Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tre vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë lëkundet mbështetja amerikane

2025/02/22 at 4:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tre vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë lëkundet mbështetja amerikane

Një ndjesi pasigurie po ndikon tek marrëdhëniet SHBA-Ukrainë, ndërsa agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës do të hyjë në vitin e katërt. Ndryshimet e fundit në retorikën e Uashingtonit kanë ngjallur frikën se Ukraina mund të jetë nën trysni për të arritur një marrëveshje jo të favorshme për paqen, apo se mund të lihet të përballet me Rusinë pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Siç njoftojnë korrespondentet e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze dhe Anna Chernikova, ndërsa shumica e ukrainasve janë tashmë në favor të bisedimeve të paqes, shumë këmbëngulin që zgjidhja të jetë sipas kushteve të Ukrainës.

Qendra Mjekësore Razom në Kiev u hap në shkurt 2024 nga veterani i luftës Petro Krasytskyi dhe mjeku i tij i familjes. Pasi shërbeu në ushtri në 2015 dhe përsëri pas fillimit të sulmit të Rusisë, zoti Krasytskyi e planifikoi ngritjen e klinikës gjatë trajtimit për lëndimet e pësuara, përcjell A2.

Ndërsa numri i veteranëve të Ukrainës pritet të arrijë në 4 deri në 5 milionë, ai thotë se e sheh qendrën si një investim në të ardhmen e vendit.

“Nëse nuk do të besonim në të ardhmen e vendit tonë, nuk do të kishim filluar asnjë nga këto. Nuk do të kishte asnjë qendër mjekësore – thjesht do të kishim shkuar jashtë vendit dhe ky do të ishte fundi”, thotë ai.

Shumë në Ukrainë kanë optimizmin e zotit Krasytskyi, por ndryshimet e fundit në politikën dhe retorikën amerikane kanë shqetësuar shumë ukrainas për të ardhmen e vendit teksa hyn në vitin e katërt të luftës me Rusinë.

Ukrainasit kanë frikë se lëkundjet në angazhimin amerikan mund të dëmtojnë përpjekjet për të frenuar forcat ruse dhe mund të dobësojnë pozitat e Ukrainës në negociatat e ardhshme.

Maria Mezentseva, ligjvënëse nga partia në pushtet e Presidentit Volodomyr Zelenskyy, i tha Zërit të Amerikës se trysnia është e lartë dhe se disa mesazhe për Ukrainën janë zhgënjyese.

“Ende presim paqen, negociata të drejta dhe asgjë për Ukrainën që nuk do të vendoset pa Ukrainën. // Presim kohëra të vështira, por tashmë e shoh këtë unitet [brenda vendit], të cilin ndoshta filluam ta humbim pak, duke u rikthyer. Dhe ndoshta këto tronditje janë të nevojshme për këtë qëllim”, thotë deputetja.

Anketimi i fundit i firmës Gallup tregon se 52% e ukrainasve mbështesin bisedimet e paqes. Oleksiy Melnyk nga Qendra Razumkov, një institut ukrainas i politikave publike, vëren se ai sheh një ndjenjë në rritje të realizmit në shoqërinë ukrainase në lidhje me perspektivat për paqen.

“Ekziston një botëkuptim i përgjithshëm se një armëpushim i mundshëm nuk është fundi i luftës. // Mendimi mbizotërues është se nëse amerikanët dhe rusët arrijnë një lloj marrëveshjeje për armëpushimin, kjo do të jetë thjesht një lloj tjetër periudhe e ndërmjetme”, thotë zoti Melnyk.

Viktimat në radhët e civilëve në Ukrainë u rritën me 16% në vitin e tretë të luftës, me mbi 1,600 vdekje ndërsa sulmet ajrore ndaj civilëve u trefishuan, sipas organizatës ACLED me seli në Shtetet e Bashkuara.

Në rrugët e Kievit, shumë shpresojnë se bisedimet e paqes do t’i japin fund armiqësive, por nuk janë të kënaqur me idenë për t’i bërë lëshime Rusisë dhe Presidentit Vladimir Putin.

“E shikoj pozitivisht procesin e fillimit të negociatave, por është shumë e vështirë të flasim për të me kushtet që po dëgjojmë. Gjëja më e rëndësishme që i duhet Ukrainës tani është besimi se ka mbështetje, si brenda vendit ashtu edhe nga aleatët e huaj”, thotë Anna, banore e Kievit.

“Negociatat duhet të jenë vetëm sipas kushteve tona. Duke pasur parasysh kompromiset që sugjerohen, unë besoj se do të ishte një humbje dhe kjo nuk është ajo për të cilën ne kemi luftuar gjatë tre viteve të fundit”, thotë Dmytro.

Pas tre vitesh rezistencë ndaj agresionit rus, Ukraina po përjeton një nga periudhat e saj më sfiduese, pasi forcat e saj humbasin gradualisht terren në lindje.

Ukrainasit nuk do të donin ta shihnin vendin e tyre të heqë dorë nga territori dhe shpresojnë se Shtetet e Bashkuara mund të binden të qëndrojnë në anën e tyre, duke u dhënë atyre një shans për ta mbajtur vendin e tyre të plotë./ Zëri i Amerikës

Ju sugjerojmë

Tensionet në Vorë/Celibashi-përfaqësuesve politikë: Sa më larg qendrave të votimit
Kryesore

Tensionet në Vorë/Celibashi-përfaqësuesve politikë: Sa më larg qendrave të votimit

11 Maj, 2025 2:06 pm
 “Nga komanda e përgjithshme”/Rama-qytetarëve: Votoni, detyrë qytetare e patriotike!
Kryesore

 “Nga komanda e përgjithshme”/Rama-qytetarëve: Votoni, detyrë qytetare e patriotike!

11 Maj, 2025 1:59 pm
Pogradec/Goditi komisionerin e PS, në pranga simpatizanti i PD, nipërit i dhunuan…
Aktualitet

Pogradec/Goditi komisionerin e PS, në pranga simpatizanti i PD, nipërit i dhunuan…

11 Maj, 2025 1:54 pm
“Ndërtojmë rrugë thonë, vjedhje të tmerrshme!”/Berisha: Paratë të ishin për pensione
Kryesore

Tensionet dhe parregullsitë/ Berisha: Ata që shkelin ligjin do të marrin përgjegjësi

11 Maj, 2025 1:41 pm
Pezullohet votimi në Karbunarë të Lushnjes,qytetarët denoncojnë:U ushtrua presion…
Kryesore

Pezullohet votimi në Karbunarë të Lushnjes,qytetarët denoncojnë:U ushtrua presion…

11 Maj, 2025 1:39 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve

11 Maj, 2025 1:30 pm
Blerina Gjylameti voton në Tiranë, e shoqëruar nga bashkëshorti
Kryesore

Blerina Gjylameti voton në Tiranë, e shoqëruar nga bashkëshorti

11 Maj, 2025 1:19 pm
E pazakontë në Lushnje/ Dhoma e votimit zëvendësohet me dollapin e rrobave
Kryesore

E pazakontë në Lushnje/ Dhoma e votimit zëvendësohet me dollapin e rrobave

11 Maj, 2025 1:15 pm
Gonzato nga Durrësi: Zgjedhjet me rëndësi për integrimin e Shqipërisë në BE!
Kryesore

Gonzato nga Durrësi: Zgjedhjet me rëndësi për integrimin e Shqipërisë në BE!

11 Maj, 2025 1:13 pm
VIDEO/ Martohet ditën e zgjedhjeve, nusja me vello në qendrën e votimit
Kryesore

VIDEO/ Martohet ditën e zgjedhjeve, nusja me vello në qendrën e votimit

11 Maj, 2025 12:59 pm
Para
Vendimi i Gjykatës për mbylljen e TikTok në SHBA, Trump: Ndalimi i platformës varet nga unë, shihni çfarë do të bëj

Tërhiqet Trump: Luftën e nisi Rusia, por Zelensky dhe Biden duhet ta kishin ndalur

Berisha-Ramës: Hija e McGonigal do të të ndjekë deri në ditën e fundit të jetës

Berisha-Ramës: Hija e McGonigal do të të ndjekë deri në ditën e fundit të jetës

“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin

“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin

TE FUNDIT

Tensionet në Vorë/Celibashi-përfaqësuesve politikë: Sa më larg qendrave të votimit

Tensionet në Vorë/Celibashi-përfaqësuesve politikë: Sa më larg qendrave të votimit
11 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur për mediat nga një qendër votimi në Bashkinë e Vorës....

Lexo më shumë

 “Nga komanda e përgjithshme”/Rama-qytetarëve: Votoni, detyrë qytetare e patriotike!

 “Nga komanda e përgjithshme”/Rama-qytetarëve: Votoni, detyrë qytetare e patriotike!
11 Maj, 2025

Kreu i Partisë Socialiste, Rama publioi në rretjet scociale një video ku u ka bërë thirrje zgjedhësve që ende nuk...

Lexo më shumë

Pogradec/Goditi komisionerin e PS, në pranga simpatizanti i PD, nipërit i dhunuan…

Pogradec/Goditi komisionerin e PS, në pranga simpatizanti i PD, nipërit i dhunuan…
11 Maj, 2025

Policia në Pogradec ka arrestuar një simpatizant të Partisë Demokratike, pasi ka dhunuar komisionerin e Partisë Socialiste duke i shkaktuar...

Lexo më shumë

Tensionet dhe parregullsitë/ Berisha: Ata që shkelin ligjin do të marrin përgjegjësi

“Ndërtojmë rrugë thonë, vjedhje të tmerrshme!”/Berisha: Paratë të ishin për pensione
11 Maj, 2025

Në deklaratën e tij për mediat, pasi u pyet për tensionet dhe parregullsitë në qendrat e votimit, Berisha deklaroi se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com