Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur protestë me 15 mars, pas vendimit të qeverisë për mbylljen e Tik Tok.
Në një konferencë për media, Berisha e ka quajtur këtë vepndim një censurë, i cili sipas tij dëshmon se udhëtimi Europian i Shqipërisë është një hipokrizi për Ramën.
”Vendimi i narkoqeverisë për ndalimin e TikTok për 12 muaj. Me këtë akt censure të mbi 1 milionë përdoruesve të TikTok në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin.
Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi i tolerancës, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij.
TikTok është një platformë komunikimi që ka pushtuar sot, ka qëlimin masivisht të të rinjve në Shqipëri dhe botë. Të pretendosh se po ecën drejt Europës dhe të rreshtosh Shqipërinë me Iranin, Afganistanin, Somalinë, bën një akt monstruoz kundër fjalës së lirë.
Një censurë dhe dëshmon se udhëtimi Europian i Shqipërisë është një hipokrizi për ty. Rikujtoj këtu se JdVance, në fjalën në Mynih, konsideroi mbylljen e mediave sociale, si një antivlerë shumë të rrezikshme për shoqëritë e lira, fjalën dhe mendimin e lirë.
Tu heqësh shqiptarëve të drejtën e përdorimit të TikTok, dëshmon se çfarë arbitrariteti, ripërsërit ekzakt atë që bënte Enver Hoxha, Kristaq Rama gjatë diktaturës, të cilët radiove të vendeve perëndimore u vinin zhurmues.
Në këtë rast, ftoj të gjithë gjimnazistët, të gjithë të rinjtë, të gjithë qytetarët, të nisim betejën tonë për çlirim e tiktok dhe përmbysjen e diktatorit më datën 15 mars protestë në Sheshin Skënderbej para Kryeministrisë“, tha Berisha.