Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biznesmenët, në shënjestër të mashtrimeve me “Signal” e “Telegram”: U kërkohen para në emër të… 

2025/01/28 at 3:48 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biznesmenët, në shënjestër të mashtrimeve me “Signal” e “Telegram”: U kërkohen para në emër të… 

Platformat e komunikimit “Signal” dhe “Telegram” po përdoren gjerësisht për të kryer mashtrime që kanë në shënjestër biznesmenë të njohur, duke u zhvatur shuma të mëdha parash. 

Policia thotë se një nga personat e përfshirë në këtë skemë është Florian Gjergji, i shpallur në kërkim për organizimin e shtatë tentativave mashtrimi ndaj disa sipërmarrësve. 

Ai u shkruan në numrat e tyre të telefonit duke u prezantuar si zyrtar i lartë apo mik i tyre dhe u kërkon shuma të mëdha parash. 

Nëse bien dakord, u dërgon njerëz për të marrë paratë. Por ai nuk është i vetmi. Të paktën 7 biznesmenë kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve. 

Osman Fuçia, shef i Seksionit të Hetimit të Krimeve Kibernetike në Tiranë, shpjegon për Tv Klan se këto platforma zgjidhen për shkak të vështirësisë së gjurmimit të komunikimeve në to. 

“Kryesisht përdor rrjetin ‘Telegram’ dhe ‘Signal’ pasi këto dy aplikacione janë më të lehta për t’u administruar dhe për të ndryshuar të dhënat e personave që i përdor/ Ky shtetas përdor emra të personave VIP”, tha Osman Fuçia, Shef i Seksionit të Hetimit Kibernetik. 

Pjesa më e madhe e personave operojnë nga brenda Shqipërisë, por ka edhe raste kur aktiviteti i tyre zhvillohet jashtë vendit. 

“Kjo lloj veprimtarie nuk njeh moshë të caktuar, por të dy personazhet janë të moshës mbi 30 vjeç, kanë aftësi të mira teknologjike sa i përket përdorimit të këtyre aplikacioneve. Autorët e kësaj kategorie vepre penale veprojnë zakonisht në Shqipëri, por edhe jashtë vendit. Jashtë vendit krijohet edhe një siguri që është pak më e vështirë sa i takon gjurmimit të kësaj kategorie vepre penale”, tha Fuçia. 

Ekspertët thonë se gjurmimi i mashtruesve që përdorin platforma si “Signal” dhe “Telegram” është një proces i vështirë, pasi përdoruesit shpesh regjistrohen me numra telefoni të përkohshëm ose të rremë, që blihen online ose sigurohen nga vende të tjera, duke e vështirësuar identifikimin e tyre. 

Këto aplikacione ofrojnë edhe opsionin për të mos e treguar numrin e telefonit tek të panjohurit. Shumë mashtrues operojnë nga vende jashtë juridiksionit të Shqipërisë ose në vende ku bashkëpunimi ndërkombëtar për çështje kibernetike është i kufizuar. 

Kjo e bën të vështirë ndjekjen dhe arrestimin e tyre. Ata përdorin VPN për të fshehur vendndodhjen e tyre reale dhe për të krijuar gjurmë dixhitale të rreme. Policia thotë se teksa gjurmimi i rasteve vijon, qytetarët duhet të bëjnë kujdes që të verifikojnë personat me të cilët komunikojnë dhe t’i denoncojnë tentativat e mashtrimit. 

Tv Klan 

Ju sugjerojmë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Para
Shfaqi probleme shëndetësore në sallën e gjyqit, ndërron jetë në spital avokati Gjovalin Ulndreaj 

Shfaqi probleme shëndetësore në sallën e gjyqit, ndërron jetë në spital avokati Gjovalin Ulndreaj 

Homazhet për Kryepeshkopin Janullatos, policia plan masash: Në këto akse ndalohet qarkullimi për 3 ditë 

Homazhet për Kryepeshkopin Janullatos, policia plan masash: Në këto akse ndalohet qarkullimi për 3 ditë 

FSHF nxjerr në shitje biletat për Shqipëri-Andorrë 

FSHF nxjerr në shitje biletat për Shqipëri-Andorrë 

TE FUNDIT

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com