Mes tensioneve të shumta në Kuvend dhe teksa Garda kishte rrethuar foltoren për shkak të kaosit që krijuan deputetët e opozitës.
Deputeti i PD-së, Petrit Doda u pa teksa shkuli një mikrofon dhe tentoi të godasë kryeparlamentaren, Elisa Spiropalin.
Pasi tentativa e tij për të kaluar Gardën dështon, Doda e hedhi mikrofonin në drejtim të Spiropalit.
Tensionet kishin në qendër arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Opozita kërkon shkarkimin e tij dhe kërkojnë Ramën në Kuvend, ndërsa Spiropali tha se duhet respektuar prezumimi i pafajësisë.