Hamasi hodhi poshtë të enjten kërcënimin e fundit të presidentit, Donald Trump dhe refuzoi të lirojë më shumë pengje izraelite pa një marrëveshje të përhershme armëpushimi në Rripin e Gazës.
Zëdhënësi i Hamasit, Abdel-Latif al-Qanoua tha se “rruga më e mirë për lirimin e pengjeve të mbetura izraelite” është përmes negociatave për një fazë të dytë të marrëveshjes së armëpushimit, siç u raportua nga Fox News.
Faza e parë e armëpushimit, e cila zgjati 42 ditë, përfundoi të shtunën. Faza e dytë ishte menduar të fillonte në shkurt, megjithëse deri tani janë mbajtur vetëm bisedime të kufizuara përgatitore.
Paralajmërimi i Trump erdhi ditën e djeshme. Presidenti amerikan Donald Trump kërkoi nga Hamas lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës, duke thënë se ishte paralajmërimi përfundimtar për luftëtarët e organizatës, duke iu kërkuar gjithashtu udhëheqjes së saj që të braktisë enklavën palestineze.
“Ju pret një e ardhme e bukur, por jo nëse mbani pengje. Nëse e bëni, jeni të vdekur!”, përfundoi presidenti. Presidenti amerikan paralajmëroi se pasojat do të ishin të pallogaritshme nëse nuk kthehen menjëherë.