Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur në flagrancë me armë zjarri në makinë.
Sipas asaj që bën të ditur policia është proceduar penalisht edhe pasagjeri, për moskallëzim të krimit si dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.
Arma e zjarrit është gjetur nën sedijen e shoferit, gjtaë një kontrolli në automjet në aksin rrugor “Fushë Krujë-Vorë”.
“Lëvizte me armë zjarri në automjet, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Procedohet penalisht pasagjeri, për moskallëzim të krimit. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të punës intensive të Policisë, me objektiv goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë finalizuan operacionin policor të koduar “Street”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 20 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi O. X., 20 vjeç, të dy banues në Laç. Në aksin rrugor “Fushë Krujë-Vorë”, i është bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Benz” që drejtonte 20-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi O. X.. Gjatë kontrollit në automjet, nën sediljen e 20-vjeçarit, është gjetur 1 armë zjarri pistoletë. Shtetasi O. X. dyshohet se kishte dijeni për amën dhe nuk ka kallëzuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.