Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Udhëheqësit evropianë qëndrojnë përkrah Ukrainës pas takimit të nxehtë në Shtëpinë e Bardhë 

2025/03/01 at 12:02 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Udhëheqësit evropianë qëndrojnë përkrah Ukrainës pas takimit të nxehtë në Shtëpinë e Bardhë 

Udhëheqësit evropianë në pjesën më të madhe të kontinentit u zotuan të qëndrojnë përkrah Ukrainës pasi një takim në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy u shndërrua në një shkëmbim të nxehtë të premten, gjatë të cilit Presidenti ukrainas Zelenskyy u akuzua për mungesë respekti. 


Kaja Kallas 

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha se është bërë e qartë se “bota e lirë ka nevojë për një udhëheqës të ri”. 

“Ukraina është Europa! Ne qëndrojmë pranë Ukrainës”, shkruajti zonja Kallas në platformën e mediave sociale X. 

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në rrjetin X se, “Ukraina mund të mbështetet tek Gjermania – dhe tek Evropa”, ndërsa Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shkruajti në mediat sociale, “Ukrainë, Spanja qëndron me ju”. 

“I dashur @ZelenskyyUa, të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm”, shkruajti Kryeministri polak Donald Tusk në rrjetin X. 

Emmanuel Macron 

Presidenti francez Emmanuel Macron u tha gazetarëve në Portugali: “Rusia është agresori dhe Ukraina është populli i sulmuar”. 

Udhëheqës të tjerë evropianë, përfshirë nga Finlanda, Holanda, Republika Çeke dhe Norvegjia gjithashtu iu drejtuan mediave sociale për të shprehur mbështetje për Ukrainën. 

Jo të gjithë udhëheqësit evropianë e mbështetën Ukrainën. Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili ka qenë prej kohësh kritik ndaj ndihmës ushtarake të BE-së për Kievin, postoi në rrjetin X se, “Presidenti @realDonaldTrump qëndroi me guxim për paqen. Megjithëse ishte e vështirë për shumë ta përtypnin. Faleminderit, zoti President!” 

Takimi midis Presidentëve Trump dhe Zelenskyy erdhi ndërsa dy vendet po përpiqeshin për një marrëveshje që do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara qasjen tek të drejtat e mineraleve të rralla të Ukrainës. Diskutimi mori një ton luftarak rreth 40 minuta pas takimit kur Presidenti Zelenskyy ngriti pushtimin nga Rusia të Krimesë në vitin 2014. 

Nënpresidenti amerikan JD Vance e kritikoi menjëherë Presidentin Zelenskyy, duke e akuzuar atë për përfshirje në një “turne propagande”. 

Nënpresidenti Vance dhe Presidenti Trump e akuzuan udhëheqësin ukrainas se nuk ishte mirënjohës për ndihmën që vendi i tij ka marrë nga Uashingtoni. 

Pas përfundimit të papritur të takimit, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se marrëveshja për mineralet nuk ishte nënshkruar. 

Reagimi brenda vendit 

Në Shtetet e Bashkuara, shumë përfaqësues republikanë në Kongres shprehën mbështetje për veprimet e Presidentit Trump. 

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson shkruajti në rrjetin Facebook se: “Falë Presidentit Trump – ditët e shfrytëzimit dhe mosrespektimit të Amerikës kanë PËRFUNDUAR”, duke shtuar se ajo çfarë u pa në Zyrën Ovale ishte një “president amerikan që vë Amerikën të parën”. 

Lindsey Graham 

Senatori Lindsey Graham, i cili më parë ka mbështetur ndihmën ushtarake për Ukrainën, tha se: “Ajo që pashë në Zyrën Ovale ishte mungesë respekti dhe nuk e di nëse mund të kemi më marrje-dhënie me Zelenskyy-in”. 

Udhëheqësi republikan në Dhomën e Përfaqësuesve, Steve Scalise, i cili gjithashtu ka mbështetur më parë ndihmën ushtarake për Ukrainën, shkruajti në rrjetin X se, “Presidenti Trump po lufton për PAQE në mbarë botën dhe po e pozicionon (axhendën) Amerika e Para si negocimin tonë më të mirë – ai është i vetmi që e ul Rusinë në tryezë për të shqyrtuar një marrëveshje paqeje serioze dhe të qëndrueshme me Ukrainën”. 

Përfaqësuesi Republikan Andy Biggs shkruajti në rrjetin X se, “Diktatori Zelensky pati guximin të mos respektonte Presidentin @realDonaldTrump dhe VP @JDVance gjatë atij që duhej të ishte një takim miqësor, dhe @POTUS me të drejtë i tregoi derën. Ky është roli udhëheqës që Amerika ka dëshiruar për katër vite”. 

Udhëheqësit demokratë në Kongres thanë se nga veprimet e Presidentit Trump do të përfitonte vetëm Rusia. 

Chuck Schumer 

“Trump dhe Vance po bëjnë punën e pistë të [Presidentit rus Vladimir] Putinit. Demokratët e Senatit nuk do të ndalojnë kurrë së luftuari për liri dhe demokraci”, tha udhëheqësi demokrat në Senat, Chuck Schumer. 

Drejtuesi demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, u shpreh me një deklaratë se: “Takimi i sotëm i Shtëpisë së Bardhë me Presidentin e Ukrainës ishte i tmerrshëm dhe do të shërbejë vetëm për ta inkurajuar më tej Vladimir Putinin, një diktator brutal. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të shpërblejnë agresionin rus dhe të vazhdojnë të qetësojnë Putinin”./VOA 



Ju sugjerojmë

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
Aktualitet

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

21 Qershor, 2026 10:57 pm
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
Aktualitet

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

21 Qershor, 2026 10:21 pm
“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
Bota

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

21 Qershor, 2026 9:36 pm
22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

21 Qershor, 2026 8:03 pm
Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

21 Qershor, 2026 7:00 pm
Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
Kryesore

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

21 Qershor, 2026 6:55 pm
Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
Aktualitet

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

21 Qershor, 2026 6:52 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

21 Qershor, 2026 4:48 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
Aktualitet

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi

21 Qershor, 2026 3:32 pm
Para
“Kamza, provë e një qeverisje të mirë”, Rama: Qytetarët demokratë kanë lindur me këmishë. Nuk na votojnë, por… 

“Kamza, provë e një qeverisje të mirë”, Rama: Qytetarët demokratë kanë lindur me këmishë. Nuk na votojnë, por... 

“Negociatat me BE të mbyllen në 2027-ën”, Rama: S’na duhet vetëm fitorja aritmetike 

“Negociatat me BE të mbyllen në 2027-ën”, Rama: S’na duhet vetëm fitorja aritmetike 

“Soros futi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë”/ Rama ironizon Berishën: Një miliarder i kushtoi jetën bufit të kënetës! 

“Soros futi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë”/ Rama ironizon Berishën: Një miliarder i kushtoi jetën bufit të kënetës! 
















TE FUNDIT

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
21 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale sa i përket protestave në Tiranë. Ai ka ndarë një foto...

Lexo më shumë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
21 Qershor, 2026

Po mbahen në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake. Si çdo ditë, qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për...

Lexo më shumë

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
21 Qershor, 2026

Raundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është zhvilluar në Bürgenstock të Zvicrës dhe ka zgjatur...

Lexo më shumë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
21 Qershor, 2026

Dita e 22-të e protestës ka nisur me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, që nisi rreth orës 19:30. Qytetarët u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}