Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Gjatë këtij prezantimi, Berisha u shpreh se kjo aleancë është më transparentja ndonjëherë.
Ai tha se koalicioni ka një vendosmëri të palëkundur dhe theksoi se përfaqëson të gjithë interesat, shtresat, komunitetet e ndryshme të kombit shqiptar.
“Ky koalicion ka vullnetin për të bërë Shqipërinë madhështore, një vend ku qytetarët e lirë të saj të mos njohin më dhimbjet e pameritura të varfërisë ekstreme, ku qytetarët e saj të rendin pas ëndrrës së tyre për ta ndërtuar në Shqipëri.
Kurrë ndonjëherë nuk është paraqitur një koalicion i tillë, me këto potenciale të jashtëzakonshme, me këtë vendosmëri të palëkundur, me këtë ekspertizë të përsosur. Kurrë s’është paraqitur një aleancë me PD më transparente se kjo e sotmja.
Nqs krahu tjetër është ndry në pallatet qeveritare, shumica e kandidatëve të këtij koalicioni u paraqitën përballë shqiptarëve u votuan, morën iniciativën të ofronin kombit dhe vendit të tyre shërbimin, ose u propozuan nga degët e PD-së.
Pra ky nuk është koalicioni i të panjohurave por transparencës, i burrave dhe grave që vlerësojnë shqiptarët, përfaqëson të gjithë interesat, shtresat, komunitetet e ndryshme të këtij kombi”, tha Berisha.