Gjyqtari i GJKKO Erion Bani deklaroi se Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion aktualisht mbulon mbi 99% të çështjeve.
Në tryezën e drejtësisë ai tha se ka raste që gjyqtarët të punojnë 7 ditë edhe jashtë orarit zyrtar.
“Ndryshe nga të gjitha gjykatat e tjera, s’ka krahasueshmëri sa i përket cilësisë së çështjeve, problematikave, numrit të të pandehurve, volumit. Kjo e vështirëson punën, në kushtet kur s’kemi as ndihmës ligjorë, duhet që gjyqtarët të punojnë jo 5 ditë, por 7 ditë edhe jashtë orarit zyrtar”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, Bani theksoi angazhimin e institucioneve të drejtësisë për të ofruar shërbim me cilësi të lartë.
“Janë pasqyruar me objektivitet arritjet e GJKKO. Ju bëj me dije që drejtësia është një shërbim. GJKKO është e hapur që këtë shërbim ta bëjë në mënyrën më të mirë të mundshme. Nga 2020-2024 kemi mbi 1400 vendime që janë shtuar. Jemi pothuajse me gjysmën e kapaciteteve të gjyqtarëve”, tha gjyqtari i GJKKO.