Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në Gjermani/ Merz përballet me negociata të vështira për koalicionin e ri

2025/02/24 at 8:07 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në Gjermani/ Merz përballet me negociata të vështira për koalicionin e ri

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të fillojë përpjekjet për të formuar një qeveri koalicioni, pasi blloku i tij konservator fitoi zgjedhjet kombëtare, në një garë ku partitë e ekstremit të djathtë dhe të majtë morën mbështetje të konsiderueshme nga votues të pakënaqur.

Merz, i cili nuk ka përvojë të mëparshme në qeverisje, pritet të marrë drejtimin e ekonomisë më të madhe të Europës në një kohë të vështirë, me shoqërinë e ndarë mbi çështjen e migracionit dhe sigurinë e vendit të kapur mes një SHBA-je konfrontuese dhe një Rusi e Kine gjithnjë e më të ashpra.

69-vjeçari përballet me negociata të gjata për krijimin e qeverisë, pasi partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) arriti një rezultat historik duke dalë forcë e dytë, pas dështimit të koalicionit trepalësh të kancelarit Olaf Scholz.

Në një sinjal të hershëm për orientimin e tij politik, Merz kritikoi ashpër SHBA-në pas fitores, duke e quajtur “të papranueshme” ndërhyrjen e Washingtonit gjatë fushatës, duke e krahasuar atë me ndërhyrjet e Rusisë.

“Për mua, prioritet absolut do të jetë forcimi sa më i shpejtë i Europës, në mënyrë që të arrijmë pavarësi të vërtetë nga SHBA hap pas hapi,” deklaroi ai të dielën.

Blloku konservator CDU/CSU doli forcë e parë me 28.6% të votave, i ndjekur nga AfD me 20.8%, rezultati më i lartë ndonjëherë për këtë parti, sipas rezultateve paraprake.

Megjithatë, partitë kryesore kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me AfD-në, një parti e monitoruar nga shërbimet gjermane të sigurisë për dyshime mbi ekstremizmin e saj, por që ka marrë mbështetje edhe nga figura amerikane si miliarderi Elon Musk.

Kjo do të thotë se Merz do të duhet të negociojë me socialdemokratët e Scholz (SPD) për të formuar qeverinë, në bisedime që pritet të zgjasin me muaj, pas një fushate të ashpër që nxori në pah ndasi të mëdha politike.

Megjithatë, ai nuk do të ketë nevojë për mbështetjen e të Gjelbërve për të siguruar shumicën parlamentare, pasi partia e re BSW, e themeluar nga ish-liderja e së Majtës, Sahra Wagenknecht, nuk arriti pragun 5% për të hyrë në Bundestag./Reuters

Ju sugjerojmë

Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët
Bota

Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët

29 Korrik, 2025 7:40 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë
Bota

Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë

29 Korrik, 2025 7:32 pm
Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez?
Bota

Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez?

29 Korrik, 2025 7:30 pm
Britania: Do njohim shtetin e Palestinës nëse Izraeli nuk ndalon luftën në Gaza
Bota

Britania: Do njohim shtetin e Palestinës nëse Izraeli nuk ndalon luftën në Gaza

29 Korrik, 2025 6:43 pm
Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln € pasuri në Itali.Zbulohet..
Kronikë

Toka, vila e apartamente, sekuestrohen pasuri me vlerë 9,3 milionë euro

29 Korrik, 2025 6:35 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta

29 Korrik, 2025 6:32 pm
Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit i ka arritur të gjitha objektivat, SHBA i bën thirrje Teheranit për vetëpërmbajtje
Bota

Netanyahu gati planin për të aneksuar disa zona në Gaza

29 Korrik, 2025 6:05 pm
Ky është zbulimi që mund të ndryshojë të ardhmen energjetike të Europës
Bota

Ky është zbulimi që mund të ndryshojë të ardhmen energjetike të Europës

29 Korrik, 2025 6:00 pm
Gaza/ Mbi 60.000 palestinezë të vrarë gjatë luftës
Bota

Gaza/ Mbi 60.000 palestinezë të vrarë gjatë luftës

29 Korrik, 2025 5:29 pm
Para
Profil/ Kush është Friedrich Merz, kancelari i ardhshëm gjerman! Vizioni europian dhe qëndrimi ndaj SHBA

Profil/ Kush është Friedrich Merz, kancelari i ardhshëm gjerman! Vizioni europian dhe qëndrimi ndaj SHBA

Akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit, Safet Bajri del sot para gjyqtarëve për masën e sigurisë

Akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit, Safet Bajri del sot para gjyqtarëve për masën e sigurisë

“Vendosëm piketa të reja bashkëpunimi”, Rama poston fotot pas vizitës së Bin Zayed

"Vendosëm piketa të reja bashkëpunimi", Rama poston fotot pas vizitës së Bin Zayed

TE FUNDIT

Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët

Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët
29 Korrik, 2025

Palestinezët në Gaza përballen çdo ditë me mungesë ushqimi, edhe pse një pauzë taktike e Izraelit lejoi hyrjen e ndihmave...

Lexo më shumë

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
29 Korrik, 2025

Këngëtarja e njohur Katy Perry është fotografuar në një darkë intime me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, vetëm pak javë...

Lexo më shumë

Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë

Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë
29 Korrik, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të martën një ligj që ua mundëson ukrainasve mbi 60 vjeç që...

Lexo më shumë

Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez?

Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez?
29 Korrik, 2025

Franca pritet të bëhet vendi i parë nga grupi i shtatë fuqive më të mëdha industriale (G7) që njeh zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com