Jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinj të huaj në forcë po pune po zgjedhin tregun shqiptar të punësimit, duke mbushur boshllëqet e krijuara në sektorë të ndryshëm në vendin tonë.
Të dhënat e agjencisë kombëtare të punësimit dhe aftësive tregojnë se vitin që lamë pas janë punësuar 13 mijë shtetas të huaj me një kontratë të rregullt pune. Të dhënat pas vitit 2022 tregojnë se nga viti në vit ka një rritje të punësimeve të shtetasve të huaj në vendin tonë.
“Arsyeja e gjithë rritjes ekonomike që ka pësuar vendi. Flasim në fakt për Shqiopërinë në vitin 2024 për 700 mijë të punësuar në listpagesat tona, ku rreth 13 mijë janë të huaj që kanë aplikuar për t’u punësuar në Shqipëri”, shprehet Gertiola Çepani, Drejtore e Shërbimit të Tregut të Punës.
Të huaj në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët, por nuk mungojnë edhe nga shtetet e tjera.
“Janë Italia, Turqia, India, Kosova dhe Filipinet. Unë e thashë në fakt në rendin zbritës”, thekson Çepani.
Hoteleri shërbimi dhe ndërtimi janë sektorët që kanë edhe mungesat më të mëdha për forcë pune, ku një mundësi janë punësimet nga jashtë.
“Sektorët kryesor janë shërbime, akomodim shërbim ushqimor, ndërtimi, tregtia dhe industria përpunuese”, deklaronGertiola Çepani
Të gjithë shtetasit e huaj duhet të sigurojnë një kontratë pune për të aplikuar më pas për leje qëndrimi në vendin tonë.
Tv Klan