Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE shpreh shqetësim për zhvillimet në Serbi

2025/03/05 at 4:33 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE shpreh shqetësim për zhvillimet në Serbi

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet në Serbi, si për pengimin e punës së Parlamentit, ashtu edhe për ndërhyrjet në punën e organizatave të shoqërisë civile.

“Jemi shumë të shqetësuar për pengimin e punës parlamentar dhe dhunës në Parlament. Parlamenti duhet të jetë vend për debat demokratik në interes të qytetarëve dhe ai duhet ta ushtrojë rolin e vet të plotë”, tha një zëdhënës i BE-së përmes një njoftimi për media.

“Zhvillimet e fundit në Serbi, të drejtuara ndaj organizatave të shoqërisë civile janë po ashtu shqetësuese. Shoqëria civile luan një rol vital në zhvillimet e demokracisë dhe shoqërisë pluraliste”, shtohet në njoftim.

Më 4 mars, seanca plenare në Serbi u përshkua me incidente, pasi deputetët e opozitës lëshuan dy herë bomba tymi dhe mjete piroteknike, teksa partitë e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.

Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetares, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.

Gjatë incidentit janë lënduar tre deputetë që ishin në sallë, përfshirë një deputete që është raportuar se ka pësuar “goditje në tru” dhe është “në rrezik për jetë”.

Bashkimi Evropian tha se i fton të gjitha palët që përmes dialogut t’i adresojnë shqetësimet që kanë.

“Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje për uljen e tensioneve, duke krijuar kushte për një dialog gjithëpërfshirës nga të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë aktorët politikë, institucionet dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile për të adresuar reformat e domosdoshme për të ardhmen e Serbisë në BE”, u tha në reagimin e BE-së lidhur me zhvillimet e fundit në Serbi.

Gjatë seancës plenare më 4 mars, partitë në pushtet në Serbi refuzuan kërkesën e opozitës që të diskutohej vetëm për ndryshimet në Ligjin për arsimin e lartë. Kjo është kërkesë e studentëve që po protestojnë në Serbi që nga shembja vdekjeprurëse e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Qeveria serbe pretendon se ka plotësuar kërkesat e studentëve protestues. Por, studentët thonë se bllokadat dhe protestat e tyre do të vazhdojnë dhe se grupet e ekspertëve do të përcaktojnë nëse kërkesat janë plotësuar ose jo.

Pas ngjarjeve në Parlamentin serb, Prokuroria Themelore në Beogradtha se i ka kërkuar policisë që të mbledhë informatat e nevojshme për këtë ngjarje./REL

Ju sugjerojmë

VIDEO/ Shkretëtira më e thatë në botë mbulohet nga dëbora
Life Style

VIDEO/ Shkretëtira më e thatë në botë mbulohet nga dëbora

27 Qershor, 2025 7:17 pm
Si i përdori SHBA bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?
Bota

Si i përdori SHBA bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?

27 Qershor, 2025 6:43 pm
Haaland arrin kuotën e 300 golave, më shpejt se Messi e Ronaldo
Sport

Haaland arrin kuotën e 300 golave, më shpejt se Messi e Ronaldo

27 Qershor, 2025 6:22 pm
Stop duhanit/ Shteti që do të vendosë gjoba deri në mijëra euro për shkelësit
Life Style

Stop duhanit/ Shteti që do të vendosë gjoba deri në mijëra euro për shkelësit

27 Qershor, 2025 5:51 pm
Italia në alarm të kuq për shkak të të nxehtit,në 18 qytete temperatura mbi 40 gradë
Bota

Italia në alarm të kuq për shkak të të nxehtit,në 18 qytete temperatura mbi 40 gradë

27 Qershor, 2025 5:49 pm
Shteti, aksioner në investimin e Kushner
Aktualitet

Shteti, aksioner në investimin e Kushner

27 Qershor, 2025 5:40 pm
Cigare elektronike lëshojnë metale toksike
Bota

Cigare elektronike lëshojnë metale toksike

27 Qershor, 2025 5:38 pm
Chelsea merr vendimin përfundimtar për Armando Brojën
Sport

Chelsea merr vendimin përfundimtar për Armando Brojën

27 Qershor, 2025 5:35 pm
Ronaldo “vishet me ar”, përfitimet nga kontrata me Al Nasr
Sport

Ronaldo “vishet me ar”, përfitimet nga kontrata me Al Nasr

27 Qershor, 2025 4:59 pm
Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019-ës, përballet në gjyq me dy të akuzuarit
Kronikë

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019-ës, përballet në gjyq me dy të akuzuarit

27 Qershor, 2025 4:48 pm
Para
A mundet Evropa të armatosë Ukrainën?

A mundet Evropa të armatosë Ukrainën?

Senati italian miratoi Marrëveshjen e Pensioneve me Shqipërinë, reagon Balla: Ditë historike!

Senati italian miratoi Marrëveshjen e Pensioneve me Shqipërinë, reagon Balla: Ditë historike!

Gjykata e Lartë e SHBA refuzon presidentin Trump për financimin e USAID-it

Gjykata e Lartë e SHBA refuzon presidentin Trump për financimin e USAID-it

TE FUNDIT

VIDEO/ Shkretëtira më e thatë në botë mbulohet nga dëbora

VIDEO/ Shkretëtira më e thatë në botë mbulohet nga dëbora
27 Qershor, 2025

Një pamje që pakkush do ta kishte pritur ta shihte u regjistrua nga vendasit dhe vëzhguesit shkencorë në shkretëtirën Atakama...

Lexo më shumë

Si i përdori SHBA bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?

Si i përdori SHBA bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?
27 Qershor, 2025

Bombat depërtuese që Shtetet e Bashkuara i hodhën mbi dy objekte bërthamore në Iran, ishin bërë enkas për to dhe...

Lexo më shumë

Haaland arrin kuotën e 300 golave, më shpejt se Messi e Ronaldo

Haaland arrin kuotën e 300 golave, më shpejt se Messi e Ronaldo
27 Qershor, 2025

Erling Haaland ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke shënuar golin e 300-të në...

Lexo më shumë

Stop duhanit/ Shteti që do të vendosë gjoba deri në mijëra euro për shkelësit

Stop duhanit/ Shteti që do të vendosë gjoba deri në mijëra euro për shkelësit
27 Qershor, 2025

Spanja po përgatitet për një reformë të thellë në ligjin kundër duhanit, me qëllim mbrojtjen e popullsisë nga ekspozimi ndaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com