Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump para Kongresit: Zelensky është gati për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet “në çdo kohë”

2025/03/05 at 8:26 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Trump para Kongresit: Zelensky është gati për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet “në çdo kohë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka informuar se është gati për bisedime me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në vendin e tij dhe është ofruar për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet e Ukrainës “në çdo kohë”.


Gjatë fjalimit para Kongresit amerikan, më 4 mars, Trump tha se ka marrë një letër nga Zelensky, në të cilën udhëheqësi ukrainas ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

“Sot, më herët, kam marrë një letër të rëndësishme nga presidenti Zelensky i Ukrainës. Letra thotë: ‘Ukraina është e gatshme të vijë në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur, për ta sjellë paqen e qëndrueshme më afër. Askush nuk dëshiron paqe më shumë se ukrainasit’”, tha Trump duke cituar letrën.

Ai tha se 2.000 njerëz vriten çdo javë në luftë – të rinj rusë dhe të rinj ukrainas.

“Dua që kjo të ndalet”, tha Trump, duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar “ndoshta 350 miliardë dollarë” në ndihma për Ukrainën, ndërsa Evropa ka shpenzuar vetëm 100 miliardë dollarë.

Bashkimi Evropian i ka kundërshtuar karakterizimet e tilla, duke thënë se vendet e tij anëtare, që nuk e përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, kanë ofruar rreth 145 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën.

Trump nuk e përmendi grindjen e tij publike me Zelenskyn, javën e kaluar në Zyrën Ovale. “Ne po shkojmë shumë mirë me ta dhe shumë gjëra po ndodhin”, tha presidenti amerikan.

Trump mbajti fjalimin një ditë pasi njoftoi se ka pezulluar gjithë mbështetjen ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, e cila, tash e tre vjet, lufton kundër forcave pushtuese ruse.

Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë më 28 shkurt pa nënshkruar marrëveshjen për mineralet, siç ishte e planifikuar.

Gjatë një konference për gazetarë më 3 mars, Trump tha se nuk mendon se marrëveshja ka vdekur.

Trump e ka bërë prioritet përfundimin e luftës në Ukrainë. Ai i është drejtuar drejtpërdrejt presidentit rus, Vladimir Putin, të cilin paraardhësi i tij, Joe Biden, e ka izoluar politikisht, prej se ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit, në shkurt të vitit 2022.

Daniel Vajdich, president i Yorktown Solutions – kompani që lobon në emër të Kievit – thotë se marrëveshja për mineralet do të ishte e mirë si për Ukrainën, ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara.

“Ajo i jep SHBA-së kapital në Ukrainë që duhet mbrojtur”, thotë Vajdich.

Fondi i krijuar nga marrëveshja, do të ishte një mekanizëm i rëndësishëm për ta detyruar sektorin privat të SHBA-së që të investonte në rindërtimin e Ukrainës, shton Vajdich, ish-këshilltar i disa kandidatëve republikanë presidencialë.

Trump e promovoi marrëveshjen si mënyrë për të rikuperuar miliarda dollarët që SHBA-ja ka ndarë për Ukrainën që nga fillimi i luftës dhe për të justifikuar vazhdimin e ndihmave.

Trump e kritikoi Evropën për blerjen e naftës dhe gazit rus dhe paraardhësin e tij, presidentin Joe Biden, për autorizimin e ndihmave për Ukrainën, më shumë se Evropa.

Fjalimi ishte i pari i Trumpit në një sesion të përbashkët të Kongresit prej se mori detyrën, më pak se 50 ditë më parë.

Ai e filloi atë duke thënë se “Amerika është kthyer” dhe duke lavdëruar politikat e tij për imigracionin e krimin, si dhe përpjekjet e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), të udhëhequr nga miliarderi Elon Musk, për të ulur shpenzimet e qeverisë.

Trump e vlerësoi Muskun për, siç tha, identifikimin e “qindra miliarda dollarëve në mashtrime” – një pretendim ky që e tejkalon shumë atë që administrata e tij ka pretenduar deri më tani.

Që nga inaugurimi më 20 janar, Trump ka ndjekur një strategji “tronditjeje dhe frikësimi”, duke bërë ndryshime drastike në politikën e brendshme dhe të jashtme dhe duke përdorur shpesh urdhra ekzekutivë për të anashkaluar Kongresin.

Ai tha se që nga inaugurimi i tij, “nuk ka pasur gjë tjetër veçse veprime të shpejta dhe të pandërprera për të nisur epokën më të madhe dhe më të suksesshme në historinë e vendit tonë”.

Një nga veprimet e tij më të diskutueshme ishin tarifat 25 për qind, të vendosura mbi mallrat nga Kanadaja dhe Meksika – dy prej partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara.

Tarifat hynë në fuqi më 4 mars, duke shkaktuar rënien më të madhe të aksioneve të SHBA-së në më shumë se dy muaj.

“Qëllim i tarifave është ta bëjnë Amerikën përsëri të pasur dhe ta bëjnë Amerikën përsëri madhështore. Dhe, kjo po ndodh dhe do të ndodhë mjaft shpejt”, tha Trump.

Ryan Sweet, ekonomist në Institutin Oxford Economics, thotë se tarifat do të çojnë në rritje më të ngadalshme ekonomike në SHBA, papunësi më të lartë dhe inflacion më të lartë.

“Ekonomia ka pasur tashmë një fillim të dobët këtë vit, për shkak të një janari jashtëzakonisht të ftohtë, zjarreve në Llos Anxhelos dhe rritjes së pasigurisë në politikë. Tarifat ka të ngjarë të nxisin shqetësime se fillimi i dobët i vitit, mund të shndërrohet në diçka më të keqe”, thotë Sweet./REL



Ju sugjerojmë

Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

10 Maj, 2025 2:50 pm
‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
Aktualitet

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

10 Maj, 2025 2:41 pm
Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë
Rajoni

Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë

10 Maj, 2025 2:17 pm
Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës
Aktualitet

Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës

10 Maj, 2025 2:12 pm
Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës
Aktualitet

Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës

10 Maj, 2025 2:01 pm
11 Maji/ Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur edhe në Vlorë e Fier
Aktualitet

11 Maji/ Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur edhe në Vlorë e Fier

10 Maj, 2025 1:50 pm
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Aktualitet

Kreu i KQZ urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore

10 Maj, 2025 1:41 pm
Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës
Aktualitet

Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës

10 Maj, 2025 1:11 pm
Akuza për blerje votash në Maqellarë? Policia çon në SPAK materialet për 4 persona
Aktualitet

Akuza për blerje votash në Maqellarë? Policia çon në SPAK materialet për 4 persona

10 Maj, 2025 1:06 pm
Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore
Aktualitet

Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

10 Maj, 2025 12:46 pm
Para
Nuk shtyhet afati, mbi 291 mijë shqiptarë të diasporës duan të votojnë më 11 Maj

Nuk shtyhet afati, mbi 291 mijë shqiptarë të diasporës duan të votojnë më 11 Maj

Portet në Kanalin e Panamasë do të vihen nën kontrollin amerikan

Portet në Kanalin e Panamasë do të vihen nën kontrollin amerikan

Gjatë paraqitjes në Kongres, Trump përmbush ëndrrën e 13-vjeçarit të diagnostikuar me kancer

Gjatë paraqitjes në Kongres, Trump përmbush ëndrrën e 13-vjeçarit të diagnostikuar me kancer
















TE FUNDIT

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

Demokracia në SHBA nën presion
10 Maj, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se "India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të...

Lexo më shumë

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
10 Maj, 2025

'Giro d'Italia' po vijon të shtunën e 10 majit me Etapën e Dytë në Tiranë për edicionin e 108-të të...

Lexo më shumë

Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë

Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë
10 Maj, 2025

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, pretendoi të shtunën se vizita e presidentit Aleksandar Vuçiq në Moskë...

Lexo më shumë

Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës

Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës
10 Maj, 2025

“Shqipëria bëhet një nga vendet që garanton të drejtën e votës për qytetarët e saj kudo që ndodhen”. Kështu ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com