jo. Kjo është një çështje me rëndësi, por nuk është tema kryesore e takimit”, shtoi Sekretari Rubio.

Ai përshëndeti rolin konstruktiv të Francës dhe Britanisë mbi bisedimet me Ukrainën.

Sekretari Rubio i tha Zërit të Amerikës se nuk është diskutuar një rol për Kinën në ruajtjen e paqes dhe rindërtimin e Ukrainës.

Kjo është vizita e dytë e Sekretarit Rubio në Arabinë Saudite. Ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Shteteve të Bashkuara janë takuar me një delegacion rus në Riad më 18 shkurt.

Ai do të shkojë në Kanada të mërkurën për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës.

Ju sugjerojmë

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

20 Tetor, 2025 11:24 pm
Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
Aktualitet

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

20 Tetor, 2025 11:07 pm
Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
-U tha në Opinion

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

20 Tetor, 2025 11:02 pm
Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
Emisionet

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

20 Tetor, 2025 10:45 pm
“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”
Rajoni

“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”

20 Tetor, 2025 10:11 pm
Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla
Bota

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla

20 Tetor, 2025 8:58 pm
Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni
Bota

Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni

20 Tetor, 2025 8:26 pm
Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen
Bota

Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen

20 Tetor, 2025 7:30 pm
Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg
Bota

Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg

20 Tetor, 2025 7:02 pm
Zelenski: Jam gati të takohem me Putin dhe Trump në Budapest
Bota

Zelenski: Jam gati të takohem me Putin dhe Trump në Budapest

20 Tetor, 2025 7:01 pm
Para
Elbasan/ I vodhi vëllait automjetin “Range Rover”, policia arreston në lëvizje 54-vjeçarin

Elbasan/ I vodhi vëllait automjetin “Range Rover”, policia arreston në lëvizje 54-vjeçarin

Trump vijon kërcënimet për Kanadanë: Nëse përdorni energjinë elektrike si “kartë pazaresh” do e paguani shtrenjtë

Trump vijon kërcënimet për Kanadanë: Nëse përdorni energjinë elektrike si “kartë pazaresh” do e paguani shtrenjtë

Rutte: SHBA-ja është e përkushtuar në NATO dhe KFOR

Rutte: SHBA-ja është e përkushtuar në NATO dhe KFOR

TE FUNDIT

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
20 Tetor, 2025

Valentina Markut, shqiptarja që po promovon mundësi të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka folur në...

Lexo më shumë

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
20 Tetor, 2025

Abu Dhabi po kthehet në një qendër të rëndësishme për investime, inovacion dhe zhvillim ekonomik — dhe në këtë skenë...

Lexo më shumë

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
20 Tetor, 2025

Aeroporti i Vlorës, është kthyer në një “shënjestër” mes aksionerëve për shkak të konflikteve midis tyre. Gazetari Berat Buzhali, i...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
20 Tetor, 2025

Më 6 qershor të vitit 2021 qeveria shqiptare miratoi koncesionin për Aeroportin e Vlorës, një vepër e shumëpitur, si porta e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com