Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koalicionet ende në ajër në Kosovë, sytë nga votat e diasporës

2025/02/27 at 9:31 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Koalicionet ende në ajër në Kosovë, sytë nga votat e diasporës

Me asnjë parti në gjendje për të qeverisur e vetme, opsionet për koalicione në Kosovë janë ende të pasigurta.


Votat e diasporës – që në përfaqësitë diplomatike kanë nisur të numërohen më 26 shkurt – mund ta kenë çelësin. Për t’u numëruar kanë mbetur edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Dy javë e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, nuk ka asnjë ide të sigurt se si do të duken institucionet e reja të vendit.

Në prapaskenë mund të zhvillohen bisedime e të bëhen përllogaritje, por në publik flitet pak.

Vëzhguesit thonë se, në dritën e zhvillimeve të shpejta gjeopolitike në botë, është e rëndësishme që Kosova të ketë sa më shpejt institucione të qëndrueshme.

“Konstituimi i institucioneve mbi bazën e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, është i nevojshëm edhe për shkak të interesave të Kosovës në planin e integrimeve evropiane, por edhe sfidave që e presin atë në planin ekonomik e politik”, thotë Besar Gërgi, nga Grupi për Studime Ligjore dhe Politike (GSLP) në Prishtinë.

Kryeministri aktual, Albin Kurti, tha më 26 Shkurt se i takon partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, që, “si fituese e qartë e zgjedhjeve”, t’i formojë institucionet e Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare, kjo parti doli e para me rreth 40 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 22 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 17 për qind dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me rreth 7 për qind.

Këto shifra tregojnë se asnjëra parti nuk ka mjaftueshëm vota për të formuar shumicën në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës.

Për t’u numëruar kanë mbetur edhe votat e diasporës – që janë mbi 80.000 – ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Kurti tha se pret që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, javën e ardhshme, të dalë me rezultatet përfundimtare për subjektet politike.

“Të gjithë presim nga KQZ-ja edhe më shumë angazhim për përfundimin e procesit të numërimit dhe kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votuesve”, tha ai.

Kush çka ka thënë?

Pas shpalljes së fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit, Kurti ka shprehur bindjen se Vetëvendosja e tij do ta formojë qeverinë në mënyrë të pavarur.

Gjatë fjalimit të asaj nate, ai ka përdorur gjuhë denigruese ndaj partive opozitare – gjë të cilën disa analistë e kanë interpretuar si mesazh se nuk do të kërkojë koalicion me to.

Mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen e kanë përjashtuar edhe PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja, por jo edhe partnerja e kësaj të fundit, Nisma.

Udhëheqësi i Nismës, Fatmir Limaj, nuk ka vënë “vija të kuqe” përballë koalicioneve të mundshme, qoftë me Lëvizjen Vetëvendosje, qoftë me partitë aktuale në opozitë.

“Kush më fton në tavolinë, unë shkoj. Për Kosovën”, ka thënë Limaj në një paraqitje në Radio-Televizionin Dukagjini.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Limajn dhe zyrtarë të tjerë të partisë së tij për t’i pyetur se a janë duke u zhvilluar bisedime për koalicion me Vetëvendosjen dhe, nëse po, deri ku kanë mbërritur ato, por, përkundër disa përpjekjeve, nuk mori përgjigje.

Ngjashëm nuk u përgjigjën as zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Çka thonë vëzhguesit?

Bekim Salihu, nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP, thotë se rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 9 shkurtit, do ta përcaktojnë votat e diasporës.

Ai beson se partitë janë duke pritur certifikimin e rezultateve – që është paralajmëruar se do të bëhet në mes të marsit – për të bërë hapa konkretë drejt koalicioneve eventuale.

Me votat e numëruara deri tash, Vetëvendosje i ka 47 deputetë në Kuvendin e Kosovës, e për të formuar shumicën i duhen së paku 61.

Salihu pret që Kurti të sigurojë ndonjë deputet nga votat e diasporës, ndërsa llogarit edhe në dhjetë deputetët e komuniteteve joserbe, si dhe në një deputet nga serbët, por jo Lista Serbe.

“Ndaj, unë e shoh të mundshme që Vetëvendosje ta shfrytëzojë opsionin e Limajt, duke aplikuar edhe një lloj ‘kontraktimi’ të deputetëve të tjerë, për të mbështetur qeverinë”, thotë Salihu për Radion Evropa e Lirë.

Mendim të ngjashëm ndan edhe Gërgi nga GSLP-ja, por shton se një shumicë e tillë, me minimumin e deputetëve të kërkuar, nuk do të ishte stabile.

Ai sheh edhe një opsion tjetër të mundshëm.

“Opsioni B është që Lëvizja Vetëvendosje të bëjë një koalicion qeverisës qoftë me PDK-në, qoftë me LDK-në, në mënyrë që të ketë një stabilitet në qeverisje, si dhe të ketë numra të mjaftueshëm për zgjedhjen e presidentit në prill të vitit të ardhshëm”, thotë Gërgi.

Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 7 prill të vitit 2026.

Sa është urgjent formimi i institucioneve?

Për Besar Gërgin është shumë urgjent, sidomos kur merren parasysh zhvillimet gjeopolitike në botë, të cilat, siç thotë, ndryshojnë dita-ditës.

Jashtë luftës në Ukrainë, që ka marrë vëmendjen kryesore të BE-së dhe SHBA-së, Gërgi përmend edhe mundësinë e trazirave në Bosnje e Hercegovinë, si pasojë e dënimit të presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik.

“Kështu që është jashtëzakonisht e rëndësishme që Kosova të ketë shpejt një qeveri stabile dhe një udhëheqësi të sigurt në këto ujëra të rrezikshme gjeopolitike, në të cilat kemi hyrë”, thotë Gërgi.

“Unë besoj se partitë janë ngutur për të vendosur ‘vijat e kuqe’ pas shpalljes së rezultateve preliminare. Tash, duke parë realitetin e ri që po krijohet në terren, ato do të detyrohen që t’i rikonsiderojnë këto vija të vendosura”, shpreh bindjen Gërgi.

Salihu, në anën tjetër, thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është në situatë për të nxituar me formimin e qeverisë së re, për shkak se buxhetin për këtë vit e ka të miratuar.

“Pra, kemi një qeveri në detyrë, të cilën e udhëheq LVV-ja dhe, natyrisht, qeveria në detyrë nuk ka kufizim kohor. Qeveria në detyrë mund t’i ndërmarrë të gjitha veprimet sikurse një qeveri e zgjedhur”, thotë Salihu.

Sipas tij, i vetmi kufizim është fakti se ajo nuk mund të procedojë ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare për miratim në Kuvend.

Me Kushtetutën e Kosovës, 30 ditë pas certifikimit të rezultatit zyrtar zgjedhor nga KQZ-ja, presidentja Osmani duhet ta thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Konstituimi përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të tij.

Kjo praktikë edhe mund të zgjasë – në vitin 2014 janë dashur rreth gjashtë muaj./REL



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
“Do ta shihni marrëdhënien me Amerikën”/ Rama-komentuesit: Kur Trump mori mandatin e parë, më thanë ik vetë se do vijë të të marrë zvarrë

“Do ta shihni marrëdhënien me Amerikën”/ Rama-komentuesit: Kur Trump mori mandatin e parë, më thanë ik vetë se do vijë të të marrë zvarrë

Aktori Gazmend Paja në SPAK/ Me humor pas daljes: Isha në kafe me prokurorin, pa dashje mori telefonin tim…

Aktori Gazmend Paja në SPAK/ Me humor pas daljes: Isha në kafe me prokurorin, pa dashje mori telefonin tim…

Udhëtuan për 4 orë pranë gruas të vdekur, çifti australian flet për “traumën” që kaluan në avion

Udhëtuan për 4 orë pranë gruas të vdekur, çifti australian flet për “traumën” që kaluan në avion
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}