Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama nga Fieri: Janë 250 milionë euro për të gjithë ata që duan të investojnë në bujqësi

2025/02/22 at 3:55 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama nga Fieri: Janë 250 milionë euro për të gjithë ata që duan të investojnë në bujqësi

Kryeministri Rama ishte në Fier, ku së bashku me Zv/kryeministren e Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, panë nga afër investimin në terren lidhur me rehabilitimin e argjinaturës së majtë të lumit Seman.

Duke vlerësuar punën e bërë në rehabilitimin e argjinaturave, Rama kërkoi që të punohet me këmbëngulje në drejtim të informimit lidhur me linjën e re të financimit prej 250 milionë eurosh të Bankës së Shqipërisë për të gjithë ata që duan të investojnë në bujqësi.

“Ajo që duhet bërë tani dhe duhet përsëritur në mënyrë këmbëngulëse është informimi për linjën e re të financimit të Bankës së Shqipërisë. Janë 250 milionë euro të mbështetura me garancinë sovrane që ne po e përgatisim, një instrument shumë i favorshëm dhe me interesa shumë të ulëta për të gjithë ata që duan të investojnë në bujqësi, në zhvillimin rural, në agroturizëm.

Kështu që, mund të interesohen pranë bankave të nivelit të dytë. Ndërkohë AZHBR duhet të bëjë punën e vet për ta koordinuar gjithë këtë proces se duhet shumë informacion. Nga ana tjetër, rehabilitimi i argjinaturave, ujitjes dhe kullimit, është një proces që vërtetë ka marrë kohën e vet, por po shkon drejtë kurorëzimit dhe shumë njerëz që s’kanë idenë fare thonë “akoma merreni ju me ujësjellësa? Akoma merreni ju me kanale e ujitje, këto gjëra bota i ka zgjidhur”.

E dimë që i ka zgjidhur bota, por kur ne kemi filluar këtë punë ishin më shumë se gjysma e kanaleve e bllokuar dhe më shumë se gjysma e tokës së punueshme ishte e braktisur për shkak se s’kishte ujë. Rikuperimi që ne kemi bërë është i jashtëzakonshëm dhe në një kohë relativisht të shkurtër, ne me buxhetet modeste që kemi pasur, tani buxheti ka filluar të bëhet më domethënës për shkak se është rritur ekonomia, janë rritur të ardhurat, por nga ana tjetër çdo punë do kohën e vet”, u shpreh Rama.

Ai tha që emigrantët që kanë punuar në bujqësi, të sjellin në vendin e tyre eksperiencën në këtë fushë.

“E fundit që dua të shfrytëzoj rastin tani është që pa diskutim që kush kthehet dhe sjell dhe eksperiencën që ka në Greqi në Itali apo gjetkë, po sidomos në këto dy vende me bujqësinë, duke e hedhur në tokën e vet, qoftë për prodhim, qoftë për përpunim, qoftë për ambalazhim, qoftë për agroturizëm, 100% i del më mirë llogaria sesa të vazhdojë të rrijë atje. Dhe jam bindur i që kjo tendencë do fuqizohet vit pas viti”, u shpreh ai. 

Ju sugjerojmë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Gjendet trupi i dekompozuar i një personi në Kolonjë

7 Korrik, 2025 4:29 pm
Rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit!
Aktualitet

Rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit!

7 Korrik, 2025 4:14 pm
Detajet e marrëveshjes, Theo Hernandez tek Al Hilal për 25 milionë euro
Sport

Detajet e marrëveshjes, Theo Hernandez tek Al Hilal për 25 milionë euro

7 Korrik, 2025 3:56 pm
“Fshati turistik në mes të Thethit”, Rama nxjerr pamjet nga shembja e shtëpizave
Aktualitet

“Fshati turistik në mes të Thethit”, Rama nxjerr pamjet nga shembja e shtëpizave

7 Korrik, 2025 3:51 pm
Duka uron klubet shqiptare: Bëni maksimumin për të kaluar sa më shumë ture
Sport

Duka uron klubet shqiptare: Bëni maksimumin për të kaluar sa më shumë ture

7 Korrik, 2025 3:32 pm
Veshje për të mbrojtur punëtorët nga vapa, risia që sjell kompania në Tokio
Life Style

Veshje për të mbrojtur punëtorët nga vapa, risia që sjell kompania në Tokio

7 Korrik, 2025 3:03 pm
Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë
Bota

Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

7 Korrik, 2025 3:01 pm
Me përditësimin e WhatsApp, nuk do të humbisni asnjë detaj nga bisedat në grup
Life Style

Me përditësimin e WhatsApp, nuk do të humbisni asnjë detaj nga bisedat në grup

7 Korrik, 2025 2:34 pm
Goditet një tjetër rast i tentativës për trafik armësh, arrestohet i riu në Morinë
Kronikë

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafik armësh, arrestohet i riu në Morinë

7 Korrik, 2025 2:20 pm
“Bankers Petroleum”/ Berisha: Kontrata u firmos nga qeveria Nano, jo nga ne!
Aktualitet

“Bankers Petroleum”/ Berisha: Kontrata u firmos nga qeveria Nano, jo nga ne!

7 Korrik, 2025 2:17 pm
Para
Zbulohet një koronavirus i ri, mund të kalojë nga lakuriqët e natës te njeriu

Zbulohet një koronavirus i ri, mund të kalojë nga lakuriqët e natës te njeriu

Al-Nassr del nga gara për titull, CR7 i zemëruar

Al-Nassr del nga gara për titull, CR7 i zemëruar

Divorcet në rritje, mbi 6600 çifte u ndanë në vitin 2024

Divorcet në rritje, mbi 6600 çifte u ndanë në vitin 2024

TE FUNDIT

Gjendet trupi i dekompozuar i një personi në Kolonjë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
7 Korrik, 2025

Një trup i dekompozuar është zbuluar ditën e sotme në fshatin Shtikë të Kolonjës. Sipas uniformave blu bëhet e ditur...

Lexo më shumë

Rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit!

Rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit!
7 Korrik, 2025

Në qendër një kryeqytet europian, pak metra më tutje i pistë si një kazan… me pluhur e një zhul të...

Lexo më shumë

Detajet e marrëveshjes, Theo Hernandez tek Al Hilal për 25 milionë euro

Detajet e marrëveshjes, Theo Hernandez tek Al Hilal për 25 milionë euro
7 Korrik, 2025

Pas 6 sezonesh si kuqezi, Teo Hernandez largohet përfundimisht nga Milani. Transferimi i tij te Al Hilal, dihej prej kohësh...

Lexo më shumë

“Fshati turistik në mes të Thethit”, Rama nxjerr pamjet nga shembja e shtëpizave

“Fshati turistik në mes të Thethit”, Rama nxjerr pamjet nga shembja e shtëpizave
7 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj një ndërtimi pa leje në zonën e Thethit, çështje për të cilën foli...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com