Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“11 milionë udhëtarë nga aeroporti i Tiranës gjatë 2024”/ Rama nga Berlini: Shqipëria, në treshen e vendeve me rritjen më të shpejtë si destinacion turistik

2025/03/03 at 10:54 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“11 milionë udhëtarë nga aeroporti i Tiranës gjatë 2024”/ Rama nga Berlini: Shqipëria, në treshen e vendeve me rritjen më të shpejtë si destinacion turistik

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, ku Shqipëria është përzgjedhur si “vendi i nderit” për vitin 2025.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria është një destinacion turistik në rritje, gjë që sipas tij e tregojnë shifrat.

Ai theksoi se së bashku me Katarin dhe Arabinë Saudite, Shqipëria renditet në treshen e vendeve me rritjen më të shpejtë si destinacion turistik.

“Është kënaqësi të citoj këtu një prej organeve më të mëdha të shtypit në Gjermani, Bild, që jo shumë larg në të shkuarën na rezervonte artikuj jo fort të këndshëm, pra Bild tani shkruan që Shqipëria nuk është më një destinacion i panjohur, por pritet të bëhet një vend i nxehtë për ata që duan diellin.

Ndërkohë që shohim më në fund edhe turistët gjermanë që vijnë. Ne jemi shumë të lumtur të shohim shifrat e rritjes së ardhjes së turistëve gjermanë nga rreth 120 mijë disa vite më parë, në 374 mijë vitin e kaluar. Jemi mjaft ambiciozë për të marrë gjithmonë e më shumë turistë gjermanë.

Po ndalem duke dhënë një shifër shumë të thjeshtë. Kemi qenë Koreja e Veriut e Europës, ishim të rritur kur aeroporti ynë kishte vetëm pak mijëra udhëtarë në vit. Të gjithë këta pak mijëra udhëtarë duhet të ishin marksistë-leninistë që të hynin në vendin tonë dhe po flas deri në vitin 1990.

Ne ishim tërësisht të izoluar nga e gjithë Europa. Duke qenë se kishim kaluar diçka që askush në Europën komuniste nuk e kishte kaluar, ne në Shqipëri nuk mund të mbanim mjekër. Në aeroport kishte një berberhane, kështu që turistët që kishin mjekër nuk mund të hynin pa kaluar nga berberi njëherë.

Sot shifra jonë e fundit nga 2024 është 11 milionë udhëtarë që kanë kaluar përmes aeroportit të Tiranës duke kaluar shifrat e Beogradit që ka qenë aeroporti më i madh tipik në Ballkan. Për disa vjet tashmë mbetemi në treshen kryesore në kartën e Organizatës Botëtore të Turizmit, së bashku me Katarin dhe Arabinë Saudite si destinacionet me rritjen më të shpejtë.

Unë besoj që ne jemi siç ka qenë një herë Gjermania në Kupën e Botës, të parët”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët
Aktualitet

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

13 Qershor, 2025 12:02 pm
“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…
Aktualitet

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…

13 Qershor, 2025 11:47 am
Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit
Bota

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

13 Qershor, 2025 11:37 am
Vodhi para në çantat e tre mjekëve të spitalit të Elbasanit, arrestohet 40-vjeçari
Kronikë

Vodhi para në çantat e tre mjekëve të spitalit të Elbasanit, arrestohet 40-vjeçari

13 Qershor, 2025 11:33 am
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

Përndoqi një 33-vjeçare, shpallet në kërkim një person në Tiranë

13 Qershor, 2025 10:54 am
“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS
Kryesore

“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS

13 Qershor, 2025 10:52 am
Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë
Kronikë

Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë

13 Qershor, 2025 10:35 am
Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Bota

Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

13 Qershor, 2025 10:08 am
Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit
Bota

Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit

13 Qershor, 2025 9:52 am
Para
Berisha pas daljes nga SPAK: Prokuroria politike merr fund më 11 maj

Berisha pas daljes nga SPAK: Prokuroria politike merr fund më 11 maj

“Ulimatumi i bandës ose vepro, ose nuk do ketë zgjedhje siç i do,” Berisha akuza të tjera ndaj Ballës: I konfirmoi bandës se do ja çojë rivalët në SPAK!

“Ulimatumi i bandës ose vepro, ose nuk do ketë zgjedhje siç i do,” Berisha akuza të tjera ndaj Ballës: I konfirmoi bandës se do ja çojë rivalët në SPAK!

Berisha konfirmon Metën në listën e sigurt të PD më 11 maj: Do të jetë deputet në Parlament 

Berisha konfirmon Metën në listën e sigurt të PD më 11 maj: Do të jetë deputet në Parlament 

TE FUNDIT

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët
13 Qershor, 2025

Në kishën e Shën Ndout në Laç është hapur për herë të parë këtë sezon veror Qendra Shëndetësore Verore. Ministrja...

Lexo më shumë

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…
13 Qershor, 2025

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në konferencën e OSBE dhe Ministrisë së Drejtësisë për sfidat e së ardhmes në rrugëtimin...

Lexo më shumë

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
13 Qershor, 2025

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka konfirmuar fejesën me aktorin Callum Turner, duke thënë se është një ndjenjë vërtet...

Lexo më shumë

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit
13 Qershor, 2025

Në operacionin “Luani ngrihet”, për të cilin tha se kishte për qëllim të pengonte programin bërthamor të Iranit, raportohet se janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com