Policia ka dhënë detaje në lidhje me trupin e pajetë të gjetur në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”.
Sipas një njoftimi zyrtar, mësohet se nga verifikimet rezulton se trupi mund t’i përkasë një 49-vjeçari.
Ndërkohë nga niveli i dekompozimit të trupit, dyshohet se 49-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë disa muaj më parë nga një aksident.
“Rreth orës 08:50, është gjetur në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz, një trup njeriu, i dekompozuar. Nga verifikimet paraprake dyshohet se trupi i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor”, njofton policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e shkakut të vdekjes së këtij shtetasi./Opinion.al