Kreu i qeverisë Edi Rama i është përgjigjur edhe këtë të premte një tjetër komentuesi në rrjetet sociale, teksa duket se e ka kthyer si një rutinë komunikimin në këtë formë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Komenti drejtuar Ramës ishte: “Propagandë e shëmtuar, njerëzit besojnë sikur keni ulur qiellin në tokë, kadale bre burrë…ke 0000 meritë në këtë punë. Njerëzit të mandatuan që të kryeje detyrën, jo të na shesësh mend. Boll me hise syve”.
Këtij komenti kryeministri iu përgjigj duke thënë se ai po bën detyrën e tij, ashtu siç i takon një udhëheqësi dhe se në ndryshim me opozitën kur ishte në pushtet ai po punon realisht.
“Xhan unë vërtetë nuk e kam ulur qiellin në tokë, por Tiranën nga varri e kam ngritur ama, dhe këtë nuk e heq dot askush”, shprehet ai ndër të tjera.
Rama ironizoi ndër të opozitën në kohë kur drejtonte Tiranën.
Kryeministri tha se në atë periudhë në kryeqytet nuk punonte as sahati i Tiranës.