Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë cakton datën 21 shkurt 2025, si datë për të shqyrtuar padinë e divorcit mes Monika Kryemadhit dhe ish-Presidentit Ilir Meta.
Mësohet se seanca gjyqësore do të mbahet në orën 10:30 në Gjykatën e Tiranës.
Meta dhe Kryemadhi vendosën të divorcohen pas më shumë se 25 viteve martesë.
Kujtojmë se lajmin e konfirmoi vetë ish-Presidenti në Qershor të vitit të shkuar.