Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I ngarkuari i posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor: Të punohet për zgjidhjet në dialogun Kosovë-Serbi

2025/03/06 at 9:41 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
I ngarkuari i posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor: Të punohet për zgjidhjet në dialogun Kosovë-Serbi

Manuel Sarrazin, i ngarkuari i posaçëm i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor në intervistë për DW, flet për sfidat e rajonit në kushtet e zhvillimeve aktuale dhe perspektivën europiane të këtyre vendeve.


DW: Në Serbi po rritet presioni ndaj shoqërisë civile dhe demonstruesve.

Një përshtypje e përgjithshme e njerëzve atje është, se BE dhe Gjermania po i lenë vetëm protestuesit dhe OJQ-të. A është vërtetë kështu?

Manuel Sarrazin: Në radhë të parë janë serbet dhe serbët ata që vendosin për vendin dhe për të ardhmen e tyre. Ndaj nuk është qëllimi ynë, që të japim vlerësime për protestat, që po zhvillohen atje. Por dua të theksoj, se: Nëse qeveria e Serbisë tek ne krijon përshtypjen, se është e interesuar për dialogun me studentet dhe studentët dhe njëkohësisht kryen kontrolle tek organizatat e shoqërisë civile, të cilat janë partneret tona, atëherë kjo tregon, se ajo nuk është vërtetë e interesuar për dialog me shoqërinë, me aktorët nga protestat.

Mendoj, se ne duhet të themi qartazi: Serbia si vend kandidat për në BE nuk duhet të vendosë nën presion strukturat dhe institucionet, të cilat angazhohen për formimin e frymës demokratike dhe diskursit demokratik në vend.

DW: Cilat janë hapat e mëtejshëm që mund të ndërmarrin Gjermania dhe BE?

Manuel Sarrazin: Eshtë e qartë, që gjatë procesit të anëtarësimit vlerësohet se si respektohen kriteret e anëtarësimit, të ashtuquajturat fundamentalet. E ndër to bën pjesë edhe shteti ligjor si dhe çështje të demokracisë dhe vlerat tona themelore. Eshtë e qartë, se këto janë të lidhura ngushtë menjëra-tjetrën.

DW: Krahas Serbisë këto ditë edhe Bosnje-Hercegovina ka  qenë në fokus të lajmeve. Bëhet fjalë për vendimin e Gjykatës Supreme të Bosnjes ndaj presidentit të Republika Srpsk, Milorad Dodik nga njëra anë, si dhe ndërhyrja juridikisht ndaj OJQ-ve në Republika Srpska.
Çfarë nënkuptojnë këto zhvillime lidhur me stabilitetin politik të Bosnje dhe Hercegovinës?

Manuel Sarrazin: Për mendimin tim është e qartë: Nëse hyn në fuqi tani ligji i vendosur në Republika Srpska për OJQ-të, atëherë kjo është de facto pengesa më e madhe për hapat e mëtejshëm në shtegun e afrimit me BE-në për të gjithë Bosnjë dhe Hercegovinën. Me të tilla ligje sipas modelit rus ky vend nuk mund të formësojë me sukses rrugën drejt BE-së. Kushdo edhe në Republika Srpska duhet ta dijë, se kush është shkaktari i këtyre problemeve. Edhe ligjet, që kanë për qëllim të dobësojnë shtetin e përbashkët boshnjak dhe janë pjesë e agjendës sececioniste të Milorad Dodikut, me siguri që nuk do ta çojnë përpara këtë vend në rrugën për në Bashkimin Europian.

Sa ka të bëjë me procesin kundër Milorad Dodik, ky është një sinjal i rëndësishëm, që institucionet në Bosnje dhe Hercegovinë, pra gjykatat kanë marrë një vendim të pavarur. Ne duhet të presim, se si do të jetë komportimi i mëtejshëm juridik lidhur me këtë vendim. Por ne presim natyrisht edhe që institucionet e shtetit të respektohen dhe të pranohen vendimet e tyre. Projektligjet, që janë vendosur tani të të ashtuquajturën Asamble të Republika Srpska, ende nuk kanë hyrë në fuqi. Mendoj, se këto vendime duhen vlerësuar me shumë seriozitet. Nëse ato hyjnë në fuqi, do të kenë vërtetë pasoja masive, që ne do t’i shqyrtojmë saktësisht. Këtë duhet ta ketë kuptuar Republika Srpska.

DW: As që po flitet më për dialogun Kosovë-Serbo. Kjo është një temë, që duket se është zhvendosur tërësisht në sfond, nisur nga sfidat e tjera në rajon. Përse bëhet kaq pak në këtë drejtim, ndonëse afrimi ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është një ndër faktorët kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor?

Manuel Sarrazin: Peter Sörensen, i ngarkuari i ri posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do ta çojë përpara këtë proces. Bisedimet e para, që kemi zhvilluar, na kanë krijuar një përshtypje mjaft të mirë për të si person. Ai me siguri do të vendosë thekse të reja në dialog. Njëkohësisht Sörensen me siguri do të përpiqet, që me një punë këmbëngulëse profesionalisht të arrijë afrimin ndërmjet dy vendeve.

Në të kaluarën ka ndodhur, që Gjermania, por edhe unë vet, kishim një detyrë thelbësore për të mbështetur punën e institucioneve europiane dhe të kryenegociatorit europian. Ne javët e muajt e ardhshëm do të bashkëpunojmë ngushtë në këtë drejtim. Kjo vlen dhe për qeverinë e ardhshme federale. Gjermania e mbështet qasjen europiane në dialog si dhe qasjen e personave që ndërveprojnë në të.

Shpresoj, që edhe atje tani të nisë puna thelbësore. Tani është e rëndësishme të punohet fort për zgjidhjet. Zoti Sörensen është personi i duhur për këtë detyrë.

DW: Krahas Serbisë edhe Kosova ndodhet para sfidash dhe ndryshimesh të mëdha. Ndërkohë është e paqarta situata politike. A ka probleme që mund t’i veçonit ju si i ngarkuar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor?

Manuel Sarrazin: Ne duhet të presim, se si do të jenë zhvillimet e mëtejshme politike në Republikën e Kosovës. Do të dëshironim që të krijohet shpejt qeveria e re dhe ajo të angazhohet në mënyrë aktive në dialog. Këtë e presim edhe nga Serbia.

Por nuk jemi ne që vendosim, se si do të krijohet qeveria në Republikën e Kosovës. Ky është një vendim që e merr Kosova.

DW: Këto ditë e javë po përjetojmë një kthesë në shumë çështje të politikës së sigurisë dhe gjeostrategjisë. Disa madje me fillimin e mandatit të dytë presidencial të Donald Trump në SHBA bëjnë fjalë për për një kthesë në raportet europiano-amerikane. Kjo gjithashtu ndikon ndjeshëm ndaj Ballkanit Perëndimor. Çfarë roli mund të luani Ju, por edhe Gjermania e BE, në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të afrohen më shumë me BE-në?

Manuel Sarrazin: Fillimisht ne duhet të vlerësojmë shumë seriozisht, që me sa duket SHBA po tërhiqet nga financimi i organizatave të shoqërisë civile. Këto institucione, që punojnë për shoqërinë, sipas mendimit tim, janë shtylla bazë për shtegun e transformimit të vendeve në drejtim të BE-së. Do të jetë e vështirë, po të humbasë tërësisht ky angazhim. Eshtë ndoshta edhe një shans, që disa gjëra të bëhen më mirë, që Europa të shohë, se ku strukturat e saj janë të ndërlikuara, burokratike pikërisht në mbështetjen e proceseve të transformimit dhe ku ne mund të përmirësohemi edhe më shumë.

Së dyti, ajo që dua të theksoj është, se kushdo në Ballkanin Perëndimor duhet ta dijë, që bukën e përditshme e përfiton nga tregtia me BE-në. Receta e suksesit për Ballkanin Perëndimor konsiston në integrimin në tregun e brendshëm europian. Afrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është në interes reciprok. Mendoj, se ka premisa të mira, nëse të gjithë ndajnë këtë vlerësim. Kjo ne si Europë edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor do të na ndihmonte që të reagojmë në mënyrë të përshtatshme ndaj ndryshimeve gjeopolitike në botë.

DW: Pas zgjedhjeve për Bundestagun më 23 shkurt CDU/CSU dhe SPD po zhvillojnë bisedimet e sondazhit për krijimin e koalicionit qeverisës. Nuk përjashtohet, që më pas qeveria të vendosë thekse të reja edhe lidhur me Ballkanin Perëndimor.

Ju si politikan ekologjist ndoshta nuk do të vazhdoni ta ushtroni këtë detyrë që keni ju aktualisht. Cila është dëshira Juaj ndaj koalicionit të ardhshëm për këtë post dhe angazhimin për Ballkanin Perëndimor?

Manuel Sarrazin: Ne përveç mbështetjes sonë për procesin e anëtarësimit në BE në vitet e kaluara kemi çuar përpara edhe Procesin e Berlinit. Qeveria aktuale ka vendosur tani, që vendi organizator i samitit sivjet të jetë Britania e Madhe. Mendoj, se ne si koalicion tri-partishë pas krijimit të qeverisë më 2021 treguam, se sa e rëndësishme është vazhdimësia.

Eshtë edhe tani një shans i madh, që edhe qeveria e ardhshme ta ndjekë në të njëjtat gjurmë Procesin e Berlinit duke e marrë prej nesh stafetën dhe bashkë me britanikët të vendosi impulse të reja. E rëndësishme është të theksoj këtu, se Procesi i Berlinit konsiston në marrëveshjet e sukseshme multilaterale të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këtu natyrisht synohet edhe avancimi i mëtejshëm i hapësirës së përbashkët ekonomike dhe integrimit rajonal të Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi duhet të jetë që këto vende të afrohen edhe më shumë me BE-në, të përgatiten edhe më tej për anëtarësimin në BE dhe të arrijnë hapjen drejt Europës. Edhe për Britaninë e Madhe do të jetë një detyrë e rëndësishme, që ta formësojë shumëllojshmërinë e Procesit të Berlinit bashkë me vendet e rajonit./ DW



Ju sugjerojmë

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
Kryesore

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

14 Maj, 2025 8:49 pm
“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Politikë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

14 Maj, 2025 7:37 pm
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Para
“Kënetë që nuk i duhet as dreqit”, Rama për opozitën: Bufi i vërtetë i kënetës, është ku e ku me këtë bufin tjetër me dy këmbë e dy duar

“Kënetë që nuk i duhet as dreqit”, Rama për opozitën: Bufi i vërtetë i kënetës, është ku e ku me këtë bufin tjetër me dy këmbë e dy duar

Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Rrugën e Kombit

Rama: Në mars Shqipëria hap grupkapituj të tjerë për negociatat me BE, ja cilat janë 3 përfitimet kryesore të anëtarësimit

Rama: Në mars Shqipëria hap grupkapituj të tjerë për negociatat me BE, ja cilat janë 3 përfitimet kryesore të anëtarësimit
















TE FUNDIT

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
14 Maj, 2025

Kreu demokrat Sali Berisha mblodhi mbrëmjen e sotme në selinë blu të gjithë drejtuesit e qarqeve të PD, në një...

Lexo më shumë

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
14 Maj, 2025

Të premten, më 16 maj, në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, i cili do të bëjë...

Lexo më shumë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur pasditen e sotme nga sheshi 'Skënderbej' fjalimin falenderuespër fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. Ndër...

Lexo më shumë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
14 Maj, 2025

Në fjalimin e falënderimit pas fitores së zgjedhjeve të 11 Majit, Rama nuk harroi pa përmendur edhe partitë e reja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com