Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anketimi, ukrainasit përgjithësisht optimistë për të ardhmen e tyre

2025/02/26 at 5:12 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Anketimi, ukrainasit përgjithësisht optimistë për të ardhmen e tyre

Pavarësisht rritjes së pasigurisë lidhur me rënien e ndihmës së Shteteve të Bashkuara, shtimit të pikëpyetjeve ekzistenciale dhe përparimit në terren të Rusisë, anketimet tregojnë se ukrainasit vazhdojnë të jenë shpresëplotë për të ardhmen e tyre. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalests, sjell më shumë hollësi nga Kievi mbi të dhënat e anketimeve, por edhe se si ndihen ukrainasit, tani që kanë kaluar 3 vjet nga lufta.

Deri në vitin 2022, kjo pjesë e Sheshit të Pavarësisë në qendër të Kievit ishte lulishte.

Kur nisi sulmi i Rusisë në shkallë të gjerë, njerëzit filluan të vendosin aty flamuj ukrainas në kujtim të ushtarëve të vrarë.

Në tre vite, numri i flamujve të vënë ka arritur në qindra.

“Sollëm një flamur në kujtim të xhaxhait tonë”, thotë Polina, banore e Kievit.

Në memorial, gjendet përherë dikush.

Tre vjet pas sulmit nga Rusia, ndjenjat janë të përziera.

“Mos më pyesni se si ndihem tre vjet pas luftës. Më vdiq bashkëshorti, ai ishte pjesë e ushtrisë”, thotë Daria, banore e Kievit.

“Ndjej dëshpërim në trup dhe zemërim në mendje, dua të më kthehet bashkëshorti. Ai ishte në frontin e luftës, prej tre muajsh nuk gjendet”, tregon Liudmyla, një tjetër banore e Kievit.

“Nuk mendoj për politikë, dua që të gjithë njerëzit të jenë gjallë dhe të mbarojë lufta. Dua që të gjithë të jetojmë në paqe”, thotë Lina, banore e kryeqytetit.

Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë së Kievit, një organizëm joqeveritar, ushtron aktivitetin e tij në Ukrainë prej më shumë se 30 vjetësh. Anketimi i fundit i realizuar nga ky Institut, në fund të vitit 2024 sugjeron se shumica e ukrainasve vazhdojnë të jenë shpresëplotë.

“Më shumë së 80 për qind e të anketuarve vazhdojnë të besojnë se Ukraina është në gjendje të arrijë sukses në luftë, në rast se partnerët perëndimorë e mbështesin në mënyrën e duhur”, thotë zoti Anton Hrushetskyi, drejtor i këtij instituti.

Një studim i ngjashëm, i cili u realizua vitin e kaluar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan tregon se 88 për qind e qytetarëve ukrainas të cilët u anketuan, besonin se fitorja është e mundur.

Megjithatë, entuziazmi nuk është aq i lartë sa ishte kur Ukraina u përball me sulmin në shkallë të gjerë, në vitin 2022.

Kjo ishte diçka e pritshme, sipas Artem Zakharchenkos, kreut të Ekipit të Analizës së Komunikimit, një organizatë jo qeveritare e cila ka mbikqyrur sjelljen e ukrainasve në rrjetet sociale që prej ditëve të para të luftës.

“Tani, gjëja më e vështirë është se njerëzit nuk dinë çfarë të bëjnë për t’i përmirësuar gjërat. Tani për tani, ka shumë vëmendje tek (Presidenti) Donald Trumpi dhe tek pritshmëritë se çfarë do të bëjë ai”, thotë zoti Zakharchenko.

Po ashtu, sociologët vërejnë se tek ukrainasit, ka shumë zhgënjim, lodhje dhe zemërim, ndjenja që po i ndikojnë disa, që të kundërshtojnë negociatat.

“Ndihet lodhje, ndihet mundim, por po ashtu kuptohet se Rusia është një armik ekzistencial dhe kjo krijon shumë pak hapësirë për kompromis”, thotë zoti Hrushetskyi.

Në të njëjtën kohë, anketimet tregojnë se besimi i njerëzve tek Forcat e Armatosura të Ukrainës është i lartë, në mënyrë të qëndrueshme, në nivelin 90 për qind.

Një studim i Institutit shtetëror të Sociologjisë së Ukrainës, i cili u realizua me mbështetjen financiare të Shteteve të Bashkuara, sugjeron se patriotizmi i ka bashkuar ukrainasit gjatë këtyre viteve. Por qëndrimi i opinionit publik nga pikëpamja politike, është një çështje tjetër.

“Këto sakrifica që janë bërë janë tregues i maturisë, aftësisë për t’u përballur me sfidat dhe përkushtimit. Por kur lufta të marrë fund dhe t’i kthehemi normalitetit politik, atëherë do të shohim nëse shoqëria është pjekur apo jo”, thotë Serhiy Dembitskyi nga Instituti i Sociologjisë.

Ndërkohë, pranë memorialit, një muzikant rruge interpreton një këngë të njohur të një grupi “rock” ukrainas. Teksti i këngës thotë se gjërat do të bëhen mirë, për të gjithë./VOA

Ju sugjerojmë

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
Kryesore

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

14 Maj, 2025 2:24 pm
Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
Aktualitet

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

14 Maj, 2025 2:20 pm
Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
Aktualitet

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

14 Maj, 2025 2:02 pm
Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
Aktualitet

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

14 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

14 Maj, 2025 1:41 pm
Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

14 Maj, 2025 1:41 pm
Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
Aktualitet

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

14 Maj, 2025 1:23 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

14 Maj, 2025 1:12 pm
Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Kryesore

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

14 Maj, 2025 1:11 pm
Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
Aktualitet

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

14 Maj, 2025 1:01 pm
Para
Trump zbulon planin, SHBA do të shesë “viza të arta” në vlerën e 5 milionë dollarëve

Trump zbulon planin, SHBA do të shesë “viza të arta” në vlerën e 5 milionë dollarëve

Sulmi i armatosur para Gjykatës në Gjermani, plagosen babai dhe vëllai i autorit që ekzekutoi me armë zjarri boksierin shqiptar

Sulmi i armatosur para Gjykatës në Gjermani, plagosen babai dhe vëllai i autorit që ekzekutoi me armë zjarri boksierin shqiptar

Sejko takim me drejtorin e FMN për Shqipërinë: BSH, 25 mld Lekë kredi për bujqësinë e agroturizmin

Sejko takim me drejtorin e FMN për Shqipërinë: BSH, 25 mld Lekë kredi për bujqësinë e agroturizmin

TE FUNDIT

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
14 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale në qarkun e Vlorës, duke dalë kështu me një rezultat më të...

Lexo më shumë

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
14 Maj, 2025

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision shënoi fitoren e parë për Shqipërinë. Shkodra Elektronike ia doli të  siguronte finalen duke...

Lexo më shumë

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur liderëve botërore, të cilët e kanë uruar për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
14 Maj, 2025

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet e ushtruar në banesën e këtij të fundit. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com