Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qytetari e krahason me Enver Hoxhën, Rama i përgjigjet nga “Facebook” dhe kërkon mandatin e 4-të për të pastruar “llumin” nga Shqipëria

2025/02/02 at 1:16 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qytetari e krahason me Enver Hoxhën, Rama i përgjigjet nga “Facebook” dhe kërkon mandatin e 4-të për të pastruar “llumin” nga Shqipëria

Në mungesë të takimeve dhe dëgjesave me qytetarët në terren, kryeministri Edi Rama prej disa kohësh ka zgjedhur që me qytetarët të komunikojë “drejtpërdrejt” me qytetarët nëpërmjet komenteve në “Facebook”.

Këtë herë, Rama u është përgjigjur “sy m’sy” nga “Facebook” qytetarëve që e kanë kritikuar pëqr mënyrën e qeverisjes, madje duke e krahasuar atë edhe me diktatorin Enver Hoxha.

Në përgjigje të komenteve të qytetarëve, kreu i qeverisë i thotë se transformimi i Shqipërisë është real dhe se emigrantët me kursimet e tyre kanë hapur agroturizme. Veçanërisht, Rama ndalet në rastin e Thethit për të cilin thotë se është kthyer në destinacion europian.

“Komentuesi: I paparë je, e bukura është se gjen edhe ca debila që të duartrokasin. Mirë që nuk thua si Enveri, që po vdesin për bukë ata në Itali e sidomos në Angli.

Rama: Unë nuk them që po vdesin për bukë në Itali e në Angli, se për bukë nuk ka vdekur askush as në Shqipëri, që nga koha e Skënderbeut të paktën. Më vjen keq për ty e ca të tjerë që shajnë mijëra të rinj se përse duartrokasin në Kuvend e tyre Rinor. Ndërkohë, çfarë thashë për Thethin ta konfirmoj prapë edhe ty dhe gjithë atyre sharësve që nuk dinë çfarë thonë. Po i njoh, i kam takuar, kam qëndruar me ta, i kam parë investimet që kanë bërë atje me kursimet e emigracionit. Dhe të them po, njeriu që ndihmon familjarët e tij në Itali nga Thethi falë të ardhurave që krijon nga puna atje në mal, pasi është kthyer nga Italia. Në atë vend ku ata e kanë bërë Thethin destinacion Europian, është njeri real dhe nuk është i vetmi”.  

Më tej, kryeministri thotë se në zgjedhjet e 11 majit llumi i Shqipërisë do të pastrohet dhe më tej. Ndërsa po me ironi thotë se miliona turistë të huaj që vijnë në Shqipëri dhe që vlerësojnë natyrën, bukuritë e ushqimet, qenkan budallenj. E sa i takon negociatave për anëtarësimin në BE, Rama thotë se me ironi se europianët qenkan çmendur dhe duan të fusin në BE një narko regjim.

“Ty Rita të them, se agroturizmi në Shqipëri nuk është fantazi, po industri reale e cila po krijohet duke treguar përditë se si shpërblehet in edhe në fshatin më të largët. Natyrisht po ta shohësh Shqipërinë nga pasqyrat e kanaleve dhe portaleve ashtu është, këtu vdesin për bukë dhe vriten në rrugë dhe çdo vit vijnë me miliona budallenj nga jashtë që thonë se Shqipëria ka mikpritje dhe ushqim të jashtëzakonshëm kudo. Është më e lirë se nga ata vijnë, ka bukuri përrallore dhe siguri shembullore. Mirë këta që vijnë, por janë dhe ata që ulen me ne për të negociuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE, brenda 2030. Që janë çmendur fare ata, kanë rrjedhur krejt, duan të fusin në BE një narko regjim ku është ngjallur Enveri dhe ku qeveria vetëm vjedh popullin, kurse populli vetëm ikën nga sytë këmbët ose vritet e vdes rrugëve për bujë. Shqipëri apo bëhet, të gjitha ndryshimet janë reale, faktet janë atje ku janë një e punës, ku janë sipërmarrjet ku është jeta e përditshme që nuk duhet nga kanalet dhe portalet e llumit, se ka edhe llum. Ka akoma, po dhe llumi po pastrohet, do të pastrohet edhe më shumë më 11 maj. Shqipëria po bëhet”, shprehet Rama.

Ju sugjerojmë

Vrasja e Renis Dobrës/Detaje: Dyshohet të jetë mbytur me litar, shoqërohen 4 persona
Kronikë

Vrasja e Renis Dobrës/Detaje: Dyshohet të jetë mbytur me litar, shoqërohen 4 persona

10 Korrik, 2025 10:51 am
Jo më tavolina lokalesh mes rrugës!Bizneset në Tiranë lirojnë vetë hapësirat publike
Aktualitet

Jo më tavolina lokalesh mes rrugës!Bizneset në Tiranë lirojnë vetë hapësirat publike

10 Korrik, 2025 10:49 am
Shkarkimet në Policinë e Shkodrës/“S’kanë arsye…”,Proda: Do kryhet hetim disiplinor
Aktualitet

Shkarkimet në Policinë e Shkodrës/“S’kanë arsye…”,Proda: Do kryhet hetim disiplinor

10 Korrik, 2025 10:41 am
Zënia e hapësirave publike/Tabaku: Përgjegjësi e qeverisë, s’kontrolloi territorin
Aktualitet

Zënia e hapësirave publike/Tabaku: Përgjegjësi e qeverisë, s’kontrolloi territorin

10 Korrik, 2025 10:32 am
Tensionet në Theth/Shkarkohen nga detyra kupola drejtuese e Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Emri/ Pas shkarkimeve në Policinë e Shkodrës, komandohet drejtori i ri

10 Korrik, 2025 10:29 am
Aksident tragjik në autostradën Tiranë–Durrës, humb jetën një 66-vjeçar
Aktualitet

Aksident tragjik në autostradën Tiranë–Durrës, humb jetën një 66-vjeçar

10 Korrik, 2025 10:20 am
Tensionet në Theth/Shkarkohen nga detyra kupola drejtuese e Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Tensionet në Theth/Shkarkohen nga detyra kupola drejtuese e Policisë së Shkodrës

10 Korrik, 2025 10:18 am
Diplomati amerikan Hanrahan viziton Kosovën dhe vendet e rajonit
Rajoni

Diplomati amerikan Hanrahan viziton Kosovën dhe vendet e rajonit

10 Korrik, 2025 10:12 am
Gara e BKH-së, skualifikohen 6 nga 13 kandidatët
Aktualitet

Gara për kreun e ri të BKH, sot testi fizik

10 Korrik, 2025 10:06 am
Ministri Hasani vizitë zyrtare në Letoni, pritet nga homologia Braže
Aktualitet

Ministri Hasani vizitë zyrtare në Letoni, pritet nga homologia Braže

10 Korrik, 2025 10:04 am
Para
Malësi të Madhe/ Dy të rinjtë shkuan për të vjedhur, por u kapën “mat” nga 3 vëllezërit dhe qëlluan me armë në ajër

Malësi të Madhe/ Dy të rinjtë shkuan për të vjedhur, por u kapën "mat" nga 3 vëllezërit dhe qëlluan me armë në ajër

Gjekmarkaj takim me shqiptarët në Lombardi të Italisë: Regjistrohuni për të votuar, është koha të bashkohemi

Gjekmarkaj takim me shqiptarët në Lombardi të Italisë: Regjistrohuni për të votuar, është koha të bashkohemi

PD takim me qytetarët shqiptarë në Greqi: Kush kërcënon diasporën për vota do të përballet me drejtësinë

PD takim me qytetarët shqiptarë në Greqi: Kush kërcënon diasporën për vota do të përballet me drejtësinë

TE FUNDIT

Vrasja e Renis Dobrës/Detaje: Dyshohet të jetë mbytur me litar, shoqërohen 4 persona

Vrasja e Renis Dobrës/Detaje: Dyshohet të jetë mbytur me litar, shoqërohen 4 persona
10 Korrik, 2025

Policia e Matit ka shoqëruar 4 persona si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, që u gjet i...

Lexo më shumë

Jo më tavolina lokalesh mes rrugës!Bizneset në Tiranë lirojnë vetë hapësirat publike

Jo më tavolina lokalesh mes rrugës!Bizneset në Tiranë lirojnë vetë hapësirat publike
10 Korrik, 2025

Pas aksioneve në rrethe, edhe kryeqyteti i është nënshtruar lirimit të hapësirave publike. Ndryshe nga Thethi, bizneset në Tiranë, kanë...

Lexo më shumë

Shkarkimet në Policinë e Shkodrës/“S’kanë arsye…”,Proda: Do kryhet hetim disiplinor

Shkarkimet në Policinë e Shkodrës/“S’kanë arsye…”,Proda: Do kryhet hetim disiplinor
10 Korrik, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka mbajtur sot një deklaratë për mediat, ku ka njoftuar shkarkimet...

Lexo më shumë

Zënia e hapësirave publike/Tabaku: Përgjegjësi e qeverisë, s’kontrolloi territorin

Zënia e hapësirave publike/Tabaku: Përgjegjësi e qeverisë, s’kontrolloi territorin
10 Korrik, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me aksionin e fundit kundër informalitetit dhe zënies së hapësirave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com