Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku babai ka vrarë djalin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, te zona e njohur si Kodra e Priftit.
Babi 74-vjeçar ka goditur me thikë djalin e tij 37-vjeçar, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Autori është shoqëruar në komisarait, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.