Kreu i Partisë Demokratike është shprehur se nuk ka një ngecje të negociatave me aleatët sa i përket marrëveshjes për koalicionet. Berisha ka thënë se marrëveshja për koalicionin do të dorëzohet në mesnatë.
“Nuk ka ngecje të negociatave me aleatët. Negociatat ecin mirë, marrëveshja do dorëzohet në mesnatë. Është në vazhdim e sipër, por nuk ka ngecje. Jo, nuk ka ngecje. Probleme të mëdha nuk kemi, megjithatë do shohim fundin. Janë në negociata, vazhdojnë negociatat”,-theksoi Berisha.