Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur rreth planeve sesi do të arrijë të menaxhojë problemin e flukseve migratore.
Në konferencën e sotme me gazetarët, Berisha tha se me PD në pushtet, do të ketë zero flukse trafikimi drejt vendeve tjera.
Sipas tij nuk do të ketë më emigrantë që të përdorin territorin e Shqipërisë për të ecur drejt Perëndimit.
Partnerët, aleatët tanë e kanë shumë të qartë, se me PD në pushtet, zero flukse trafikimi drejt vendeve tjera. Nuk do të ketë më emigrantë që të përdorin territorin e Shqipërisë për të ecur drejt perëndimit.
Ligji, ata e dinë që është forcë e ligjit. Shteti ligjor, Partia Demokratike. Me një vokacion të palëkundur, për tregun e lirë, por në trajtimin e çështjeve sociale me përgjegjësi të madhe.
Mund t’u them se ishte udhëtim drejt fitores, mbasi, pjesëmarrja pas kaq vitesh në një kongres, unë mund t’u them ju se përzemërsia ndaj nesh, ndaj përfaqësuesve të PD-së ishte më e madhe se asnjëherë. Nuk kam gjetur ndonjëherë ndonjë përzemërsi të tillë në një konventë ndërkombëtare.
Ishte udhëtim drejt fitores, sepse pata rastin të takoj shumë miq gjatë gjithë ditës. Miq të vjetër që kemi patur bashkëpunim të ngushtë, por edhe miq të rinj që ishin të informuar për qëndrimet e PD-së dhe vendosmërinë e saj për ta nxjerrë Shqipërinë nga diktatura.
Aty patëm shkëmbime miqësore mendimesh, shtrëngim duarsh dhe mbi të gjitha asgjë spontane. Të gjitha të organizuara, të arritura, të suksesshme dhe domethënëse”, tha Berisha.