Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndodhi me efektivin e Rrugores? Gazetari jep detaje në “Opinion”

2025/01/20 at 10:38 PM
në Kryesore, Në Opinion, Off Records, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë ndodhi me efektivin e Rrugores? Gazetari jep detaje në “Opinion”

Gazetari Merin Maçi dha detaje sonte në studion e “Opinion sa i takon rastit të efektivit Azbi Spahiu. Bazuar tek hetimet e deritanishme të policisë për ngjarjen dhe deklarimeve të vetë 57 vjeçarit, Maçi theksoi se ajo që ka ndodhur me të “nuk ka aspak lidhje me detyrën e tij”.

Bëhet fjalë për një incident që siç ka thënë efektivi është “shkaktuar prej gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore”.

Blendi Fevziu: Çfarë ka ndodhur me efektivin, pse ka heshtur policia për këtë rast. Si e ka hetuar dhe çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja dhe në cilën ditë tamam?

Merin Maçi: Më 15 Janar, Policia e Tiranës është njoftuar nga një qytetar se një person në momentet e para i paidentifikuar është gjetur i shtrirë në tokë, pa ndjenja në afërsi të rrugës “Kongresi i Manastirit”. Në afërsi të QSUNT. Menjëherë është bërë këqyrja e personit, ku janë konstatuar dëmtime në pjesën e pasme të kokës dhe gjymtyrëve. Është marrë dëshmia e personit që e ka konstatuar i pari dhe policia ka sjellë një njoftim paraprak. Është dyshuar se ky person që më pas është identifikuar si 57 vjeçari Azbi Spahiu, oficer i Policisë Gjyqësore, mund të ketë rënë nga lartësia.

Blendi Fevziu: Ç’do me thënë, se lartësia është nga 3 metra deri në 300 metra?

Merin Maçi: Të paktën kjo pjesë nuk është verifikuar nga ana e policisë deri më tani. Nuk ka një konkluzion përfundimtar, për sa kohë në vendin ku është gjetur personi nuk ka pasur kamera.

Blendi Fevziu: Ka dy versione që qarkullojnë, se është hedhur nga kati i 11-të ose kati i 7-të…

Merin Maçi: Ngjarja është referuar si aksidentale. Humbja e ndjenjave mund të ketë ardhur për arsye të ndryshme.

Blendi Fevziu: Po përderisa Policia thotë hedhje nga lartësia…

Merin Maçi: Kjo është thënë në njoftimin paraprak në bazë të deklarimeve që ka dhënë personi i parë që e ka konstatuar 57 vjeçarin. Është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës. Ka një dëmtim në pjesën e pasme të kokës dhe në një prej rruazave të shtyllës kurrizore, por që nuk përbën problem për vazhdimësinë e punës së tij.

Sipas gazetarit, efektivi ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Më tej shton se Spahiu “nuk kujton detaje se si ka humbur ndjenjat, por shprehet se kjo gjë nuk ka lidhje me detyrën e tij”.

Blendi Fevziu: A takuar zyrtar të lartë të Policisë para se të ndodhte ngjarja?

Merin Maçi: Ka takuar ditët e fudnit kolegët në komisariat. Një takim të tillë nuk e ka pohuar dhe sa i takon pretendimeve për presione, efektivi nuk e pohon një gjë të tillë. Ngjarja është trajtuar si aksidentale dhe nuk ka elemëntë që e çojnë në arsye apo shkaqe që mund të kenë shtyrë efektivin në akte të tjera.

Në mbyllje, Maçi thotë se “ai është një punonjës policie model dhe s’ka pasur asnjëherë vërejtje gjatë punës së tij”.  

Kujtojmë se lidhur me rastin, pati një reagim nga ana e familjes së efektivit të Dielën. Familja Spahiu kërkoi që “asnjë veprim të mos ndërmerret në emrin e tyre”, duke theksuar “se kjo situatë është plotësisht personale”.

Ju sugjerojmë

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Para
“Hapi i parë është bërë…”, Balliu për “non gratën” e Berishës: 100% i sigurt që do të bien

“Hapi i parë është bërë…”, Balliu për “non gratën” e Berishës: 100% i sigurt që do të bien

Dy të panjohurat e administratës Trump në raport me Shqipërinë

Dy të panjohurat e administratës Trump në raport me Shqipërinë

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023

Horoskopi ditor, e martë 21 janar 2025 

TE FUNDIT

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
8 Shkurt, 2026

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa...

Lexo më shumë

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com