Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier.
Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë ka patur dy persona të lënduar të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të qytetit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.
“Rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, janë përfshirë në aksident rrugor tre automjete, me drejtues shtetasit B. Ç, 41 vjeç, J. Ç., 52 vjeç dhe K. K., 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy prej pasagjerëve në automjetin me drejtues shtetasin J. Ç., shtetasit A. S., 50 vjeç dhe K. Ç., 42 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.