Ish-zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm.
Ish-zv.ministri Bejtja mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK dhe nuk dihet ende arsyeja.
Kujtojmë që Ilir Bejtja është shkarkuar nga detyra më 28 Shtator 2023, me një vendim qeverie.
Ish-zv.ministri Bejtja ka qenë edhe ish-deputet i Partisë Socialiste.