Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mali i Zi, intesifikohen protestat e studentëve

2025/02/08 at 8:43 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mali i Zi, intesifikohen protestat e studentëve

Grupi i studentëve “Kamo Sjutra” (“Kah nesër”) në Mal të Zi po zhvillon për çdo ditë protesta duke kërkuar dorëheqjen e disa drejtuesëve të sigurisë për ngjarjen në Cetinë, në të cilën u vranë 13 persona dhe u plagosën tre të tjerë.

Studentët organizuan bllokimin e urave, rrugëve dhe rreth-rrotullimeve në Podgoricë, ndërsa në mbështetje të studentëve, qytetarët organizuan bllokime të rrugëve edhe në gjashtë qytete të tjera malazeze, në Cetinë, Kotorr, Tivar, Budva, Nikshiq dhe Herceg Novi. Ndërkaq, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç tha se i respekton kërkesat e studentëve, por dorëheqjen e zyrtarëve të sigurisë e konsideron si veprim moral të tyre dhe jo të qeverisë që e udhëheq ai.

Grupi i studentëve “Kah nesër”(Kamo sjutra) vijon protestat e përditshme me bllokimin e rrugëve në Podgoricë dhe qytete tjera, duke kërkuar dorëheqjen e disa drejtuesëve të sigurisë pas ngjarjes në Cetinë, në të cilën u vranë 13 persona dhe u plagosën tre të tjerë. Ata thanë se do të organizojnë në vazhdimësi protesta të mëdha dhe se zyrtarët nga të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre “do të kenë mundësi t’i dëgjojnë, nëse nuk e kanë bërë tashmë”.

Me këtë kërcënim studentët organizuan bllokimin e urave, rrugëve dhe rreth-rrotullimeve në Podgoricë, ndërsa në mbështetje të studentëve, qytetarët organizuan bllokime të rrugëve edhe në gjashtë qytete të tjera malazeze, në Cetinë, Kotorr, Tivar, Budva, Nikshiq dhe Herceg Novi.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç tha se i respekton kërkesat e studentëve, por dorëheqjen e zyrtarëve të sigurisë, po siç tha ai e konsideron si veprim moral të tyre dhe jo të qeverisë që e udhëheq.

“Ne seriozisht i marrim të gjitha kërkesat e studentëve. Unë i kam ftuar në bisedime organizatorët e protestave, të cilët ata i refuzuan. Dorëhqjet e kërkuara më tepër janë akt moral i personave në fjalë dhe kjo gjë ska të bëjë me qeverinë malazeze”, tha kryeministri Spajiç.

Ai po ashtu tha se “dorëheqja është një akt i përgjegjësisë morale dhe objektive” dhe se të gjithë anëtarët e Qeverisë janë “të nënshtruar ndaj ndryshimeve pas një analize të performancës së tyre”.

Ai nuk specifikoi se kur do të përfundonte analiza e performancës së anëtarëve të qeverisë së tij, duke përfshirë ministrin Sharanoviç dhe zëvendëskryeministrin për Sigurinë, Beçiç.

Protestat me bllokime fillon me slloganin “23 minuta zhurmë” gjithnjë në orën 17:26, si simbol i kohës kur më 1 janar të këtij viti Aco Martinoviç kreu një krim tragjik në Cetinë.

Sllogani “23 minuta zhurmë” i referohet 23 viktimave në dy ngjarjet e kryera në gati tre vitet e fundit në qytetin e Cetinës, 30 kilometra largë Podgoricës.

Studentët paralajmëruan se ” i përkrahin qytetarët që bëjnë bllokimin në të gjitha qytetet, me kusht që të mos organizohen sipas linjave partiake” .

Studentët dhe qytetarët kërkojnë që kryeministri Milojko Spajiq të shkarkojë zëvendëskryeministrin për Sigurinë, Aleksa Beçiç dhe ministrin e Brendshëm Danilo Sharanoviç për, siç thonë ata, dështimet e policisë në ditën e vrasjes masive në Cetinë më 1 janar.

Ata thanë se nuk do të heqin dorë nga protestat dhe bllokimi derisa të plotësohen kërkesat e tyre për ngjarjen e Cetinës.

Shumë banorë të Malit të Zi janë të zemëruar me ato që i konsiderojnë reforma të ngadalshme të policisë, e cila ka mungesë punonjësish dhe fondesh dhe grindjeve burokratike dhe politike brenda qeverisë.

Ambasada e SHBA në Podgoricë e “mbështeti fuqimisht të drejtën për tubime paqësore, jo të dhunshme dhe lirinë e shprehjes si vlera themelore të një shoqërie demokratike”.

Ndërkohë mbi 100 profesorë të universitetit dhe asistentë mësimdhënës, artistë dhe intelektualë të njohur dërguan letër mbështetjeje për studentët .

Ata shprehim mbështetje për organizatën joformale studentore “Kamo śutra” dhe kërkesave të tyre për të sqaruar plotësisht përgjegjësinë për dy vrasjet masive që ndodhën në Cetinë./voa

Ju sugjerojmë

Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra
Aktualitet

Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra

12 Nëntor, 2025 11:31 am
Tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 ushtarë humbin jetën
Bota

Tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 ushtarë humbin jetën

12 Nëntor, 2025 10:46 am
Dogjën qëllimisht dy makina, policia e Vlorës ndjek kamerat dhe zbulon autorët
Kronikë

Dogjën qëllimisht dy makina, policia e Vlorës ndjek kamerat dhe zbulon autorët

12 Nëntor, 2025 10:40 am
Belgjikë, dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore! Në ndihmë i shkon Britania
Bota

Belgjikë, dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore! Në ndihmë i shkon Britania

12 Nëntor, 2025 10:23 am
Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë
Kronikë

Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë

12 Nëntor, 2025 10:15 am
U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
Kronikë

U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit

12 Nëntor, 2025 9:46 am
Tabela që po shkakton përplasje, Myftiu i Shkodrës sulmon drejtorin e Policisë
Aktualitet

Tabela që po shkakton përplasje, Myftiu i Shkodrës sulmon drejtorin e Policisë

12 Nëntor, 2025 9:43 am
VIDEO/ Rama surprizon kryeministren Meloni në Emiratet e Bashkuara, çfarë i dhuron për ditëlindje
Kryesore

Mbledhja mes qeverisë shqiptare dhe italiane, do të firmosen disa marrëveshje

12 Nëntor, 2025 9:27 am
Policia mësyn në call center-in në Selitë, arrestohet menaxheri dhe dy punonjës
Kronikë

Policia mësyn në call center-in në Selitë, arrestohet menaxheri dhe dy punonjës

12 Nëntor, 2025 9:24 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosi me thikë një 30-vjeçar, vihet në pranga autori në Vlorë

12 Nëntor, 2025 8:43 am
Para
Tre efektivë të lënduar në protestën e opozitës, policia: Kanë marrë dëmtime në sy, fytyrë dhe dorë!

Tre efektivë të lënduar në protestën e opozitës, policia: Kanë marrë dëmtime në sy, fytyrë dhe dorë!

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-ushtarët e UÇK-së

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-ushtarët e UÇK-së

Zgjedhjet e 11 majit, Çepani: Të garantohet paprekshmëria e votës së diasporës

Zgjedhjet e 11 majit, Çepani: Të garantohet paprekshmëria e votës së diasporës

TE FUNDIT

Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra

Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra
12 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij këtë të mërkurë ambasadorët e vendeve të BE, mes të cilëve...

Lexo më shumë

Tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 ushtarë humbin jetën

Tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 ushtarë humbin jetën
12 Nëntor, 2025

Një aksident i rëndë ajror ka tronditur Turqinë, pasi një avion transportues ushtarak i tipit C-130 Hercules u rrëzua në...

Lexo më shumë

Dogjën qëllimisht dy makina, policia e Vlorës ndjek kamerat dhe zbulon autorët

Dogjën qëllimisht dy makina, policia e Vlorës ndjek kamerat dhe zbulon autorët
12 Nëntor, 2025

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër nën akuzën e zjarrvënies...

Lexo më shumë

Belgjikë, dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore! Në ndihmë i shkon Britania

Belgjikë, dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore! Në ndihmë i shkon Britania
12 Nëntor, 2025

Dronët janë parë përsëri mbi infrastrukturën kritike në Belgjikë: Aeroporti i Liège-it u detyrua të pezullojë punën të dielën në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com