Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë dhuratë një kapele kaubojsësh, tipike të shtetit të Teksasit.
Përmes një video në rrjete sociale, Berisha thotë se dhuratën e ka marrë ditën e djeshme, kur priti në zyrë një përfaqësi shqiptaro-amerikanësh nga Teksasi, që sipas tij janë aktivistë të kauzave konservatore dhe mbëshetës të Partisë Republikane dhe Presidentit Donald Trump.
Ai thekson se kapelja e famshme e fermerit amerikan u bë ikonike në filmat e Hollivudit, reklamat e Marlboros dhe nga presidenti amerikan Ronald Reagan, i cili shpesh shihej me një aksesor të tillë në kokë.
“Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur dje në zyrë një përfaqësi shqiptaro-amerikanësh nga Teksasi, aktivistë të kauzave konservatore dhe mbëshetës të Partisë Republikane dhe Presidentit Donald Trump.
Një prej tyre, Lodovik Tetaj, i ka dhuruar z. Berisha një kapele kaubojsësh, tipike të shtetit të Teksasit, dhe më gjerë, të jugperëndimit amerikan. Kapelja e famshme e fermerit amerikan u bë ikonike në filmat e Hollivudit, reklamat e Marlboros dhe nga presidenti amerikan Ronald Reagan, i cili shpesh shihej me një aksesor të tillë në kokë“, tha Berisha.