Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ukrainasit skeptikë se Presidenti Trump mund t’i japë fund luftës me Rusinë me kushte të pranueshme

2025/01/29 at 4:51 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ukrainasit skeptikë se Presidenti Trump mund t’i japë fund luftës me Rusinë me kushte të pranueshme

Presidenti amerikan Donald Trump vazhdimisht ka premtuar se mund t’i japë fund luftës në Ukrainë. Por një pjesë e ukrainasve janë skeptikë se ai mund ta detyrojë Presidentin rus Vladimir Putin të tërheqë forcat e tij. Disa analistë i thanë korrespondentes së Zërit të Amerikës në Kiev, Lesia Bakalets, se problemi qëndron në pamundësinë për t’i përafruar qëndrimet e kundërta të Ukrainës dhe Rusisë.


Një javë pas fillimit të mandatit të Presidentit Donald Trump, në rrugët e Kievit, ukrainasit shprehin një mori ndjenjash – shpresë, dëshprim dhe shqetësim, se Ukraina do të lihet vetëm përballë agresionit rus.

“Deklaratat e Presidentit Donald Trump më japin me të vërtetë shpresë se ai do të bëjë çdo përpjekje dhe do ta ndalë agresorin Putin. Duhen bërë lëshime që ushtarët tanë të mos vazhdojnë të vdesin”, tha banori i Kievit, i cili u identifikua vetëm me emrin Volodymyr.

“Çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet, nuk ka për të qënë e favorshme për Ukrainën. Do të detyrohemi të bëjmë lëshime”, thotë Lilia, banore e Kievit.

Ndërsa për ukrainasin Nazar, Ukraina “duhet të mbështetet tek forcat e veta dhe jo tek një forcë e jashtme”.

“Administrata amerikane ka plane specifike dhe detyrime ndaj votuesve të saj”, thotë ai.

Që nga periudha e fushatës, Presidenti Trump ka premtuar se do t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Por nuk ekziston një strategji e qartë se si do ta arrijë ai këtë synim, thotë analisti Mykola Bielieskov.

“Ukraina dhe Rusia kanë qëndrime të ndryshme. Rusia kërkon t’i mbajë territoret e pushtuara dhe dhënien fund të politikës së NATO-s për ta mbajtur derën e hapur për anëtarët e rinj, pra që Ukraina të jetë neutrale. Rusia kërkon kufizime të rrepta të forcave të mbrojtjes së Ukrainës”, thotë ai.

Kërkesa të tilla mund të çojnë drejt shkatërrimit të Ukrainës, thotë analisti Bielieskov.

Për të njohur përvetësimin e territoreve ukrainase në lindje dhe në jug nga Rusia, do të duhej një ndryshim i madh politik.

“Ky ndryshim mund të bëhet përmes ligjeve, apo edhe përmes Kushtetutës, por duhet të kalojë në parlament. Shoqëria ukrainase duhet të vendosë”, thotë ligjvënësja ukrainase Solomiia Bobrovska.

Për profesorin Valerii Pekar, një marrëveshje që do të reduktonte forcat e armatosura e lë Ukrainën të pambrojtur. Ai beson se vetëm çështja e anëtarësimit në NATO është temë diskutimi.

“Po të isha duke negociuar në emër të Ukrainës, do të isha më se i gatshëm të zotohesha që nuk do të anëtarësohemi në NATO për dhjetë vjet. E apra, askush nuk na ka ftuar. Pra mund të premtojmë dhe situata gjeopolitike mund të ndryshojë brenda disa viteve”, thotë ai.

Por problemi qëndron në faktin që për Putinin, një zotim i tillë është i pamjaftueshëm, thotë analisti Bielieskov. Sipas tij, Presidenti Biden kishte bërë përpjekje t’ia shiste Putinit një moratorium për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

“Presidenti Biden i kishte thënë Putinit që gjasat janë gati zero që Ukraina t’i bashkohet NATO-s në një të ardhme të afërt. Putini publikisht e konfirmoi këtë bisedë mes tyre në fund të vitit të kaluar dhe tha se ata nuk janë të kënaqur me kaq”, thotë analisti Bielieskov.

Analisti Bielieskov thotë se pozita negociuese e Ukrainës duhet të përforcohet.

Profesori Pekar është i sigurt se Putini do t’i vazhdojë sulmet.

“Putini mendon se gjërat po shkojnë mirë dhe nuk do të ulet për të negociuar. Presidenti Trump po premton ndryshime të mëdha në çmimin e karburanteve. Ekonomia ruse do të dëmtohej rëndë nëse çmimet e karburanteve ulen shumë, por për një veprim të tillë nevojitet bashkëpunimi i shumë lojtarëve”, thotë ai.

Presidenti Trump thotë se ai do të flasë së shpejti me Presidentin Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai gjithashtu tha se “Ukraina është e gatshme për marrëveshje”.

Problemi, sipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, është se Putini është i gatshëm për të vazhduar luftën./VOA



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Lushnje/ Vajza e divorcuar i shkoi në shtëpi, babai e qëllon me armë dhe më pas vret veten

Vodhi një dyqan gjatë natës në Koplik, arrestohet 31-vjeçari

FMN: Sfidat e Shqipërisë, plakja e popullsisë dhe emigracioni

FMN: Sfidat e Shqipërisë, plakja e popullsisë dhe emigracioni

Ndregjoni viziton Salianjin në burgun e Fierit: Mos e përdorni drejtësinë për hakmarrje politike!

Ndregjoni viziton Salianjin në burgun e Fierit: Mos e përdorni drejtësinë për hakmarrje politike!
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com