Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse është e pamundur prania e trupave europiane në Ukrainë? 

2025/01/21 at 9:09 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pse është e pamundur prania e trupave europiane në Ukrainë? 

Inaugurimi i presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, mund ta shënojë fillimin e një politike të re të Uashingtonit ndaj Ukrainës, me zotimet për angazhim për një marrëveshje paqeje ose armëpushimi dhe një dëshirë të shprehur qartazi për tërheqje të SHBA-së. 


Kjo ka nxitur udhëheqësit evropianë të diskutojnë opsione që më parë cilësoheshin të paimagjinueshme për të garantuar sigurinë e Ukrainës pas luftës, pa përfshirjen e SHBA-së. 

Në krye të listës është sugjerimi i presidentit francez, Emmanuel Macron, për të vendosur forca ushtarake evropiane në Ukrainë, nëse arrihet një marrëveshje. 

Ky propozim, i parashtruar fillimisht gati një vit më parë, mori një shtysë të re pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Muajin e kaluar, ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, tha se Roma do të ishte e gatshme të bashkohej në një mision të tillë, ndërsa homologu i tij gjerman, Boris Pistorius, tha se Berlini po “përgatitej” dhe po “konsideronte skenarët”. Por, këta dy shembuj nënvizojnë pengesat e mëdha për arritjen e një misioni të tillë. 

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, tha se diskutimet e tilla janë të parakohshme. 

Duke pasur parasysh pushtimin e Bashkimit Sovjetik, përfshirë Ukrainën, nga Gjermania Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, është gjithashtu e vështirë të imagjinohet që forcat gjermane të vendosen në Ukrainë. 

Shefja e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se për aq kohë sa Rusia po bombardon Ukrainën, “nuk kemi asgjë për të diskutuar”. 

Natyrisht, ajo nënkuptonte “nuk kemi asgjë për të diskutuar publikisht”. Por, komenti i saj nënvizon një faktor tjetër që mund ta bëjë të pamundur rolin ushtarak evropian: presidenti rus, Vladimir Putin. 

“Mendoj se nuk ka absolutisht asnjë tregues që Putini është i interesuar për negociata në këtë moment”, tha Ian Bond, zëvendësdrejtor i Qendrës për Reformën Evropiane. “E dini, Putini mendon se po fiton” 

Detyrë e vështirë 

Bond nuk është i vetëm në këtë vlerësim. 

Por, Trump duket se nuk pajtohet, pasi kishte deklaruar në një konferencë për shtyp më 7 janar në Mar-a-Lago se ai besonte se mund të arrinte një marrëveshje brenda gjashtë muajve. Por, prapëseprapë, nuk ka asnjë shenjë që Putini do ta pranonte një forcë evropiane. 

Nicu Popescu, nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, sheh një vështirësi tjetër. Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Moska mund ta bllokojë çdo mision paqeruajtës. 

“Problemi me misionet tradicionale paqeruajtëse është se ato varen nga vendimet e OKB-së, që do të thotë se Rusia mund ta përdoren veton ose ta përfundojë misionin në çdo moment. Një mision i tillë nuk do të kufizohej vetëm te vendet perëndimore, por do të kishte edhe trupa nga pjesë të tjera të botës”, tha ai. 

Popescu, i cili ishte Ministër i Jashtëm i Moldavisë në vitet 2021-2024, tha se udhëheqësit evropianë nuk po diskutojnë për trupa paqeruajtëse. 

“Ajo që po diskutohet është një prani ushtarake për ta parandaluar një luftë tjetër. Kjo do të thotë trupa, jo forca paqeruajtës lehtë të armatosura, por trupa të pajisura me aftësi kundërajrore, për siguri kibernetike, për të mbrojtur qytete si Odesa dhe Kievi”, tha ai. 

Popescu pranon se kjo është një “detyrë e vështirë” për ushtritë evropiane. 

Britania dhe Franca kanë ushtritë më të fuqishme në Evropë, por ato janë të mbingarkuara. 

Në Britani, ushtria ka qenë kryesisht e fokusuar në operacione kundër terrorizmit dhe kryengritjeve që nga sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA. Ajo ka kaluar nëpër shkurtime në resurse gjatë dekadës së fundit dhe një raport i fundit parlamentar tha se Britania ishte “e papërgatitur” për të përballuar kërcënimin rus. 

Në korrik, kryeministri Keir Starmer njoftoi se strategjia e mbrojtjes do të rishikohej, duke deklaruar se forcat e armatosura të Britanisë ishin “të dobësuara”. 

Ushtria franceze ka më shumë personel sesa ajo britanike, por gjithashtu është e mbingarkuar nga dislokimet e gjata luftarake në Afrikë. Ekspertët francezë kanë shprehur dyshime për aftësinë e ushtrisë franceze për një konflikt më intensiv, si ai në Ukrainë. 

“Kemi vetëm gjashtë raketahedhës me rreze të gjatë, nuk kemi mjete reale për të luftuar dronët”, vuri në dukje Leo Peria Peigne, nga Instituti Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në nëntor. 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se garancitë e sigurisë për Kievin për t’i dhënë fund luftës së Rusisë do të ishin efektive vetëm nëse ato i ofron SHBA-ja. Disa mbështetës të idesë për prani ushtarake evropiane thonë se kjo do të ishte e mundur vetëm me ndihmën e SHBA-së në fushat si planifikimi, logjistika dhe inteligjenca. 

Kufizimet politike 

Krahas këtyre kufizimeve ushtarake janë edhe ato politike. A do të ishin qeveritë evropiane vërtet të gatshme të dërgonin forca të konsiderueshme në Ukrainë, kundër dëshirës së Rusisë dhe pa përfshirjen e SHBA-së në terren? 

Ideja mund të jetë shumë e papëlqyeshme për qytetarët evropiane. Sondazhet në Evropën Perëndimore vazhdimisht kanë treguar nivele të ulëta mbështetjeje për idenë e dërgimit të trupave në Ukrainë. 

Rreziqet e dërgimit të një force të tillë, edhe në një rol jo luftarak, do të ishin të mëdha. Duhet të vendosen rregulla angazhimi, që përfshijnë udhëzime se si pjesëtarët e kësaj force duhet të përgjigjen nëse qëllohen nga forcat ruse, dhe pasojat politike në rast se ka viktima mund të jenë të mëdha. 

Macroni tashmë po përballet me vështirësi të shumta pasi ka humbur shumicën në Asamblenë Kombëtare të Francës. Starmer sapo ka kthyer Partinë Laburiste në pushtet pas 14 vitesh në opozitë. Të dy liderët kanë shumë për të humbur nga një krizë e përgjakshme që përfshin ushtarët e tyre në Ukrainë. 

Rol të rëndësishëm luan edhe rreziku nga përshkallëzimi i situatës. Kjo duket të jetë një nga arsyet pse administrata e presidentit në largim të SHBA-së, Joe Bidenit, e përjashtoi mundësinë e çfarëdo pranie ushtarake në Ukrainë. 

Megjithatë, disa analistë argumentojnë se situata në fushëbetejë mund të përkeqësohet aq shumë sa udhëheqësit evropianë të ndihen të detyruar të veprojnë. 

“Nëse je Polonia, perspektiva e kolapsit të Ukrainës me miliona refugjatë që kalojnë kufijtë e tu dhe forcat ruse që afrohen deri në kufirin tënd është shumë, shumë më e keqe sesa perspektiva e të bërit më shumë për të mbështetur linjat aktuale të frontit të Ukrainës”, tha Ian Bond. 

Por, ai shtoi, “jemi shumë-shumë larg kësaj”./REL 



Ju sugjerojmë

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare

20 Shtator, 2025 8:55 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 shtator 2025

20 Shtator, 2025 8:22 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20 Shtator, 2025 8:01 am
Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
Bota

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

19 Shtator, 2025 11:04 pm
Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
Bota

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

19 Shtator, 2025 9:56 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
Bota

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

19 Shtator, 2025 8:05 pm
BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
Bota

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

19 Shtator, 2025 7:30 pm
Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Para
Video/“Unë ia lashë atij në tavolinë”, Trump gjen në sirtar letrën që i ka lënë Biden: Mund të mos e kisha parë asnjëherë 

Video/“Unë ia lashë atij në tavolinë”, Trump gjen në sirtar letrën që i ka lënë Biden: Mund të mos e kisha parë asnjëherë 

Marco Rubio konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shtetit 

Marco Rubio konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shtetit 

Video/ Përfshihet nga flakët një hotel skish në Turqi, 10 të vdekur dhe më shumë se 30 të lënduar 

Video/ Përfshihet nga flakët një hotel skish në Turqi, 10 të vdekur dhe më shumë se 30 të lënduar 
















TE FUNDIT

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare
20 Shtator, 2025

Shqipëria po shndërrohet në një destinacion kryesor mesdhetar, duke synuar zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit, sipas “Travel and Tour...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 20 shtator 2025

20 Shtator, 2025

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
20 Shtator, 2025

Dashi Do keni shumë dyshime për partnerin tuaj sot dhe për gjestin me të vogël do debatoni me të. Xhelozia...

Lexo më shumë

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
19 Shtator, 2025

Udhëheqësi rus Vladimir Putin tha se brezi i ardhshëm i udhëheqjes politike të vendit duhet të përbëhet nga veteranë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com