Një studim i Institutit të Kërkimeve Franceze CNRS ka zbuluar shkakun e avullimit pothuajse total të Detit Mesdhe rreth gjashtë milionë vjet më parë, një fenomen që e ktheu atë në një lagunë të madhe kripe.
Rreth 83% e ujit të Mesdheut u avullua, çka shpjegon praninë e mbi një milion kilometra kub depozitash kripe në fundin e detit. Deri tani, shkaku i kësaj tharjeje të plotë ishte një mister, por studimi i ri hedh dritë mbi arsyet.
Duket se ngushtica e Gjibraltari, që lidh Oqeanin Atlantik me Detin e Mesdheut, ka qenë pothuajse e mbyllur për rreth 10,000 vjet, duke mos lejuar kalimin e ujit. Kjo ka shkaktuar avullimin e ujit, por kripa ka mbetur në sipërfaqe, duke formuar një kripore gjigante.“Tërheqja e ujit nga Oqeani Atlantik e transformoi Detin e Mesdheut në një gropë të madhe kripore (para 5,97-5,33 milionë vjetësh),” thotë studimi.
Kjo ndodhi pasi ngushtica e Gibraltarit ishte mbyllur, ndoshta për shkak të aktiviteteve tektonike të larta. “Gjatë këtij zvogëlimi ekstrem, pjesa lindore e Mesdheut humbi deri në 83% të volumit të tij të ujit, ndërsa disa zona të thella, si Joniku dhe Herodoti, mbetën të mbushura me ujë të kripur,” tregon studimi.
Përfundimisht, rreth 5,3 milionë vjet më parë, besohet se ka ndodhur një përmbytje e madhe, duke i rikthyer ujërat e kripura Mesdheut përmes ngushticës së Gjibraltarit