Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pakënaqësi të mëdha me doganat e reja amerikane

2025/02/03 at 8:51 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pakënaqësi të mëdha me doganat e reja amerikane

Pas vendosjes së tarifave të reja doganore me Meksikën, Kanadanë dhe Kinën nga presidenti amerikan, Donald Trump ka reagime të forta e pakënaqësi të mëdha.


Në Kanada, Meksikë, Kinë por edhe në Bashkimin Evropian reagimet janë negative ndaj vendimit të presidenti Donald Trump për të rritur tarifat doganore ndaj disa vendeve. Trump ka rritur doganat ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë. Kina do të ankohet në Organizatën Botërore të Tregtisë, Meksika po shqyrton tarifat hakmarrëse.

Ndërsa Kanadaja ka bërë të ditur përmes një mesazhi emocionues të kryeministrit Justin Trudeau se do të përgjigjet me kundërmasa ndaj Amerikës. Kanadaja, nga ana e saj, do të vendosë tarifa prej 25 për qind për mallrat amerikane duke filluar nga e marta, tha Trudeau në një konferencë për shtyp. Tarifat e planifikuara nga Kanadaja përfshijnë mallra amerikane me vlerë prej 155 miliardë Dollarë.

Qeveria kanadeze po shqyrton edhe masat në fusha të tjera. Në një fjalim emocionues, Trudeau theksoi marrëdhëniet e mira shekullore mes fqinjëve SHBA-së dhe Kanadasë. “Ne kemi luftuar së bashku, kemi vdekur së bashku”, tha ai, duke kujtuar misionet e përbashkëta të ushtarëve kanadezë dhe amerikanë në luftëra të ndryshme.

“Ne kemi qenë gjithmonë në anën tuaj, në anën e amerikanëve”, tha ai, duke shprehur moskuptimin e tij të plotë për tarifat e planifikuara nga presidenti amerikan Donald Trump, të cilat do të hyjnë në fuqi të martën e ardhshme.

Kundërpërgjigja e Kanadasë

“Ne nuk e donim këtë”, tha ai. Kanadaja do të punojë me Meksikën, e cila gjithashtu preket nga tarifat e SHBA. Trudeau njoftoi se kanadezët duhet të presin kohë potencialisht të vështira në javët e ardhshme. Por tarifat e Trump do të dëmtojnë edhe amerikanët. “Këto tarifa do të rrisin koston tuaj të jetesës, duke përfshirë ushqimin dhe benzinën. Ato do të kufizojnë aksesin tuaj në mallrat më të rëndësishme për jetën”, paralajmëroi Trudeau amerikanët. “Ne nuk donim asnjë nga këto, por nuk do të tërhiqemi.”

Tarifat që Kanadaja po vendos tani për mallrat amerikane janë të destinuara për një gamë të gjerë mallrash, nga birra te borboni, lëngu i portokallit, mallrat shtëpiake te mobiljet. Trudeau u bëri thirrje kanadezëve që të mendojnë për pushimet e planifikuara në Shtetet e Bashkuara. “Rroftë Kanadaja”, përfundoi Trudeau deklaratën e tij të shkurtër.

Çfarë vendosi Trumpi?

Trumpi më parë ka vendosur tarifa ndëshkimore doganore kundër Meksikës, Kinës dhe Kanadasë. Trump bëri të ditur vendimin e tij në platformën Truth Social. Sipas këtij vendimi, tarifat prej 10 për qind do të vendosen për të gjitha importet nga Kina. Ndërsa për importet nga Meksika dhe Kanadaja tarifat do të jenë 25 për qind, tha Trump.

Një normë prej 10 përqind do të zbatohet vetëm për importet e energjisë nga Kanadaja. Edhe Meksika ka paralajmëruar kundërmasa ndaj Amerikës. Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka udhëzuar ministrin e Ekonomisë, Marcelo Ebrard të zbatojë një plan që përfshin kundërtarifat.

Tarifat si një mjet presioni kundër migracionit

Presidentja reagoi me zemërim ndaj pretendimit të Shtëpisë së Bardhë se qeveria e saj ishte aleate me kartelet e drogës. Në të njëjtën kohë, ajo i propozoi presidentit amerikan, Donald Trump një grup pune për bashkëpunim në luftën kundër trafikut të drogës. “Meksika nuk dëshiron konflikt. Ne presim bashkëpunim midis vendeve fqinje”, tha ajo.

Por Trump nuk kritikon vetëm çekuilibrat në tregti. Ai po përdor tarifat edhe për të detyruar Meksikën të ndërmarrë veprime më të ashpra kundër migracionit dhe karteleve të drogës. Trump akuzon Meksikën, Kanadanë dhe Kinën se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të luftuar kontrabandën e drogës fentanyl shpesh vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara.

Përgjigja e Kinës

Kina do të ankohet në Orbanizatën Botërore të Tregtisë, OBT. Kina reagoi me zemërim ndaj tarifave të SHBA dhe njoftoi “kundërmasat e duhura”. Përveç kundërmasave, ajo do të ngrejë padi kundër Amerikës në OBT, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e veta, tha një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë kineze. Kina thotë se tarifat ndëshkuese përbëjnë shkelje serioze të rregullave të OBT-së.

Fentanili është problemi i Amerikës, u tha, por deri tani nuk ka të dhëna për kundërmasat kineze. Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, presidenti Trump ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet masave hakmarrëse nga Kina, Kanadaja dhe Meksika me tarifa të mëtejshme. Kjo rrezikon hapjen e një lufte tregtare që mund të çojë në përçarje të gjerë ekonomike për të gjitha vendet e përfshira.

Trump ka njoftuar masa edhe kundër Bashkimit Evropian, por i ka shtyrë ato për një datë të mëvonshme. Kur? Akoma nuk dihet. Por edhe këto masa kanë prekur shumë industrinë dhe ekonominë e Gjermanisë dhe disa vendeve të tjera që eksportojnë shumë në Amerikë./DW



Ju sugjerojmë

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

15 Qershor, 2025 11:29 am
VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit
Aktualitet

VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit

15 Qershor, 2025 11:17 am
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi/ Numri i viktimave shkon në 270, teksa vazhdojnë kërkimet

15 Qershor, 2025 10:40 am
Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve
Aktualitet

Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve

15 Qershor, 2025 10:17 am
Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?
Rajoni

Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

15 Qershor, 2025 10:01 am
Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar
Aktualitet

Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar

15 Qershor, 2025 9:49 am
Para
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën

Aksident në rrugën Cërrik-Gramsh, një i vdekur dhe dy të plagosur

Sherr në terminalin e autobusëve, plagoset me thikë një person në Fier

Shfrytëzonin dy ukrainase për prostitucion në Vlorë, në kërkim dy tutoret e huaja

Rubio: Panamaja të zvogëlojë ndikimin e Kinës ose të përballet me veprime të mundshme amerikane

Rubio: Panamaja të zvogëlojë ndikimin e Kinës ose të përballet me veprime të mundshme amerikane
















TE FUNDIT

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
15 Qershor, 2025

Një shtetas ka humbur jetën në Tiranë, pasi dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta në rrugën “Shefqet Ndroqi”. Sipas uniformave...

Lexo më shumë

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
15 Qershor, 2025

Mes çadrave, rërës dhe zhurmës së pushuesve, një pamje me një zonjë të pazakontë bie në sy në plazhin e...

Lexo më shumë

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
15 Qershor, 2025

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se me fillimin e sezonit veror, këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat...

Lexo më shumë

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
15 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të presë të hënën më 16 qershor në Tiranë, kryetarët e shteteve dhe delegacioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com