Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Cukal të Vau Dejës, në një terren të thyer malor. Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.
Forcat e policisë sapo janë nisur drejt vendngjarjes ndërsa për shkak të largësisë dhe terrenit të thyer malor efektivëve do t’i duhet afro 3 orë për të mbërritur në vendin ku raportohet sa ka ndodhur kjo plagosje.
Arsyet e plagosjes janë ende të paqarta. Ndërsa zona është e largët dhe pa mbulim valësh telefonike.