Drejtori i Bashkisë Tiranë, Enton Punavia është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme.
Ndaj Punavisë, drejtor në Drejtorinë e Transportit dhe Trafikut Rrugor në Bashkinë Tiranë, është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, si i akuzuar i përfshirë në dosjen 5D.
Punavia sakaq, nuk ka bërë asnjë koment para gazetarëve
Kujtojmë se GJKKO firmosi 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të tjerë Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë, të cilët akuzohen për veprat penale “Shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tenderë” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.