Ky është momenti kur 24-vjeçarja Rayyan Alwan dhe bashkëshorti i saj, 49-vjeçari Fadi Alwan mbërritën në Shqipëri, nga aeroporti i Rinasit më datë 19 Shkurt.
Siç shihet edhe në foto, çifti shfaqet duke ecur krah njëri-tjetrit në aeroport, ndërsa mësohet se kishin ardhur si turistë në Shqipëri.
Viktima dhe bashkëshorti i saj 25 vite më i madh raportohet se jetonin në Gjermani, ndërsa në aeroport janë prezantuar me dokumente greke.
Pasi kanë marrë një taksi ata janë akomoduar në banesën e marrë me qira tek Blloku i Ambasadave, ku dyshohet se 3 ditë më vonë, konkretisht më 22 Shkurt ndodhi edhe vrasja ku 49-vjeçari masakroi me thikë bashkëshorten e tij.
Ndërkohë trupi i pajetë i viktimës Rayyan Alwan u gjet pesë ditë më vonë, më 27 Shkurt, me plagë të shumta në trup.