Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama postoi videon me Sekretarin e Përgjithshëm, Engjëll Agaçin.
Nga konferenca për media, Berisha tha nëse ka qenë sëmurë siç pretendon, i uron shërim të shpejt.
Nga ana tjetër, Berisha thotë nëse ka bërë të sëmurin imagjinar, atëherë është i pashpresë.
“Komenti im është ky.
Në rast se ai është operuar, unë kam koment si për çdo të sëmurë: shërim të plotë.
Në rast se ai për llogari të vetes dhe Edi Ramës ka bërë të sëmurin imagjinar, atëherë ai është i pashpresë.
Kaq i them!”, tha Berisha.